www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njeriu qe 3 vjet jeton pa asnjë cent në xhep

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
avatar

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Njeriu qe 3 vjet jeton pa asnjë cent në xhep   Mon Oct 17, 2011 9:26 pm



Londër - Kjo është historia e rrallë e Mark Boyle. Ai është një i ri 30 vjeçar, i cili që prej vitit 2008 e deri sot nuk ka asnjë qindarkë të ardhur.

Më shumë se tre vjet më parë, Marku vendosi të braktisë punën e tij. Ai kishte përfunduar universitetin për ekonomi dhe më tej kishte bërë edhe masterin. Për disa kohë, deri kur e la punën, ishte edhe drejtor i një kompanie private me bio ushqime.

Në mënyrë të vendosur e braktisi punë dhe ndërmori një hap të rrallë: të shkojë dhe të jetojë në natyrë, pa para, pa asnjë qindarkë, pa kurrfarë shitblerjeje apo shkëmbim malli me askënd.

Për të realizuar këtë, Marku ka mbjellë disa patate e fasule për të ngrënë dhe këtë e ka bërë në një copë toke që e mori falas nga një dhurues në internet, i cili ia fali edhe kasollen dhe oborrin përreth saj.

Tregon se për higjienë personale nuk ka kurrfarë problemi, sa kohë që është lumi, ku edhe lahet. Me drunj që gjeti atje ndërtoi një banjo. Atypari gjendet një barkë ku lan rrobat e veta, ndërsa një biçikletë që mban, i vjen në ndihmë për të lëvizur tutje-tëhu.

Kurse vlerëson se shoqëria është më e shëndetshme kur jetohet pa para.

Libri që ka shkruar për jetën e tij atje ku ndodhet aktualisht mban titullin "Njeriu pa para". Me të ardhurat që ka nxjerrë nga ky libër ai ka vendosur të blejë një parcelë toke dhe të krijojë atje atë që e quan komunën e parë në botë ku jetohet pa para.

Ai thotë: "Duke jetuar vetë prej më se tre vjetësh, pa përdorur asnjë qindarkë, dua të bind njerëzit se është e mundur të jetosh pa para, duke pasur të mundura të gjitha gjërat e domosdoshme të jetës së përditshme", transmeton agjencia Noa.

Megjithatë, nuk është edhe krejtësisht larg civilizimit pasi Marku ka edhe një laptop që e përdor me energji diellore.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Njeriu qe 3 vjet jeton pa asnjë cent në xhep

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum