www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emine Toska: Këngëtarët e teprojnë me zhveshje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Emine Toska: Këngëtarët e teprojnë me zhveshje    Tue Sep 20, 2011 3:02 am



Ku është Emine Toska? A ndjehet e lodhur nga puna artistike që po bën?
Jam në Prishtinë. Puna, më bën të ndjehem mirë kur punoj dhe lodhem kur nuk punoj.

Pse fare rrallë dukesh nëpër mediat tona?
Sepse, nuk dua të imponohem shumë, por dua që kur të dal në media, të kem arsye të fortë e jo të dal vetëm sa për t’u dukur.

Më mirë me këngën apo aktrimin?
Të dyja i kam për zemër, por nuk mund t’i ndaj; kënga dhe aktrimi i kanë kënaqësitë e veta dhe, fundja, e kanë një emërues të përbashkët: prezantimin në skenë para publikut, emocionet, duartrokitjet.

Mendoni se për të qenë e suksesshme në këngë, sot, për sot, nevojitet më shumë se gjithçka të jesh e bukur?
Në shumicën e rasteve po, por jo gjithmonë është jetëgjatë ajo këngëtare.

Kohët e fundit jeni duke punuar për një film në Zvicër, a mund të na tregoni më shumë?
Po, është fjala për filmin ‘Lotët e mërgimtarit’, sapo kemi përfunduar xhirimet me një ekip shumë të mirë dhe tani është në fazën e montimit . Filmi pritet që të finalizohet kah fundi i këtij viti dhe do të shfaqet në kinematë e katër qyteteve më të mëdha të Zvicrës, e pastaj në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe gjithandej ku ka shqiptarë.

Keni luajtur nëpër shumë drama e komedi në Kosovë, cilën nuk do ta kishe harruar?
Të gjitha i kam bërë me zemër dhe përkushtim, andaj të gjitha i kujtoj me nostalgji e dashuri.

Roli që të ka pëlqyer më së shumti dhe që me dëshirë do ta luaje sërish?
Me secilin rol mishërohem dhe mund t’i vazhdoj kurdo që të jetë e nevojshme, pa hezitim.

Cilin zhanër të muzikës (këngës) e preferoni ose e adhuroni?
Të gjitha zhanret i dua, i këndoj dhe fal Zotit që edhe mund t’i këndoj, por pak më për zemër e kam këngën e lehtë.

Shkruan vetë tekste për këngë?
Po, kam shumë tekste të këngëve të mia që vet i kam shkruar dhe kam shumë oferta për t’iu bërë tekste të tjerëve.

A po teprohet zhveshja e këngëtarëve tona?
Shumë. E ka kaluar çdo limit. Nuk kam asgjë kundër prezantimit të trupit të bukur e seksi, por gjithçka me masë. Në disa klipe, madje edhe të këngëtarëve, shihen femra të zhveshura që bëjnë gjeste të pahijshme dhe banale. Këto pamje mund të të bëjnë të mendosh se je duke parë një film erotik-pornografik, porse ata, së paku kanë estetikë dhe janë brenda kornizave dhe pozave, së paku, joshëse për destinacionin që bëhet.

Ke ndërmend të konkurrosh në ndonjë festival të muzikës, qoftë në Shqipëri apo Kosovë?
Jo, nuk ka drejtësi dhe bëhen kompromise e ndarje para se të mbahet festivali dhe nuk jam e interesuar.

Këndon tallava?
Edhe kur këndoj ndonjë këngë që te disa këngëtarë tingëllon tallava, mua nuk më del tallava, por pak më popullore ose pak më folk.

Jeni duke e punuar ndonjë album?
Koha e albumeve ka kaluar, tani vetëm një nga një dhe kur mblidhen e bën një album kolazh.

Të kujtohet kur ke marrë një ofertë dashurie, në ç’moshë ke qenë?
Po simpatitë i kanë shfaqur që në parashkollore, por ato me ofertë dashurie, me letra, duke t’i lënë ato në libër ose në çantë, patën filluar në moshën 10 vjeçare.

Dhe, e ke pranuar apo jo atë ofertë?
Natyrisht që jo, sepse unë mendoja se jeta dhe dashuria duhen planifikuar...gjë e pamundur.

Puthja e parë në Gjilan apo diku tjetër?
Po. Në Gjilan

Na thuaj, çka është dashuria për ty?
Është ajo që të bën të pastrohesh shpirtërisht dhe të ndjehesh e plotësuar, natyrisht nëse e gjen atë që e do me të vërtetë dhe të do, po ashtu..

A ka dashuri të sinqertë sot, në këtë kohë tranzicioni?
Ka. Jo shumë, por ka.

Nëse rastësisht, do të marrësh ndonjë ofertë nga ndonjë djalë që jeton në diasporë e ty të pëlqen ai, por ai kërkon martesën menjëherë, do ta bëje?
Po.

Si do të dukej princi i ëndrrave të tua?
Me shpirt të dëlirë, i sinqertë, i dashur, i pashëm dhe mbi të gjitha, të kemi mirëkuptim, të më respektojë mua, familjen dhe profesionet e mia.

Dasmën do ta bëje në Kosovë apo diasporë?
Së pari një në Kosovë, e pastaj një tjetër në diasporë.

Ta "vret" zemrën ndonjë djalë, që e ke pasur ëndërr gjithmonë?
Pak po... hahahahaaa..

Sikurse të ishe djalë, do ju paraqiteshe ndonjë vajze, apo do ta bëje, që ajo të paraqitet vet ty?
Sikur të isha djalë, do ta lija të vinte vet dashuria, por natyrisht duke ia bërë me dije se po më pëlqen shumë.

Me kënd jeton Emine Toska?
Vet e 40-ta... hahahhhaa...me Emin dhe me shumë personazhe nga autorë të ndryshëm të dramaturgjisë botërore e kombëtare, me kolegë e kolege që i kam në videoprojekte, dvd, cd, etj.

Këndoni nën dush?
Po. Më së shpeshti e këndoj këngën ‘Dil prej ujit, mos dilsh kurrë...thëllenzo’, sepse nganjëherë e lë ujin të më rrjedh në trup dhe thellohem në mendime, por pastaj kur e këndoj këtë këngë, më vjen të qeshi me gjithë shpirt e me zë të lartë. Është diçka që më pëlqen shumë.

Kur e ke datëlindjen nervozohesh?
Asnjëherë. Prekem pak që po ikin vitet, por është proces i pandalshëm dhe normal.

Ku mundemi ta gjejmë çelësin e mosplakjes?
Nën saksi të luleve, hahahahaha... vetëm qeshni sa më shumë dhe ndjehuni sa më të ri, me sa më pak ngarkesë negative, sepse ajo reflektohet në pamjen tuaj të jashtme.

Ç’raport keni me paranë?
Nuk është paraja gjithçka për mua, por dua ta meritoj dhe ta fitoj me djersë që ta kem.

E ndryshon njeriun paraja?
Shumicën, po.

I ke thënë vetes në pasqyrë: "Emine, nuk je e mirë, por mos u dorëzo"?
Jo, i kam thënë: ti mundesh, mos u dorëzo!

Çka nuk ia falë vetes, që ke dashur ta bësh dhe nuk e ke bërë, pra të ka ikur?
Shpresoj ta zë akoma atë që ndoshta ka qenë më mirë ta bëj pak kohë më parë. Është sekrete.

Nëse do t’i mbyllësh sytë për një moment, ku do të shkonte mendja menjëherë?
Te krijimi i një të ardhme të qetë e të lumtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
mandarina
Ylli Forumit
Ylli Forumit


Numri i postimeve : 4919
Data regjis. : 30/11/2009

MesazhTitulli: Re: Emine Toska: Këngëtarët e teprojnë me zhveshje    Tue Sep 20, 2011 5:15 pm

hmm me la nje pershtypje te mir kjo intervista Emines e sidomoms kjo pjesa ktu :
A po teprohet zhveshja e këngëtarëve tona?
Shumë. E ka kaluar çdo limit. Nuk kam asgjë kundër prezantimit të trupit të bukur e seksi, por gjithçka me masë. Në disa klipe, madje edhe të këngëtarëve, shihen femra të zhveshura që bëjnë gjeste të pahijshme dhe banale. Këto pamje mund të të bëjnë të mendosh se je duke parë një film erotik-pornografik, porse ata, së paku kanë estetikë dhe janë brenda kornizave dhe pozave, së paku, joshëse për destinacionin që bëhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Emine Toska: Këngëtarët e teprojnë me zhveshje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum