www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shi yjesh, me 8 tetor do të bien me shumicë nga qielli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
avatar

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Shi yjesh, me 8 tetor do të bien me shumicë nga qielli   Thu Oct 06, 2011 8:39 pm




Prej orës tetë të mbrëmjes, me kokën e drejtuar nga qielli, mund të shohim qindra yje që do të bien nga lart. Cila është arsyeja e rënies dhe se çfarë janë, mund t’i zbuloni më poshtë
“Fundi”, që këtë herë vjen nga qielli, mund të jetë më afër nga ç’është parashikuar, në 2012-n.

Vetë NASA ka tërhequr vëmendjen për atë që mund të ndodhë në datën 8 tetor, por fatmirësisht alarmi nuk ka lidhje me jetët tona: në rrezik do të jenë vetëm satelitët, me ndonjë pasojë të mundshme për parashikimet e motit dhe televizionet satelitore.

Shkaku?

Një breshëri yjesh që do të bien nga hapësira. Shfaqja do të zgjasë pothuajse shtatë orë dhe sipas shkencëtarëve, mund të jetë një nga netët më spektakolare të këtyre dhjetë vjetëve të fundit. “Stuhia yjore” e tetorit “godet” çdo vit Tokën. Shkaktohet nga “yjet rënëse” (që në të vërtetë janë pluhura dhe gaz) të quajtur ndryshe “Drakonidë”, sepse duket sikur e kanë prejardhjen nga galaktika e Dragoit.

Po ç’lidhje ka një kometë me yjet që bien? Ideja se mund të kishte një lidhje mes dy fenomeneve lindi në vitin 1861, kur astronomi amerikan, Daniel Kirkwood hodhi hipoteza se, moria e yjeve që bien nga qielli shkaktohej nga mbetjet e kometave pjesërisht ose krejtësisht të shpërbëra dhe që ishin të pranishme në të gjithë orbitën e tyre. Në vazhdim, shumë astronomë të tjerë u përpoqën të gjenin lidhje mes kometave dhe yjeve që bien, por i pari që solli prova bindëse ishte italiani Giovani Schiparelli.

Ai kuptoi se, “Lotët e Shën Lorencit” (ose më saktë yjet që bien gjatë muajit gusht) lidheshin në një farë mënyrë me kometën “Swift-Tuttle”. I njëjti astronom propozoi që t’i quanin këta meteorë “Perseidë”, sepse vendi nga vinin gjendej në galaktikën e Perseut. Në vitet pasardhëse gjeti një lidhje mes Leonidit (në nëntor) dhe kometës “Tempel-Tuttle”, më pas ishte radha e “Liridëve” (në prill), që lidheshin me kometën “C/1861 G1”.

Si insektet në xhamin e përparmë

I pari që e kuptoi lidhjen mes kometave dhe yjeve që bien ishte amerikani Fred Whipple. Sipas hipotezës së tij, sot e konfirmuar edhe nga analizat e sondave si “Deep Impact”, kometat përbëhen nga akull i pisët dhe pluhura. Kështu, kur i afrohen diellit, nxehtësia e këtij të fundit e kthen një pjesë të akullit në gaz, duke nxjerrë nga bërthama copëza që vazhdojnë të ndjekin kometën përgjatë të njëjtës orbitë. Me kalimet e njëpasnjëshme, e gjithë orbita e kometës mbushet me fragmente të vogla shkëmbore.

Dhe kur Toka kalon në orbitën e kometës, duket si një makinë që ecën përmes fshatit dhe insektet që përplasen në xhamin e përparmë. Kështu, grimcat e pluhurit të kometës që ndodhen në rrugën e planetit tonë hyjnë në atmosferë dhe bien në tokë për shkak të forcës së gravitetit. Forca e fenomenit faret nga dy faktorë: sa kohë ka kaluar nga udhëtimi i fundit i kometës pranë Diellit, dhe sa e lartë ka qenë shkëputja e copëzave nga kometa gjatë atij udhëtimi.

Me shumicë
“Shirat” e kometave nuk janë të dëmshëm, sepse pluhurat konsumohen krejtësisht para se të arrijë në tokë, por ndonjëherë janë aq spektakolare sa kanë shkaktuar panik të përgjithshëm. Njësoj siç ndodhi më 12 nëntor të vitit 1977, apo 13 nëntor të 1833-shit (në të dyja rastet yjet e rënë nga qielli ishin nga ata të quajtur “Leonidë”). Por çfarë do të ndodhë konkretisht në 8 tetor? “Ka shumë gjasa të shihen qindra yje që shkëputen nga qielli”, - shpjegon William Cooke, një funksionar i NASA-s. Diçka e ngjashme, edhe pse me intensitet më të vogël, ka ndodhur në vitin 1933, kur Toka kaloi fundin e kometës “Giacobini/Zinder”. Pas kësaj ngjarjeje, në Maltë u gjetën 22 500 meteorë në pak orë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Pulkovo (ish-BRSS); 300 yje në minutë ranë nga qielli, 200 në Odesa dhe 100 në Leningrad.

Astronautë të sigurt
“Për sa i përket dëmeve që mund t’u shkaktojnë satelitëve, nuk janë vrimat të cilat na shqetësojnë, por anomalitë e mundshme elektronike që shkaktohen nga shkarkesat elektrostatike, që mund të ngatërrojnë kompjuterët e bordit. Edhe në vitet 1985 dhe 1998, ‘Drakonidët’ ishin pranë njeri-tjetrit dhe gjithçka shkoi mirë, por këtë herë Toka do të kalojë mes rrugës së kometës”, - thekson Cooke.

A duhet të tremben astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar? “Stacioni është projektuar për t’iu rezistuar mikrometeorëve, por në rast rreziku, mund ta riorientojë të gjithë strukturën në mënyrë që grimcat të prekin pjesët më pak të ndjeshme”. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe teleskopi hapësinor “Hubble”: do të rrotullohet në mënyrë që pasqyra të mos dëmtohet./ia

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Shi yjesh, me 8 tetor do të bien me shumicë nga qielli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum