www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja dy vlerat kryesore të lidhjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ja dy vlerat kryesore të lidhjes   Sat Apr 30, 2011 1:40 am

Çdo grua ka shijet e saj lidhur me partnerin që dëshiron. Ka nga ato që e duan bukurosh si Xhorxh Kluni, të tjera e preferojnë sportiv, ose refraktar ndaj biondeve, që të jetë indiferent ndaj duhanit, të preferojnë më shumë verën se birrën.
Duket e kundërta, por në fakt nuk është kështu. Le të supozojmë se një lidhje e shëndoshë fillon me takimin mes dy personave të rritur. Lidhja do të bëhej më e vështirë nëse një femër do të guxonte të lidhej me një adoleshent, sepse ky i fundit do të vuante nga sindroma e Piter Panit. Tanimë janë të largëta ditët kur femra mendonte që ta ndryshonte partnerin e saj. Karakterin e njeriut e njeh me kalimin e viteve, por ta ndryshosh është një mision sa i pamundur aq edhe i dëmshëm. Mashkulli duhet të shërohet nga “plagët” e së kaluarës dhe më pas të jetë në gjendje të përballojë me guxim dhe besim sfidat e të tashmes. Natyrisht që nuk mund të kërkoni dikë, të lindur komik, megjithatë një dozë e mirë humori mund t’ju ndihmojë në ato ditë që e keni moralin e rënë. Dhe nëse jeta juaj nuk ka qenë e lehtë, do të jetë ai që do t’ua ndriçojë me diellin e tij, duke ju bërë për të qeshur. Dihet se e qeshura është e dobishme për jetën në çift, përveç faktit që i bën mirë shëndetit. Nuk ka rëndësi nëse s’je gjithmonë e bukur, e rëndësishme është që partneri të të bëjë gjithmonë të ndihesh e parezistueshme, kur përpiqesh që të jesh gjithnjë me moral të ngritur, kur ndryshon ngjyrën e flokëve ose lukun. Partneri i duhur është ai që e vëren gjithmonë dhe menjëherë ndryshimin, ai që të bën të kuptosh me një kompliment që të dëshiron jashtëzakonisht, gjithmonë dhe kudo.Çfarë ndodh kur ritakoheni me të dashurin tuaj pas një periudhe ndarjeje? Nuk ka rëndësi se kjo gjë ka ndodhur një orë apo një javë më parë. Të jeni të bindur se ky është testi më i mirë për të kuptuar temperaturën e lidhjes suaj. Nëse partneri ju jep dhjetëra puthje, njëqind përkëdhelje dhe ju kushton shumë vëmendje, do të thotë se personi që keni përballë bën të gjitha sforcot e mundshme për të mbajtur në lidhje atë përbërës magjik romanticizmi që ëndërrojnë të gjitha femrat. Të rrini bashkë nuk do të thotë të kaloni 24 orë të ditës ngjitur me njëri-tjetrin. Në fakt liria është një provë e vërtetë besimi që partneri ka karshi jush. Një liri që ka mijëra mënyra për t’u shprehur: nga fundjavat e kaluara vetëm me mikeshat, tek eksplorimi i horizonteve të reja profesionale, ose thjesht te qëndrimi vetëm për të qartësuar mendimet. Çdonjëri prej nesh ka shijet e veta dhe nëse partneri juaj pranon hapësirat tuaja jetësore, do të thotë që është një person i pjekur, i kujdesshëm ndaj nevojave tuaja dhe rritjes suaj personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ja dy vlerat kryesore të lidhjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum