www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E qeshura tregon per karakterin tone

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: E qeshura tregon per karakterin tone   Sun May 01, 2011 8:14 am

Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë. Ja se si…

Femrat

- Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…

- Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.

- Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.

- Në rast se gjatë të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.

- Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.

Meshkujt

- Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…

- Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur hedh kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa mendjelehtë dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në marrëdhënie me gratë, ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri të tillë mund t’ia kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do të të dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të lidhësh marrëdhënie serioze…

- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…

- Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken simpatikë, ruhuni prej tyre…

- Në rast se një burri, gjatë të qeshurës, i shkon buza nga e majta në të djathtë, ky është një njeri shumë i ndershëm, i rregullt, por në të njëjtën kohë, pedant. Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një kavalier i tillë mund të bëjë të lumtur çdo femër…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

E qeshura tregon per karakterin tone

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum