www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vizituan 200 kafene për 10 orë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
avatar

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 27
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Vizituan 200 kafene për 10 orë   Wed Sep 28, 2011 6:55 pm


Një grup ambicioz, adhurues i birrave vendosi të thyejë njërin prej rekordeve më të vështira të Guinnessit dhe ia arriti qëllimit.

Për 10 orë “13 të eturit” vizituan hiq më pak se 200 kafene në East Village të New Yorkut dhe kështu thyen rekord botëror. Falë këtij suksesi të pazakontë, ata zunë një vend në librin e rekordeve Guinness si ekipi i cili vizitoi më së shumit kafene brenda 24 orëve.

Rekordin e mëhershëm e prej 170 kafeneve e mbante një grup nga Chicago. Për t’i mposhtur bashkëvendësit e tyre, njujorkezët u desh të shpikin një taktikë të veçantë. Kështu në secilën kafene që hynin vetëm njëri nga anëtarët e ekipit e pinte një birrë, dhe atë jo deri në fund. Secilën birrë e mbushte banakieri dhe secila birrë e zbrazur dokumentohej me kamerë, për të dëshmuar vërtetësinë e aksionit të tyre.

New York Daily News shkruan se rekorderët e rinj e filluan vizitën nëpër kafene të shtunën më 3 shtator në orën 8:45 minuta. Vizituan të gjitha lokalet që mundën, prej picerive deri tek ‘fast foodet’ e kështu me radhë. Ata përfunduan aksionin e tyre rreth orës 18:00, kur u ndalën në kafenenë Solas në East Village pinë birrën fituese dhe ia uruan çiftit Chris Solarz dhe Bea Reig trevjetorin e martesës.

Në kafenenë e lartpërmendur, Chris dhe Bea kishin filluar romancën e tyre, duke u njohur nëpërmjet speed dating (takim i shpejtë).

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Vizituan 200 kafene për 10 orë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum