www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pirro Cako me muzike te vjedhur nga Pink

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 27
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Pirro Cako me muzike te vjedhur nga Pink   Mon Oct 31, 2011 9:29 pm



Siç është bërë tashmë traditë tek festivali “Kënga Magjike”, këngët krijohen nga aq pak kompozitorë, sa mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë. Siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, përsëri edhe këtë edicion na është dhënë rasti të dëgjojmë shumë këngë të kompozuara nga Pirro Çako dhe Adi Hila, ndërkohë që Pirro kësaj here ka synuar që jo vetëm të ketë shumë këngë, por interpretuesit të jenë emra të njohur, duke mos munguar edhe vetë si konkurrent, kësaj here në duet me këngëtarin e njohur, Vedat Ademi. Vitin e kalar, kënga e Pirro Çakos “Sa e shite zemrën” fitoi çmimin e parë, ndërkohë që këngët e tjera, si dhe vetë ai, marrin vazhdimisht çmimet e dyta, të treta e kështu me radhë. Edhe pse e gjitha kjo nuk duket shumë normale, pasi do të donim më shumë emra që të krijohej më shumë kompeticion, hajt se po e pranojmë. Në fund të fundit, festivali është privat. Por ama, nuk mund të pranojmë dhe të pajtohemi kurrsesi, kur kantautori i mirënjohur, Pirro Çako, tek tufa e këngëve që paraqet në konkurrrim, të fusë edhe ndonjë me muzikë të vjedhur ashiqare. Dhe sinqerisht na vjen shumë keq jo thjesht për emrin e Pirros, por sidomos për viktimën e tij, që është Besa Kokëdhima, një këngëtare shumë e talentuar, e cila si rrallë kolege të saj, është kujdesur deri në detaje për të gjithë krijimtarinë e saj dhe daljet publike si në klipe, ashtu dhe në festivale e koncerte. Kur dëgjuam javën e kaluar prezantimin e këngës së saj “Botën do ndryshoja”, menjëherë kuptuam se ajo ishte një melodi me të cilën ishim të familjarizuar prej kohësh. Menduam se kjo ndodh thjesht sepse kënga ishte e bukur dhe se Besa e interpretoi shumë bukur. Por nuk vonuan reagimet e lexuesve tanë në adresën tonë të e-mailit dhe në Facebook, të cilët ishin shumë të indinjuar për faktin që Pirro Çako e kishte nxjerrë në konkurrim Besa Kokëdhimën me një këngë të vjedhur. Arsyeja që të gjithë e kuptuan këtë ngjashmëri, është fakti se bëhet fjalë për një këngë të famshme të Pink të titulluar “Fuckin perfekt”, të cilën të gjithë e dëgjojmë disa herë në ditë në radio apo në kanale televizive muzikore. Kënga, njoftojnë lexuesit tanë, është vjedhur deri në detaje, sepse edhe struktura është po ajo, pa bërë ndonjë modifikim të rëndësishëm. Nuk e kuptojmë se si ka mundësi që një këngëtare si Besa nuk e ka kuptuar plagjiaturën, por ka paguar një këngë jo origjinale dhe më pas ka pranuar të konkurrojë me të. Në fakt, po ta bënin të gjithë këtë, do të ishte shumë e lehtë, sepse dihet që një këngë e madhe ngjit në publik, por problemi është se krijimi duhet të jetë origjinal, se përndryshe nuk do kishte konkurrencë të ndershme.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Pirro Cako me muzike te vjedhur nga Pink

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum