www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjenet e 115-vjeçares befasojnë shkencëtarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
avatar

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Gjenet e 115-vjeçares befasojnë shkencëtarët   Mon Oct 17, 2011 1:04 am



I gjithë kodi gjenetik i një gruaje që jetoi deri 115 vjeç u zbulua nga shkencëtarët gjatë një seminari në Kanada, të cilët arritën në përfundimin se jetëgjatësia fshihet shpesh në gjenet tona.

Gruaja holandeze, e cila ishte më e moshuara në botë në kohën e vdekjes së saj, nuk kishte asnjë shenjë skleroze dhe një testim provoi se ajo zotëronte një mendje në kapacitetin e një 60-vjeçareje.

Pas dhjetë vitesh studimi të detajuar, shkencëtarët arritën të zbulonin hartën e plotë gjenetike të gruas dhe vërtetuan se brenda trupit të saj, kishte disa gjene që e mbrojtën nga prekja prej sklerozës dhe sëmundjeve të tjera tipike për të moshuarit.

Përpara se të vdiste në mënyrë paqësore, gruaja që jetoi më shumë se një shekull të plotë i dhuroi trupin e saj shkencës, duke lejuar mjekët që të studionin trurin, organet e tjera dhe të gjithë kodin e saj gjenetik.

Doktoresha Henne Holstege, e Departamentit të Gjenetikës Klinike në një qendër mjekësore në Amsterdam, tha se gruaja kishte disa ndryshime të rralla gjenetike në ADN e saj, ndryshime që e bënin të pamundur që ajo të prekej nga çdo lloj parkinsoni, alzhajmeri, skleroza dhe shumë sëmundje të tjera.

Përveçse të jetosh gjatë përcaktohet që në gjenet tona në momentin e lindjes, ndonjëherë duhet dhe fati për të jetuar kaq gjatë. Në fakt, e ndjera lindi si shtatanike, i mbijetoi dy Lufrave Botërore, disa bombardimeve dhe përmbytjeve.

Ajo nuk ishte më në gjendje të kujdesej për veten e saj duke nisur nga mosha 105-vjeçare, kur vendosi me vullnet të lirë të hynte në një azil. Rekormenia për jetëgjatësinë në momentin e vdekjes, ndërroi jetë pasi luftoi me sukses për 15 vjet ndaj një tumori.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Gjenet e 115-vjeçares befasojnë shkencëtarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum