www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alma Bektashi: Rikthimi im në ‘The Voice’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Florenc
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 163
Data regjis. : 13/11/2011
Location : salonika

MesazhTitulli: Alma Bektashi: Rikthimi im në ‘The Voice’   Sun Nov 20, 2011 9:07 am

Alma Bektashi ka folur për karrierën e saj si këngëtare dhe për rolin e trajneres në emisionin ‘The Voice of Albania’. Këngëtarja kosovare ka theksuar se kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në botën e muzikës për shkak se ka qenë shumë e ngarkuar me “plotësimin e vetes”. “Kam studiuar dhe nuk mund të them që kam qenë pushim. Kam qenë më e ngarkuar madje. Unë jam munduar të perfeksionoj veten. Gjithashtu jam marrë me një libër timin “Zëri dhe Aktori” ku shpjegohet vokali dhe transformimi i tij. Kam bërë edhe një master për dramaturgji. Kam dashur të plotësohem”, tha Bektashi e ftuar në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Duke folur për fillimet në botën e muzikës, këngëtarja e famshme theksoi se ishte babai ai që e shtyu drejt saj: “Babai ka qenë i apasionuar pas artit dhe na ka orientuar drejt instrumenteve muzikore mua, motrën dhe vëllain tim. Nuk e kam menduar se do të bëhem këngëtare, studioja për piano. Të them të vërtetën shkova në shkollën e muzikës se nuk kishte matematikë.”

Përsa i përket planeve për të ardhmen Bektashi tha: “Dua të bëj një libër tjetër për muzikën moderne dhe ja kam vënë vetes detyrë. Gjithashtu, jam pedagoge në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Janë edhe konkurrentët drejt finaleve në The Voice.”

“Nuk kam asnjë peng në karrierë sepse kam arritur gjërat që kam dashur. E mira nuk ka fund, por kënaqem me arritjet e mia. Albumi do investim kolosal. Pastaj është Youtube që të pengon shitjet e albumit. Kam menduar ndonjë këngë, por jo album. Jam e ngarkuar për momentin”, shtoi Bektashi kur u pyet nëse kishte në planet e saj një album të ri muzikor.

Duke folur për rolin e saj si trajnere në ‘The Voice of Albania’, Bektashi renditi kriteret në bazë të të cilave përzgjedh konkurrentët: “Përpos cilësisë vokale, këngëtari duhet të jetë i plotësuar: interpretues i mirë, njohës i mirë i muzikës. Ka rëndësi edhe emocioni që përcjell interpretimi. Nuk ka rëndësi mosha. Ka shumë shembuj që e tregojnë këtë. Susan Boyle nuk njihej, këndonte vetëm në kishë dhe tani e njohin të gjithë.”[/quote]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Alma Bektashi: Rikthimi im në ‘The Voice’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum