www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Moda e silikonit mes VIP-ave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Moda e silikonit mes VIP-ave   Tue Oct 18, 2011 5:37 pm




Tashmë të operosh gjoksin është bërë po aq e zakonshme sa të porosisësh një picë apo të blesh një kilë dardha në supermarket. Por, kush tjetër përveç personazheve publik mund ta kthejë në tendencë bërjen e një pjese të trupit si “valixhe” silikoni!

Emisioni i Pasdites risolli në qendër të vëmendjes Zanfina Ismailin, e cila të tërheq menjëherë vëmendjen teksa sheh gjinjtë jo natyralë që qëndrojnë stoike pavarësisht koreografisë së këngës.

Duke pasur parasysh sa mirë duken, nuk mund të themi që kanë marrë vendimin e gabuar pasi vitet ikin tutje dhe rinia nuk vjen më.

Dikush që ka pasur të njëjtën frikë është edhe Rozana Radi. Mbase e kanë parë si investim në biznesin e muzikës, por fakt është që bërjen e gjoksit, Rozana Radi e ka reklamuar si të kishte marrë një makinë me zero kilometra.

Dhe duke pasur parasysh si i duket mund të themi që e ka marrë me dy zero kilometra. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur si fakt e madje edhe në sherrin e famshëm me Rrezarta Shkurtën, sipas deklarimit të saj në Prokurori, ajo ka lejuar goditje në fytyrë vetëm që të ruante gjoksin e ri.

Dy vepra silikoni që kemi pasur mundësi t’i shikonim 24 orë në 24 janë edhe ato të pjesëmarrëseve në “Big Brother”, Mirjeta. Le të themi që u velëm disi me atë plastike industriale.

Sigurisht që nga të gjitha këngëtaret, arsyetimin më pak të arsyeshëm e ka dhënë Dafina Zeqiri. Sipas vajzës me 55 “valixhe”, ajo e ka bërë operacionin e rritjes së gjoksit pasi ia kërkonin fansat. Urojmë që fansat e Dafinës të mos kërkojnë gjëra të tjera dhe më pak serioze se kjo pasi ajo mund të ishte e gatshme t’ua plotësonte dëshirat.

Megjithatë, në Kosove, “Daffy” nuk është e vetmja që ofron kësi kënaqësish për fansat respektivë. Madje, Fjolla Morina duket se ndjekës po krijon më shumë me gjoksin e bërë se me repertorin muzikor.

Fjolla ka ndryshuar aq shumë falë operacioneve plastike sa fare lehtë mund të ngatërrosh personazhin nëse sheh foto të dy periudhave të ndryshme.

Një tjetër vajzë e njohur që nuk njihet është Zajmina Vasjari. Sarandiotja e ka tepruar pak duhet thënë pasi kirurgut duhet t’i ketë rrëshqitur dora teksa vendoste silikonin.

Këngëtarja, që prej operacionit te fundit mban me vete edhe kundërpesha që gjoksi mos ta pengojë në funksionet e përditshme.

Por, themelueset e modës së gjoksit të bërë janë larguar nga Shqipëria. Ledina Çelo është ndër të parat e përfolura për këtë lloj ndërhyrjeje. Ndoshta në Gjermani nuk e shohim se çfarë bën, por e mbajmë mend se si begatia iu shfaq në kraharor.

Gjithashtu Bleona e ka menduar të domosdoshëm një përmirësim “të lehtë” të paraqitjes së jashtme edhe pse duhet thënë që nuk ka bërë asgjë të ekzagjeruar me gjoksin e saj.

Nuk na del koha as për të marrë frymë, pasi lista e të silikonuarave është e bollshme si një operacion plastik. Një tjetër këngëtare që ecën rrugëve duke dhënë këshilla thotë dëgjo Rovin e bëj gjoksin. Rovena Stefa duket se fitimet nga karriera e saj i ka investuar në operacione plastike dhe sigurisht reçipeta më të përshtatshme.

Por, të përfolura janë edhe Ingrid Gjoni dhe Shota Baraliu për një operacion të tillë, edhe pse nuk e kanë me dëshirë rrëfimin. /tch/

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Moda e silikonit mes VIP-ave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum