www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ciljeta: Askush nuk e priste qe do arrija te kerceja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ciljeta: Askush nuk e priste qe do arrija te kerceja   Sun May 01, 2011 9:05 am

Ajo është bërë pjesë e “Dancing with the stars”, duke shtuar kështu listën e gjatë të eksperiencave në jetën e saj të re. Por, nëse të këndojë, të prezantojë, të jetë imazh promocional apo edhe të merret me politikë është parë nga njerëzit që e pëlqejnë këto aktivitete që i pështaten talentit apo grintës së saj, pak mund të besonin se Çiljeta do arrinte të kërcente mirë në një kompeticion kërcimi, madje as ajo vetë. Ja çfarë na tregon këngëtarja për këtë sipërmarrje që i pëlqen aq shumë dhe që e ka bërë të mendojë se ka dhunti edhe si balerinë, pavarësisht se duhet shumë punë për t’ia dalë.
Pas disa javësh në “Dancing with the stars” a mund të themi se e ke fituar bastin me veten, por edhe me ata që pak besonin se mund t’ia dilje?
Mendoj se po. Në fakt, për një këngëtare të kërcejë është gjë normale, pasi vetë muzika të inspiron të bësh lëvizje trupi, por këtu nuk flitet për atë lloj kërcimi. Këtu flitet për gjini tejet të vështira si ‘çarleston’, ‘ça ça ça’ apo ‘paso doble’. Dhe jo vetëm unë, por edhe dashamirësit e mi më kanë bërë komplimente për mënyrën se si jam paraqitur deri tani.
Si i ke pasur më parë marrëdhëniet me kërcimin?
Ju e dini, unë jam paksa natyrë përtace, filloj palestrën pastaj e lë, mirëpo kërcimi do një disiplinë të madhe dhe unë thjesht iu futa me vullnet, që të jepja më të mirën. Kam pasur shumë fat me balerinin që më shoqëron, Dionin. Me atë dhe familjen e tij njihem prej shumë vitesh dhe kjo është shumë e rëndësishme në kërcim, pasi duhet një marrëdhënie miqësore për ta mirëkuptuar njëri- tjetrin. Në fillim i thoshin të gjithë se do e kishte pak të vështirë me një partnere si unë, por falë punës së tij dhe këmbënguljes sime them se po ia dalim shumë mirë.
A ka pasur ndonjë moment të vështirë gjatë këtyre netëve, që nuk është kapur nga syri i shikuesve?
Po, ka qenë një padieshkë, kur Dioni duhej të më ngrinte lart me një krah, ishte shumë e vështirë dhe ne nuk e dinim nëse do e arrinim, por në fund gjithçka shkoi shumë mirë.
Cilët janë konkurentët më të fortë sipas teje, deri tani?
Mendoj se janë Vesa, Olta, Shpati, Enveri.
Sa e vendosur je për të fitar çmimin e parë dhe shumën që është vendosur si trofe?
Sa për shumën, të jem e sinqertë ende nuk e di sa është, këtë nuk na e ka thënë njeri. Është normale që kam ambicie, por unë nuk futem me ethe të forta në garë, pasi nuk besoj shumë tek kompeticionet. Thjesht përpiqem të jap maksimumin dhe të pëlqehem nga publiku.
Arjan Çani shpesh të ngacmon, duke bërë disa komente pikante, si ndihesh, mërzitesh?
Aspak, si mund t’ia marr për keq Arjanit, e kam mik të vjetër dhe kam bindjen se ai asgjë nuk ma thotë me të keq.
Aleksandri, i dashuri yt, çfarë mendon për këtë eksperiencë tënden, ka ardhur ndonjëherë të të ndjekë live?
Nuk ka ardhur, sepse është jashtë, por i ka ndjekur të gjitha performancat e mia në Youtube dhe më ka bërë komplimente, nuk arriti ta besonte që ia dola. Më vjen mirë që nuk është xheloz, kjo gjë më pëlqen, sepse të kërcesh me një partner duket si një marrëdhënie shumë e afërt, por ai e kupton këtë lloj marrëdhënieje artistike.
A mendon se kjo eksperiencë do të shërbejë më vonë në karrierën tënde si këngëtare?
Po patjetër, do t’i përdor këto kërcime në klipet e mia, në koncerte, dhe pse jo do të kërcej edhe më mirë në lokale të ndryshme, kur të dal për qejf. Nganjëherë e imagjinoj veten në lokalet e natës në Spanjë, duke kërcyer ashtu siç më ka mësuar Dioni. Është bukur të dish të kërcesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ciljeta: Askush nuk e priste qe do arrija te kerceja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum