www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Linda Halimi: Mund te dashuroj dhe nje djale me ngjyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
avatar

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 27
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Linda Halimi: Mund te dashuroj dhe nje djale me ngjyre   Mon Oct 31, 2011 9:26 pm



Disa javë më parë u transmetua një kam era e fshehtë në emisionin “Pasdite” në Top Channel ku ti shfaqesh në shoqërinë e një njeriu me ngjyrë.
Menjëherë u hamendësua një histori dashurie mes teje dhe djaloshit me ngjyrë? Si është e vërteta e lidhjes suaj?
Në të vërtetë ka një lidhje mes meje dhe tij. Ai quhet Big D dhe është menaxheri im, ndaj kemi një lidhje profesionale shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Big D përveçse është menaxheri im artistik është edhe një rreper i njohur në Amerikë.
Kjo do të thotë që nuk ke ndonjë lidhje dashurie me të dhe as ke pasur në të kaluarën?
Kjo do të thotë që nuk kam komente të tjera në lidhje me këtë çështje. Kam diskutuar shumë për lidhjen time dhe punën me të dhe nuk kam ndërmend të vazhdoj të ripërsëris veten.
Po përse shkove deri në Amerikë për të gjetur menaxher?
Nuk kam shkuar në Amerikë, është ai që jeton në Kosovë prej 10 vitesh. Në Amerikë kemi shkuar bashkë për të realizuar projekte të mëdha si për shembull realizimi i një klipi në Majami. Por nuk dua të flas shumë për këto projekte, do të them diçka kur të kenë përfunduar tërësisht.
Asnjëherë nuk e kam kuptuar rolin e menaxherit të këngëtareve shqiptare. Çfarë roli ka ai në menaxhimin tënd profesional?
Ai është personi i cili merret me koncertet që realizoj unë, domethënë unë nuk merrem me njerëzit që duan të më prenotojnë nëpër koncerte. Gjithashtu ai merret me realizimin e këngëve dhe gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me karrierën time. Si producent i këngëve të mia është i njohur Florent Boshnjaku. Por në të vërtetë as unë nuk e kam kuptuar mirë se çfarë konsiderojnë menaxher artistik këngëtarët shqiptarë.
Në fakt nëse një menaxher artistik do të merrej vetëm me ndërmjetësimin e koncerteve, atëherë ai është thjesht një ndërmjetës dhe paguhet për këtë shërbim si të ishte një sekser?
Po, por unë nuk kam pse mërzitem për këtë pjesë. Unë marr paratë e mia dhe kaq më mjafton.
Të vjen keq që këngëtare si ty me një zë brilant paguhen po aq në mos më pak sesa këngëtaret që këndojnë me play back e që nuk kanë ndonjë cilësi vokali?
Nuk merrem fare me këtë pjesë se kush paguhet më shumë apo më pak. Unë bëj punën time dhe kaq. Jam shumë e zënë duke u munduar të arrij suksesin tim. (qesh) Dhe me beso kur them që nuk e shoh fare çfarë ka tregu i muzikës përreth.
Po më thoje që ke xhiruar një klip në Majami. A mund të tregosh pak më shumë për realizimin e klipit, me cilët ke bashkëpunuar?
Kënga është hedhur në youtube. Fansat e mi mund ta gjejnë nëse kërkojnë Linda Halimi dhe Big D “Sunshine State”. Xhirimet e klipit janë realizuar në Majami, në Fort Mayers. Videoklipi është i punuar nga Jordan Towers me të cilin kanë bashkëpunuar edhe Mariah Carey, Busta Rhymes e shumë artistë të tjerë me emër në Amerikë. Kënga siç thashë quhet “Sunshine State” dhe është një dedikim që i bëhet shtetit të diellit që është Florida.
Përmende emrin e Jordan Towers dhe kjo më kujton situatën e ngjashme: Kur ti shkrove një status në Facebook që kishe drekuar me Britney Spears por askush nuk të besoi. Përse mendon që shqiptarët janë kaq skeptikë ndaj personazheve shqiptarë që arrijnë njëfarë fame apo suksesi edhe jashtë e madje mund të shoqërohen edhe me Vip-a ndërkombëtarë siç ishte rasti jot me Britney Spears?
Duke qenë se jemi shumë skeptike në shume gjëra, ne si shqiptare, me keqardhje e them, nuk kemi arritur aty ku kemi ëndërruar deri tani për këtë arsye jemi të prirur ndaj skepticizmit. Plus që shumë pak shqiptarë kanë arritur të jenë të famshëm ndërkombëtarisht. Unë me Britney-n dhe motrën e saj i ruajta kontaktet nëpërmjet Facebook dhe skype dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu. Por nëse media nuk më beson atëherë po ju jap numrin e Britney Spears dhe pyeteni atë.
Ndërkohë a po punon për të lançuar ndonjë këngë të re?
Po është një përpunim i këngës “Ndihmë”, tekstin dhe muzikës e të cilës e kam krijuar unë, kurse për orkestrimin ka punuar Florent Boshnjaku. Jam shumë e lumtur të tregoj edhe mënyrën sesi përfundova me këtë këngë. Ishim duke punuar me Florentin në studio për një këngë tjetër. Florenti pa dashje me bërryl preku disa taste në piano. Tingujt që krijoi ishin shumë të fuqishëm dhe më pëlqyen jashtë mase. I thashë të vazhdonte dhe unë fillova të këndoj. Po këndoja një këngë të një jete që e kisha jetuar dikur, kaq mirë e dija atë këngë edhe pse ishte hera e parë që po e këndoja atë melodi. Por edhe Florenti pati të njëjtën ndjesi, sikur kishte një jetë që e njihte atë melodi.
Kam edhe një pyetje të fundit por që ka lidhje me pyetjet që të bëra në fillim të intervistës? Ti do të ishe lidhur me një njeri me ngjyrë?
Unë personalisht nuk paragjykoj dhe nuk jam raciste. Këtë mund ta them me siguri. Ndaj pse jo, do të isha lidhur. Por nëse kjo gjë i prek patriotizmin dikujt, atëherë më vjen keq por mund t’ju them se unë jetoj jetën time dhe të askujt tjetër.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Linda Halimi: Mund te dashuroj dhe nje djale me ngjyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum