www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndihemi të zhgënjyer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Ndihemi të zhgënjyer    Thu Sep 08, 2011 10:27 pm



Thotë se kërkesa për futjen e edukatës fetare në shkolla publike nuk është marketing politik, por kërkesë e kahershme e Partisë së Drejtësisë. Kryetari i këtij subjekti politik, Ferid Agani në një intervistë për Kosovapress ka thënë ndjehen të zhgënjyer me kundërshtimin që i bënë një pjesë e deputetëve të partnerit qeverisës kërkesës së tyre. Ai tha se pas zhvillimeve të fundit do të mblidhen organet më të larta të partisë do të vendosin së lidhur me pozicionin e mëtutjeshëm të PD-së në koalicionin qeveritar.


Kosovapress: Zotëri Agani, nuk është mbajt premtimi për futjen e edukatës fetare në shkolla publike ...?

Agani: Nuk është arritur që të realizohet premtimi i qytetarëve për një arsye të vetme, sepse në kohën kur ky premtim është bërë, ne kemi lutur qytetarët që të mbështesin Partinë e Drejtësisë në një përqindje sa më të lartë, në mënyrë që të kemi fuqi politike që të realizojmë premtimet tona, por për fat të keq ju e keni pa edhe në zgjedhjet e kaluara. Koalicioni për Kosovë të Re, pjesë e të cilët ka qenë edhe Partia e Drejtësisë, ka fituar 7.2 për qind të votave gjithsejtë dhe Partia e Drejtësisë me një kalkulim 3.5 deri 4 për qind të votave, që megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme që ne në mënyrë të pavarur të përmbushim plotësisht këtë premtim që e kemi dhënë. Megjithatë, të gjithë qytetarët e kanë parë procesin nëpër të cilin kemi kaluar. Kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme që të përmbushim edhe me atë fuqi politike që kemi pas. Keni parë edhe në vetë seancën kur është votuar për këtë amendament, ku de fakto 22 për qind e deputetëve prezent në sallë kanë votuar për amendamentin ose 15 për qind e deputetëve, kanë votuar 18 deputet, një ka abstenuar. Ne e kemi shënuar një lëvizje përpara, por fatkeqësisht nuk kemi mundur që të realizojmë në tërësi atë premtim, në radhë parë për shkak të mungesës së deputetëve të PD-së në Kuvendin e Kosovës.

Kosovapress: Sa e rrezikon stabilitetin e Qeverisë që nuk ka kaluar ky amendament, përderisa deputetë të PD-së kanë kërcënuar se do të largohen?

Agani: Çështja e stabilitetit të qeverisë pas këtij votimi është çështje për të cilën do të deklarohen organet e PD-së. Ne, të premten, e kemi mbledhjen e kryesisë së partisë, ku do të vendosim edhe në Këshillin Drejtues të partisë dhe t’i vlerësojmë këto zhvillime. Është fakt se nuk kemi mbështetjen e pritur, bile së paku të një numri të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët jemi në koalicion qeveritar dhe përkitazi organet qendrore të partisë në radhë të parë Këshilli Drejtues i partisë do të pozicionohet dhe me siguri se do të gjejë përgjigjen adekuate.

Kosovaress: Ndiheni të tradhtuar nga deputetët e PDK-së?

Agani: Nuk mund të them se ndihemi të tradhtuar, sepse ne nuk kemi pas marrëveshje të shkruar, se do të kemi mbështetje qind për qind të kërkesave tona. Por, në një farë mënyre ndihemi të zhgënjyer me faktin që nuk e kemi pas atë shkallë të mirëkuptimit për kërkesat tona politike dhe kemi pritur një shkallë më të madhe të mbështetjes, duke pasur parasysh se deputetët e PD-së dhe të Koalicionit për Kosovë të Re në vazhdimësi i kanë mbështetur nismat ligjore dhe të tjerat vendimet e PDK-së, dhe me këtë rast nuk është parë nga ana e tyre. Mund të them se bëhet fjalë për një zhgënjim, nuk kisha thënë tradhti.

Kosovapress: Ju keni thënë se kjo çështje do të shqyrtohet pas Festës së Bajramit, ndërsa festa ka kaluar që 10 ditë?

Agani: Ne si subjekt politik dëshirojmë t’i analizojmë gjërat shtruar. Jemi duke bërë konsultime edhe me partnerët e koalicionit, edhe me faktorët tjerë vendimmarrës, përkitazi çështje, në mënyrë që kur t’i marrim vendimet të jenë mirë të informuara dhe të mos të jenë vendime të ngutshme të partisë, sepse për destabilizim është lehtë. PD-ja në vazhdimësi ka pas me të vërtetë interesat e shtetit, para se ato partiake, por në këtë rast ka pritur që edhe PDK-ja të reflektojë më seriozisht në këtë proces dhe që ata të kenë interesat shtetërore para interesave të ngushta të tyre partiake. Me këtë rast kemi dëshmuar dhe megjithatë në periudhën shumë të shkurtër kohore, mendoj që mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues thuajse nuk duhet të mbahet më larg se sa brenda javës pas mbledhjes së kryesisë së partisë dhe ne do t’i kemi vendimet tona.

Kosovapress: Po në Kuvend do të ketë ndonjë iniciativë dhe a mund të rikthehet së shpejti ky amendament?

Agani: Iniciativat i kemi menjëherë dhe këto iniciativa nuk janë të PD-së, por janë të dakorduara edhe me udhëheqjen e lartë të PDK-së, e kjo ka të bëjë me atë që ne do të kërkojmë të themelohet një komision shtetëror, i cili do t’i qaset zbatimit të lëndës fetare në shkolla, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të dalë me një raport para Kuvendit të Kosovës, përkitazi me praktikat e bashkësisë evropiane dhe për mundësitë e zbatimit të kësaj lënde në sistemin arsimor të Kosovës. E dyta, do të kërkojmë nga kryeministri i vendit dhe ministri i resorit përkatës në mënyrë që të mos kemi diskriminim në baza fetare që nënkupton që mos të ndodhë që ndonjë vajzë për shkak të bindjeve fetare duke mbajtur mbulesën e kokës, ose shaminë të përjashtohet nga procesi mësimor. Këto janë dy kërkesa që besoj se do të hasin në mirëkuptim të plotë te partneri i koalicionit qeveritar dhe mendoj se këto dy kërkesa do të hapin rrugë edhe për një bashkëveprim të mëtutjeshëm në këtë rrugë, në mënyrë që proceset e filluara të përfundojnë në mënyrën më të mirë gjatë këtij mandati të qeverisjes, dhe pse jo, edhe me një iniciativë për amandamentimin e ligjit të posamiratuar, sepse ligjet janë për të ndryshuar dhe nuk ka kurrfarë pengese që të i hyhet procesit të amandamentimit të këtij ligji.

Kosovapress: Kërkesa e mësim-besimit e keni bërë për marketing politik, apo me të vërtetë jeni të vendosur për futjen e lëndës fetare në shkolla?

Agani: Kam lexuar shkrime të ndryshme të ashtuquajtur analistë të ndryshëm të cilët janë munduar që këtë veprim të PD-së, amandamentimin e këtij neni të paraqesin si manipulim politik apo marketing për përfitime politike që besoj se krejtësisht është e paqëndrueshme, sepse krejt opinioni kosovar e di se PD-ja është i vetmi subjekt politik që nga viti 1999 e ka paraqitur si kërkesë publike çështjen e lëndës së arsimimit fetar, por edhe lejimin e bartjes së shamisë në institucione shkollore. Është qesharake të akuzohet PD-ja se në moment të caktuar i ka përdorur këto tema për të bërë marketing politik. Ky është besimi ynë politik, anëtarët e PD-së dhe unë jemi mishërim i këtyre synimeve dhe këto janë pjesë të jetës tonë dhe veprës tonë. Këto qëndrime reflektojnë esencën e subjektit tonë politik dhe të PD-së, dhe me të vërtetë janë të paqëndrueshme, çfarëdo teze e tillë. Ka pasur akuza se PD-ja e ka sjellë këtë temë në ditën në Natën e Bajramit, ndërsa dihet shumë mirë si formohet rendi i ditës dhe procedurat e Kuvendit.

Kosovapress: Pse kanë kaluar këto çështje në Kuvend pa kaluar në një debat publik?

Agani: Kjo pyetje duhet t’i bëhet Ministrisë së Arsimit. PD-ja e ka resorin e Shëndetësisë dhe merret me këtë sektor në bazë të programit të PD-së, i cili ka qenë i proklamuar me vite. Çështja konkrete ka të bëjë me Ministrinë e Arsimit, e cila është dashur që para se të paraqesë Projektligjin në qeveri është dashur të bëjë debat të gjerë në opinion dhe në kuadër të atij debati të vijë deri të zgjidhjet më të mira ligjore. Ndërsa ajo këtë nuk e ka bërë, ndërsa pse nuk e ka bërë duhet të japë përgjigje ministri.

Kosovapress: Thuhet se ka mospajtime brenda subjektit tuaj politik. Në çfarë gjendje është Partia e Drejtësisë?

Agani: Gjendja përbrenda PD-së gjithmonë është tejet dinamike. Ne jemi si parti në vazhdimësi në profesionalizmin e kuadrove tona politike dhe promovimit të koncepteve tona politike. Në këtë proces gjithmonë kem pas individ që në momente të caktuara nuk e kanë parë veten pjesë të procesit. Kanë filluar të shohin veten si të anashkaluar, ose kanë pas ambicie më të mëdha se sa përmbushja e tyre në momentin e caktuar. Ka pasur individë të caktuar edhe në këtë rast kemi pasur të tillë, të cilët kanë shprehur një pakënaqësi dhe një nguti në veprimin politik, nguti kjo e cila i ka dëmtuar synimet dhe objektive strategjike të PD-së. Asnjë parti nuk synon objektivat programore nëpërmjet krizave brenda saj në të njëjtën kohë. Kjo i ka ndodh partisë, nuk është hera e parë, por është përsëritur disa herë. Edhe kësaj here PD-ja ka dalë shumë e qëndrueshme, unike dhe koherente. Kryesia e partisë është shumë stabile, sikurse edhe Këshilli Drejtues i PD-së. Ne jemi para kuvendeve zgjedhore nëpër degë, që do të jetë një proces që do të dëgjojmë vullnetin e anëtarësisë. Udhëheqjet e reja të degëve do të delegojnë përbërjen e re të kuvendit zgjedhor të PD-së që do të mbahet në nëntor, ose dhjetor të këtij viti.

Kosovapress: Sa janë të afërta grupet radikale me PD-në dhe a e dëmtojnë këtë parti?

Agani: Nëse i referoni grupeve radikale ato nuk janë të afërta fare. Por nuk e di kujt i referoheni grupe radikale, në qoftë se mendoni në individ ose grupe të caktuara unë nuk i kam të njohur. Për mua në Kosovë nuk ka grupe radikale, nuk ka grupe radikale fetare, bile zyrtarisht nuk kemi vlerësime të tilla të organeve përkatëse as nga ana e Bashkësisë Islame, as nga organet shtetërore. Në atë moment kur do t’i kemi ato vlerësime do të pozicionohemi ndaj tyre. Por PD-ja decidivisht nuk ka bashkëpunim të ngushtë me grupe radikale. Ne jemi një subjekt politik që artikulon interesat e elektoratit të tij dhe e kem një realitet tash rreth kërkesave të njëjta janë grumbulluar edhe BIK-u edhe PD-ja, edhe shoqëria civile, anëtar dhe grupe të shoqërisë civile prezentë në Kosovë. Prandaj, kjo është çështje për t’u analizuar nga aspekti tjetër, sepse këto kërkesa në mënyrë të përsëritur po shtrohen në mjedisin kosovar dhe asnjëra prej nuk po realizohet që 12 vite. Pse nuk kemi realizimin e asnjërës prej tyre, pse asnjëra e BIK-ut nuk gjen realizim në 12 vite dhe mendoj se kjo ka shkaktuar një lloj koherence të këtyre veprimeve.

Kosovapress: Te mësim-besimi në shkollat publike, çka do të mësojnë nxënësit, sepse deri më tash nuk është sqaruar asnjëherë?

Agani: Gjërat janë shumë të thjeshta dhe të pranueshme për shumicën e qytetarëve. Për fat të keq, grupe të caktuara dhe individ më shumë tentojnë të mjegullojnë situatën dhe të japin interpretime nga ajo se zbatimi i lënde të tillë me të vërtetë do të shkaktojë përçarje të nxënësve në baza fetare, që mendoj se është e paqëndrueshme se praktikat evropiane e kanë dëshmuar se nuk është kështu. Praktika brenda kombit shqiptar ka dëshmuar që nuk është kështu. Ne kemi nxënësit në Luginën e Preshevës që 7 apo 8 vite e mësojnë këtë lëndë dhe asnjëherë nuk kanë pasur problem me baza fetare. Kjo lëndë zbatohet në shumicën e shteteve të bashkësisë evropiane dhe është një standard evropian. Kësaj çështje duhet t’i qaset nga një perspektivë tjetër, në shkolla nuk kërkohet që të mësohet për fe, pasi që për fe nxënësit mësojnë në vende të caktuar. Kërkohet që në shkollë të mësohet për Zotin e madhërishëm, të mësohet për përparësitë e tij, për të dërguarit e tij, vlerat etike dhe morale të kësaj shoqërie, familjet, identitetin personal, familjar, kolektiv. Kërkohet që të mësohet për atë që populli shqiptar është më i njohuri për atë se në trungun e tij ka tri besime monoteiste, pra besimin në Zot, me një tolerancë të shkëlqyeshme dhe pse të mos promovohet kjo vlerë

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Ndihemi të zhgënjyer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum