www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it   Thu Oct 20, 2011 7:21 pm

09: 15 10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton "ARTA TV"

08:15 Në Jarinje situata raportohet të jetë e qetë për momentin por vërehet se një numër i serbëve janë duk u mbledhur në afërsi të kësaj pike.

07:34 Barrikadën që kontrollohej nga serbët tek kufiri në Bërnjak e ka marrë EULEX-i duke i larguar serbët nga aty

07:01 KFOR-i ka shtuar prezencën kudo në veri duke krijuar edhe pika të reja kontrolluese, teksa vazhdon largimin e barrikadave që dërgojnë në pikën 31 në Bërnjak

06:29 Nëpërmjet një zmadhuesi të zërit KFOR-i po u bën thirrje serbëve që të shpërndahen dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre - ata po refuzojnë

06:12 KFOR-i ka arritur të heqë barrikadën në fshatin Jegenicë. Ata kanë hequr kamionët e serbëve që janë vendosur aty tash e një muaj si pengesë e rrugës për në Brnjak. Serbët rezistues po bërtasin se askush nuk mund t'i largojë nga aty.

06:00 KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës pasi që serbët po provojnë të pengojnë heqjen e barrikadave, raporton AP

05:55 Ushtarët gjermanë dhe austriakë të KFOR-it kanë arritur të çmontojnë një pjesë të barrikadës së serbëve në fshatin Zhupq. Ata po rezistojnë dhe janë mbledhur tek barrikada qendrore

04:17 Presidenti serb, Boris Tadic është zgjuar herët në mëngjes sot për të kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i përmbajtje në veprimet e tyre. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesëve të serbëve lokalë të marrin vendime, siç ka thënë ai në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi.

03:53 Forcat e KFOR-it janë afruar në 300 metra në afërsi të barrikadës në Zhupces. Serbët jan grupuar dhe mobilizuar

02: 54 Në mesnatë, KFOR-i ka mësyrë me të madhe veriun. Siç ka raportuar KTV-ja dhjetëra automjete të KFOR-it të shoqëruara me eskavatorë për heqjen e barrikadave janë parë të kenë shkuar kah Vushtrria për në veri të vendit. Besohet se destinacioni i tyre ka qenë Pika 31 në Brnjak.

Ndërkohë, më vonë RTS raportoi se një konvoj me ushtarë të KFOR-it u ndal në Zhupce, një prej barrikadave më të njohura të serbëve në komunën e Zubin Potokut. Një tjetër konvoj është ndalur tek fshati Jagnjenicë, ku gjithashtu ka një barrikadë të serbëve. Barrikaduesit janë mbledhur menjëherë për të mobilizuar.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it   Thu Oct 20, 2011 10:12 pm

11:10 KFOR-i po u bënë thirrje serbëve të tubuar në Jagnjenicë që të largohen dhe të lirojnë rrugë, derisa nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë atëherë atë duhet të largohen me forcë. Raportohet se KFOR ka përdorur sërish gazin lotsjellës.

10: 10 Zëdhënësi i KFOR_it Uve Novicki, ka deklaruar se aksioni I KFOR-it në territorin e Komunës së Zubin Potokut është kryer me sukses dhe se trupat e NATO-s sipas tij do të vazhdojnë aksionet deri në vendosjen e lëvizjes së lirë në tërë territorin e veriut.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it   Fri Oct 21, 2011 2:12 am

15:35 Rreth 1000 serbë janë mbledhur në Graçanicë për të shprehur solidarizim me serbët e veriut, të cilët po konfrontohen me KFOR-in në përpjekej për t'i ruajtur barrikadat e tyre. Rada Trajokovic u ka bërë thirrje në veri që të luftojnë sa mundet me forcat e tyre, por mos të bënë jetët e tyre në rrezik.
15:10 Shefi i Qendrës shëndetësore të Zubin Potokut, Borivoje Jakshiq ka njoftuar se ky institucion ka marrë nën kujdes 22 njerëz të plagosur gjatë aksionit të KFOR-it. Sipas tij, përveç tre personave, të tjerët janë të plagosur lehtë. Plagët e marra janë nga gazi lotsjellës.

14: 55 Raportet e fundit nga fshati Jagnjenicë flasin për gjendje të qetë, ndërsa serbët tashme kanë ri-ngritur barrikadën kurse aty kanë vendosur gra e fëmijë. Dhe si pasojë e kësaj raportohet se KFOR-it i është pa mundësuar që të veprojë, pasi ka konsideruar se aty gjenden edhe fëmijë që po përdorën nga serbët.

Ndërkohë në këtë fshat ka qëndruar edhe Kryetari i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq i cili u ka bërë thirrje barrikaduesve që të mos largohen nga ana dhe te qëndrojnë nëse është nevoja me javë të tëra. Ende nuk dihet se cili do të jetë veprimi i ardhshëm i KFOR-it në këtë rast.

13: 15 Njëri nga udhëheqësit e KFOR-it i ka bërë me dije Kryetari të Komunës së Zubin Potokut Slvaisha Ristiq, se ka marr urdhër nga komandanti I KFOR-it që të vazhdojë operacionin e heqjes së barrikadave.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it   Today at 5:52 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum