www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gabimet qe bejne femrat gjate bisedes me partnerin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Gabimet qe bejne femrat gjate bisedes me partnerin   Thu Oct 06, 2011 9:24 pm


Ju dhe partneri juaj mendoni se e njihni shumë mirë njëri tjetrin, se nuk keqkuptoni ose nuk keqkuptoheni gjatë bisedave, por e vërteta është se as ato lidhje që njihen si “të qëndrueshme” nuk duhet ta mospërfillin këtë problem. Shumë çifte bëjnë gabime gjatë komunikimit, madje shumë nga ato mbarojnë në një zënkë që më vonë do të prekë emocionalisht njërin nga protagonistët. Njëri do të ndihet fitimtar mirëpo tjetri do të ndjejë një zbehje të asaj lidhjeje. Për t’ju shmangur problemeve, nuk duhet t’i injoroni, janë 5 gabime që shumica e femrave i kanë të përbashkëta, a jeni ju një nga ato. Mbase. Pra kujdes, ai nuk është shoqja jote, ai nuk i kupton ato që nuk ia thua dhe i kupton vetëm gjysmën e atyre që ia thua. Kush ka thënë se vetëm femrat janë të komplikuara. Ja pesë gabimet.

1. Fshehja e detajeve
Është gabimi kyç që bën një femër derisa i tregon partnerit te saj se të shtunën mbrëma do të dalë me shoqe. Ajo nuk përmend hollësitë ku, kur dhe saktësisht me kë. Përderisa për një femër është e rëndësishme të dijë të gjitha hollësitë, është shumë normale që edhe mashkulli të kërkojë një gjë të tillë. Pa panik, pa u nervozuar dhe pa e akuzuar për mosbesim, në mënyrën më të afërt tregoji gjithçka. Ai do të ndihët i qetë, përderisa t’i do të jesh rehat, pa pasur nevojë ta telefonosh çdo orë.

2. Koha e gabuar
Të gjitha femrat duhet të dinë se është gati e pamundur të debatosh, përderisa ai është duke shikuar televizor. Dhe pas këtij gabimi që s’kapërdihet, menjëherë vjen tjetri, mendimi se ai i jep më shumë rëndësi televizorit. A e keni ditur se, ata nuk përqendrohen dot në disa gjëra njëkohësisht. Atë mund ta pyesësh për çfarë do, dhe ai përgjigjet me “ëhë” që do të thotë se një pjesë e trurit të tij është përqendruar në TV, pjesa tjetër është në gjumë. T’i mund të flasësh tërë ditën, e ai “ëhë … ëhë”. Nga ana tjetër, meshkujt shfrytëzojnë çastet kur ajo është duke u përgatitur për punë, duke lexuar revistën e saj të preferuar, saktësisht, kur ajo është e preokupuar me diçka tjetër. Ai e bën këtë qëllimisht ngase ai nuk ndihet mirë gjatë bisedave të gjata dhe të thella pra gjen kohën “e përshtatshme” kur ajo nuk mund të përqendrohet në atë bisedë.

3. Fjalitë që fillojnë me “Kam një lajm të keq”
Kur ajo do të tregojë diçka që partnerit ndoshta nuk do t’i pëlqejë, fjalinë e fillon me “Kam një lajm të keq” edhe nëse fjala është për diçka shumë të thjeshtë, ai do të reagojë më ashpër. Problemi qëndron te mënyra e gabuar e të shprehurit, në këtë rast. Ai asnjëherë nuk përgatit fjalim, por i “bie shkurt” futet drejt në temë dhe thotë atë që ka për të thënë, këtë e pret edhe nga ajo. Në situata të tilla më mirë është të futesh direkt ne temë sesa të flasësh gjepura derisa të thuash diçka që ai ta kuptojë.

4. Papritur biseda kthehet në monolog
Ajo është duke treguar historinë e shoqes së saj që është ndarë nga i dashuri, dhe ai ka shtypur butonin MUTE. Problemi qëndron këtu: Atyre nuk u pëlqejnë hollësitë. Nuk duan të dinë detajet e ndarjes. Në disa raste ata nuk interesohen për diçka që nuk ka të bëjë me ta personalisht. Nëse nuk do të përfundosh duke e shkundur atë për t’ia tërhequr vëmendjen, gjatë bisedës bëj ndonjë pyetje dhe ai do te kthehet sërish në TOKË. Ai e ka më të lehtë të shpërqendrohet derisa flet vetëm ajo, sesa kur ka të bëjë me pyetje provokative.

5. Mos provo të zbulosh më të fshehtat
Femrat pyesin për çdo gjë. Sinqeriteti është veti e mirë, mirëpo janë disa gjëra që ndoshta partneri juaj nuk ka nevojë ti dijë. Ajo nuk ka nevojë ta dijë se atij nuk i duket më e bukura në botë, nuk duhet ta dijë nëse ai shikon revistat me femra nudo. Ai është më mirë të mos e dijë nëse ajo ka kriza xhelozie që mundohet t’i fshehë dhe mund të jetojë edhe pa e ditur se ajo ka një numër dyshifror të lidhjeve nga e kaluara. Disa gjëra është më mirë të mbeten të fshehta, ashtu që ajo është e vetmja në botë për të, ai asnjëherë nuk ka shfletuar revistën “Playboy”, ajo nuk është xheloze dhe ka pasur vetëm një lidhje të dështuar. Mos pyet asnjëherë për të gjitha ato imtësi që nuk ja vlen as të përmenden, përndryshe do të fitosh bindje tjetër nga ajo që ke pasur për partnerin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Gabimet qe bejne femrat gjate bisedes me partnerin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum