www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Forca e shpirtit, ja kura ndaj pleqerise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Forca e shpirtit, ja kura ndaj pleqerise   Sun May 01, 2011 8:14 am

Është një fakt gjithnjë e më i dukshëm ai i shtimit të jetëgjatësisë së njerëzve. Sigurisht që bëhet fjalë për një fenomen që vihet re kryesisht në vendet e zhvilluara dhe me një standard mirëqenieje mbi mesatare. Është një fenomen që po karakterizon gjithnjë e më tepër ndryshimet e epokës në të cilën jetojmë dhe që në fund të fundit është një fakt që nxit shumë pyetje në vetvete në lidhje me çështje të tilla si kujdesi shëndetësor, jeta familjare, mbështetjet sociale, e kështu me radhë. Por pyetja më filozofike që çdokush do të mund të bënte është, nëse një fakt i tillë konsiderohet si një bekim apo një mallkim për qenien njerëzore. Në fakt, është e mundur që të shtosh vite në moshën tënde, por pa u plakur, çka përbën një diferencë shumë të madhe nga fenomeni i “pleqërisë”. Pikërisht avancimi në moshë pa pësuar plakjen është dhe mesazhi i një libri të ri të sapopublikuar në Europën Perëndimore, që ka çuditur shumë njerëz dhe që është shndërruar menjëherë në një libër shumë të shitur dhe të pëlqyer. Ai është shkruar nga Marie Hennezel, një psikologe 64-vjeçare që i ka vënë krijesës së saj një titull shumë poetik: ”Ngrohtësia e zemrës parandalon trupin nga ndryshkja”. Në fakt, është një frazë që e ka origjinën në një këngë popullore në ishullin japonez të Okinavës, që mban edhe nofkën “Ishulli i jetës së gjatë”, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Banorët e këtij ishulli jetojnë shumë gjatë, madje deri në 115 vjet, por kjo jetëgjatësi ndodh vetëm për ata që jetojnë në këtë ishull, sepse nëse ata vendosin që të largohen, atëherë duket se “magjia” prishet dhe njerëzit vdesin më herët, pra si të gjithë banorët e tjerë të planetit. Misteri është: përse vallë njerëzit vetëm brenda kufijve të këtij ishulli arrijnë që të jetojnë më gjatë dhe të tjerët nuk e kanë këtë favor? Sigurisht që dieta luan rolin e saj në këtë drejtim, pra bëhet fjalë për një dietë me peshk, sojë, oriz, çaj të gjelbër, jo ushqim të ëmbël. Kjo është në kontrast me shumë vende të Europës Perëndimore, ku njerëzit veç të tjerash, kanë një varësi shumë të madhe ndaj ilaçeve dhe alkoolit apo edhe ndaj punës. Imagjinoni njerëzit në Perëndim, që si zombie të vërtetë i jepen pafundësisht punës dhe më pas kërkojnë benefite shëndetësore për të blerë sa më shumë ilaçe që do t’ua shkatërrojnë jetën. Janë të shumtë ata që mendojnë se në fakt, magjia e ishullit japonez nuk ka në vetvete asgjë magjike dhe se në fakt ka të bëjë me një mënyrë të menduari të njerëzve dhe të sjelluri me jetën e tyre dhe me të tjerët. Pra, është një mënyrë të menduari dhe jo dietë. Në këtë ishull, të rinjtë i duan dhe i respektojnë më të vjetrit, duke i trajtuar dhe cilësuar si “thesare”, dhe jo si “barrë”, sepse në fund të fundit procesi i plakjes është një proces natyral, që do t’i prekë të gjithë herët ose vonë. E pas plakjes, vjen pashmangshmërisht vdekja. Libri për të cilin folëm në fillim përmban në vetvete një mësim për mënyrën e plakjes. Dhe është një libër që vlen si për ata që janë tashmë në të ashtuquajturën “mosha e tretë”, por edhe për të rinjtë, që i janë nisur asaj rruge dhe do të mbërrijnë një ditë aty. Në fakt, si edhe për gjëra të tjera të rëndësishme në jetë, edhe kur bëhet fjalë për pleqërinë, varet se si i sheh gjërat, varet se cilën pjesë të gotës e sheh bosh dhe cilën plot. Ka nga ata që duke qenë të ndërgjegjshëm për pashmangshmërinë e plakjes, e jetojnë jetën në të gjitha moshat e saj, dhe mbi të gjitha e mirëpresin ndryshimin edhe kur ai vjen në formën e kalimit të moshës. Ata nuk heqin dorë jo vetëm nga të jetuarit, por edhe nga të përjetuarit, sepse ndjenjat dhe emocionet nuk janë domosdoshmërisht pjesë e rinisë. Ata që kanë ndjerë dhe përjetuar në të ri, vazhdojnë që ta bëjnë një gjë të tillë edhe më pas. Mosha nuk e ndryshon mënyrën e jetesës, përkundrazi mënyra e jetesës e bën çdo moshë një “thesar” për t’u zbuluar dhe përdorur në të mirë të mirëqenies së shpirtit dhe të trupit. Por ka nga ata, dhe fatkeqësisht janë të shumtë, që duke mos e jetuar jetën në të gjitha moshat e saj e duke gjetur e parë tek çdo moshë anët negative, me afrimin e pleqërisë nisin që të rendisin të gjitha të këqijat që sjell me vete kjo moshë: dhimbjet dhe sëmundjet, pamundësinë për të bërë ato gjëra që mund t’i bëje dikur, irritimin dhe nervat, pra ndjesinë e përgjithshme se bota jote dhe rreth teje po shembet dhe se më keq nuk ka ku të shkojë. Këta njerëz nuk frikësohen ndoshta as nga vetë vdekja; ata frikësohen nga plakja. Dhe në raste të tilla, për këta njerëz, të jetosh shumë gjatë do të thotë pashmangshmërisht që të vuash shumë gjatë. Kjo ide është nerv-shkatërruese. Sigurisht që nuk do të ishte aspak realiste të mendosh se vetëm një këndvështrim optimist ndaj ndryshimeve të jetës dhe afrimit të pleqërisë është zgjidhja e të gjitha problemeve. Vetë autorja e librit, një zonjë në moshë, deklaron se vetë shpesh pati tundimin që të mos shkruante më për subjektin e plakjes, sepse pashmangshmërisht do të duhet që të rendiste edhe aspektet më pak të këndshme të kësaj moshe, siç janë vetmia, braktisja, rënia psikologjike dhe fizike e të tjera si këto. Janë të shumtë ata njerëz që mbi moshën 60-vjeçare përjetojnë momente kur papritur ndodhen në pasqyrë para një njeriu që nuk e njohin më dhe që u ngjan “çuditërisht” me pleqtë që kishin në lagje në fëmijërinë e largët. U duket sikur po përballen me atë plakun apo plakën që rrinte tek porta, apo bënte pazarin dhjetëra vite të shkuara në qytetin e lindjes. Dhe kur më në fund e shquajnë identitetin e atij që kanë përballë thërrasin: ”Oh, çfarë tmerri! Qenkam unë!” Pikërisht ky është momenti kur njerëzit fillojnë që të qajnë humbjen e parikthyeshme që u ka ndodhur: të rinisë dhe pamjes së jashtme, një humbje që nuk ka të bëjë vetëm me pamjen, por me të gjithë elementët përbërës të qenies. Ti sheh para syve të tu sesi zhduken flokët dikur të dendur dhe kaçurrelë, se si fytyra mbushet me njolla dhe shenja e me shumë rrudha, se si kurrizi dikur i drejtë ka nisur që të përkulet… Ndaj, është e kuptueshme se ideja e jetëgjatësisë dhe e kalimit të shumë viteve me “veten e plakur” mund të mos jetë ideja më e mirë që mund t’u pëlqejë shumë njerëzve. E megjithatë, gjithçka për të cilën folëm deri tani, të gjitha analizat që bëmë e kanë një të metë. Ne folëm vetëm për aspektin fizik të pleqërisë. Ajo nisi nga premisa se trupi i njeriut shndërrohet fizikisht dhe se ana fizike është në fakt, katastrofa e vërtetë. Por nëse një njeri i moshuar do të mendonte për sfidat që kanë para vetes ata të rinj që vijnë nga Afganistani të gjymtuar dhe të shkatërruar fizikisht, atëherë do të mendoheshin dy herë para se të ankoheshin për problemet e tyre të moshës. Pikërisht këtu futemi në atë pjesë që përbën anën shpirtërore, ndjenjat, forcën dhe kurajën për të mos iu dorëzuar moshës dhe të gjitha vështirësive fizike që vijnë me të. Ka shumë njerëz që pikërisht pse refuzojnë që të dorëzohen, vazhdojnë që të jetojnë me parametrat e rinisë. Ata vazhdojnë që të ngjisin malet, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe figurative, arrijnë që të lënë pas dhe të tejkalojnë dëshpërimin që të jep “mishi i transformuar” dhe të investojnë në kurajën shpirtërore. Ky është edhe mesazhi që jepet në librin e 64-vjeçares. Sigurisht, nëse ti je një qenie që vetëm ankohesh, që dorëzohesh para vështirësisë së parë ende pa filluar mirë, atëherë bëhu gati që me pleqërinë të kalosh vërtetë kohën më të keqe të gjithë jetës tënde. Është gjithashtu e vështirë nëse jeta jote e mëparshme të ka lënë në gojë shijen e keqe të pesimizmit ose të kotësisë, kur ti vazhdimisht e pyet veten: cili është në fund të fundit qëllimi i kësaj jete të kotë? Por një gjë është e qartë dhe e vërtetuar si drita e diellit; që me vullnet gjithçka është e mundur dhe që gjithkush, edhe në një moshë më të avancuar, mund t’ia nisë nga e para. Në libër jepen shumë receta për një dietë të shëndetshme, por mbi të gjitha, nga përvoja e saj me pacientë të ndryshëm për dhjetëra vite, ajo nxjerr konkluzionin se është e mundur, pavarësisht të gjitha këndvështrimeve negative dhe pikëpamjeve të tilla për pleqërinë, që mosha e tretë të konsiderohet edhe si një lloj “çlirimi”. Autorja beson se nëse njerëzit përpiqen shumë për të krijuar dhe për të mbajtur një “jetë të brendshme”, mund të përjetohet edhe në një moshë të avancuar “emocioni i rinisë”. Një nga kyçet e këtij procesi është ndryshimi, ose më mirë besimi se ne jemi në ndryshim të vazhdueshëm dhe pjesë e përhershme e një cikli shumë të madh, siç është lindja dhe vdekja dhe rilindja në forma të tjera. Është një cikël që ndodhet dhe zhvillohet tek të gjitha qeniet rreth nesh, veçanërisht në këtë stinë të vitit tek gonxhet e luleve që mbartin në vetvete jetën e re. E thënë më thjeshtë, kjo ka të bëjë me idenë e të përqafuarit të gjërave të reja, të mendësive të reja e modeleve të reja, të aventurave të reja. Nuk ka rëndësi sa i pasur apo i varfër je, sa i shkolluar apo i pashkolluar, sa i shkathët apo jo fizikisht; ti je gjithmonë i lirë që të rikrijosh vetveten me forcën e mendjes dhe të fantazisë. Askush përveç teje nuk ka kontroll në këtë pjesë tënden dhe mendja nuk plaket kurrë. Ajo thjesht fiton përvojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Forca e shpirtit, ja kura ndaj pleqerise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum