www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si mund te martohesh me nje princ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Si mund te martohesh me nje princ   Sun May 01, 2011 8:15 am

Udhëzime se si mund të martohesh me një princ. “Sipërmarrja” e Kate është e fundit sipas kohës. Më shumë se sa një tendencë, është një siguri: mbretërit e ardhshëm martohen me vajza të thjeshta, pa tituj fisnikërie dhe gjak blu, por me vajza që kanë ditur të sheshojnë barrierat sociale e që me elegancën e tyre dhe thjeshtësinë kanë ditur t’i bëjnë për vete. Nuk ka mbretëri në Europë, me përjashtim të Belgjikës, ku trashëgimtari i fronit nuk është martuar me një vajzë të thjeshtë: Felipe i Spanjës çoi në altar një gazetare televizioni, Guliermo i Holandës një borgjeze argjentinase, vajzë e një ministri, Hookon i Norvegjisë u dashurua me një kameriere dhe nënën e një vajze, ndërsa Alberti i Monakos është duke u martuar me një kampione noti. Të përfundosh në fron duke u nisur nga hiçi, duket si përralla e Hirushes. Një dëshirë legjitime, ku përveç vajzave, ata që i bëjnë mirë llogaritë janë edhe princat trashëgimtarë: në kërkim të përmirësimit të imazhit, familjet e ndryshme mbretërore duket se bashkohen me shumë dëshirë me shtresën e mesme. Kjo është fisnikëria e re sociale. Shihni Kate Middleton, nga stërgjyshërit e saj të varfër që punonin në minierë në pallatin mbretëror, një ngjitje thuajse spektakolare, sepse mbi të gjitha ndodhi në një shoqëri, ku një sistem kastash i padeklaruar dukej sikur do ta ndalonte dhe nuk do t’ia këshillonte një sipërmarrje të tillë. Një pjesë e mirë e meritës duket se i shkon së ëmës, Carol, një ish-stjuardesë dhe me origjinë nga një familje e varfër minatorësh që e ka inkurajuar të bijën të guxojë e të kërkojë gjithmonë e më shumë, duke i mundësuar edhe shkollimin në një nga universitetet më të mira të mbretërisë, sidomos pasi e mori vesh që në atë shkollë, atë vit, do të shkonte edhe Princi William. Pikërisht rezultati që do të finalizohet me dasmën e së bijës sot, e bën mamanë e Kate docente nderi të një kursi shumë të veçantë, që do të mbahet në gusht në Londër, i pari në llojin vet. “Princess prep”, përgatitjet se si mund të bëhesh princeshë në të ardhmen. Do të nisë shumë shpejt të mësohet për zakonet mbretërore: mosha e nxënësve do të jetë nga 8 deri në 11 vjeç. Prindërit që këtë verë do të duan të dërgojnë vajzat e tyre në Angli, duke ëndërruar “hakmarrjen sociale”, mund t’i regjistrojnë në kampin veror të aspirantëve të ardhshme për kurorë. Vajzat jo më shumë se shtatë në një dhomë, do të flenë në apartamente elegante mes Çelsit dhe Kesingtonit, do t’u shërbehet nga mazhordomë anglezë, mbi tavolinat me mbulesat e qëndisura me ar dhe kompletet e filxhanëve prej porcelani, shumë të shtrenjtë. Me një kosto prej 23 mijë eurosh në javë, do të ndjekin leksione për historinë e monarkisë, filantropinë, rregullat e mirësjelljes. Do të bëjnë edhe ushtrime praktike: do të mësojnë si të ecin me një libër mbi kokë, si të pinë një çaj, si të ulen në tavolinë, si të shkruajnë letrat e falënderimeve, si të fshehin mërzinë, si të bisedojnë. Prenotimet kanë filluar. Ajo që shumë njerëzve mund t’u duket qesharake, duket një sukses i vërtetë në qytetin që ideatorja e kurseve, Jerramy Fine, 33 vjeçe, e cilëson “epiqendra botërore e mbretërisë”. Amerikane nga Kolorado, është transferuar prej kohësh në Londër dhe është autorja e librit “Një ditë princi im do të vijë”, ku tregon se ku mund të takosh princat e ardhshëm e si mund të njihesh me ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Si mund te martohesh me nje princ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum