www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Reagon Dafina: Nuk kërkova lek nga Çani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Reagon Dafina: Nuk kërkova lek nga Çani    Mon Oct 10, 2011 2:45 am



Menaxhmenti i pop yllit kosovar, Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër ndaj shkrimeve të mediave shqiptare se ajo ka refuzuar të marrë pjesë në emisionin “Zonë e Lirë” me nikoqir Arian Çanin vetëm e vetëm se nuk është paguar aq sa ka kërkuar.

Disa mediume nga Shqipëria e kanë quajtur Dafinën tepër materialiste dhe si një prej atyre artisteve qe ndjek trendet e yjeve ndërkombëtarë duke kërkuar pagesa të majme për paraqitjet mediale. Sidoqoftë, kjo nuk ka kaluar mirë te menaxhmenti i saj, që nuk i ka pritur fare mirë këto raportime.

“Ne si menaxhment na kanë kontaktuar disa persona për ta bërë të mundur pjesëmarrjen e Dafina Zeqirit në emisionin e parë “Zonë e Lirë” për këtë edicion”.

“Kemi konsideruar se nuk ka qenë koha e përshtatshme me Dafinën për të marrë pjesë në atë emision, për arsye objektive dhe subjektive dhe në asnjë moment nuk kemi kërkuar qoftë edhe 1 euro për pjesëmarrje, sepse vendimi për mos pjesëmarrje ka qenë i prerë. Përndryshe, ne jemi ata që kemi pasur oferta për pagesë, mirëpo as ofertat nuk e ndryshuan vendimin tonë”.

“Është shumë jo korrekte që të lansohet një lajm i tillë për të arsyetuar mos pjesëmarrjen e saj në “Zonë e Lirë”. Këto tabloide le të urdhërojnë dhe le të dalin të tregojnë se me kë kanë biseduar për para, kush i ka kërkuar ato dhe sa është shuma e kërkuar. Fatkeqësisht kjo është e pa vërteta e radhës e botuar në tabloidet e Shqipërisë dhe na vjen shumë keq për qasjen e këtyre tabloideve ndaj artistëve kosovarë, e sidomos kohëve të fundit ndaj Dafina Zeqirit”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të Dafinës dhënë për Telegrafin.

Pos tjerash për Telegrafin pjestarë të menaxhmentit të Dafinës kanë treguar se ajo do të këndojë më 22 tetor në festën e ditëlindjes së 18-të të vajzës së pronarit të ndjerë të televizionit Top Channel, Dritan Hoxhës. Ceremonia madhështore pritet të mbahet në hotel “Sheraton” dhe përkundër ofertave joshëse për Duffyen, ajo ka pranuar të këndojë pa asnjë cent për vajzën e cila e ka idol këngëtaren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Reagon Dafina: Nuk kërkova lek nga Çani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum