www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Këshilla auto!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:37 pm



Si të përgatiteni për udhëtime të gjata?
Nëse po bëheni gati për një udhëtim të gjatë me veturën tuaj, ja disa këshilla të çmueshme për përgatitjen e veturës për një rrugë të rehatshme e të sigurt.
Para se të niseni për rrugë është mirë që veturën tuaj ta lini për disa ditë tek ndonjë servis i autorizuar për një kontroll komplet. Por, meqë kjo mënyrë është e gjatë dhe, relativisht e shtrenjtë, atëherë gjërat mund t’i merrni vetë në duart tuaja, t’i bëni këto kontrolle në veturën tuaj.

Ja disa nga kontrollet e domosdoshme që duhet t’ia bëni veturës suaj, para se të niseni për një rrugë të gjatë:

-shikojeni nivelin e vajit të motorit, e nëse deri në atë moment keni kaluar 5.000 km me atë vaj, preferohet ta ndërroni tërësisht me vaj të ri;
-shikojeni nivelin e likuidit në sistemin e frenimit;
-shikojeni sasinë e likuidit për ftohjen e motorit; e nëse motori juaj nxehet shpesh, duhet patjetër ta dërgoni veturën në servis;
-testoni sistemin për fshirjen e xhamave, fshesat, dhe ujin në pompën e fshesave;
-testimi më i rëndësishëm lidhet me pneumatikët (gomat) dhe nëse ata janë të harxhuar preferohet ndërrimi i së paku dy prej tyre, por në të njëjtin bosht.

Mos harroni ta shihni edhe gjendjen e gomës rezervë. Dhe, nëse me vete do të keni shumë valixhe, preferohet që të gjithë pneumatikët të fryhen për rreth 0.3 bar më shumë sesa e thonë rregullat;
- shikojeni gjendjen e amortizatorëve dhe, nëse me ta keni kaluar më shumë se 50 mijë kilometra, duhet të konsultoheni me automekanikun;

Pas këtyre kontrolleve, vetura juaj është e gatshme për rrugë të gjata.

Hapi pasues është sesi të ngarkohen valixhet. Duhet të kini kujdes për baraspeshën e veturës kur i ngarkoni gjërat tuaja; gjërat më të rënda vendosini në fillim edhe atë, sa më në mes të veturës, e më pastaj gjërat më të lehta. Duhet të kini kujdes sesi i palosni valixhet dhe gjërat tjera sepse, nëse rrugës do t’ju duhet goma rezervë, atëherë duhet të keni mundësi që ta merrni atë sa më lehtë.

Dhe, pasi t’i jeni përmbajtur këtyre rregullave, ju jeni ta gatshëm për një udhëtim të sigurt me veturën tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:38 pm



Pajisjet e obligueshme rezervë në makinë
Nganjëherë asgjë nuk bën punë, mirëpo disa gjëra të imëta do t’ua lehtësojnë jetën në rast të një ndonjë prishje të paplanifikuar.
1. Një hartë e re dhe e shfrytëzueshme edhe në rastet kur jeni të sigurt se, symbyllur mund të arrini në destinacionin, për ku jeni nisur

2. Celularin sigurisht nuk do të harroni ta merrni me veti, po a keni marrë mbushësin e tij, afër krevatit në dhomë të fjetjes?

3. Ndoshta akumulatori është në gjendje të mirë, mirëpo për çdo rast merrni me vete kabllot për ndezjen e motorit

4. Dritat rezervë konsiderohen si pajisje të obligueshme, mirëpo ju për çdo rast merrni me vete edhe siguresat shtesë

5. Nëse bateria e dorës nuk është miku juaj i përhershëm në udhëtime, atëherë koha është që këtë shprehi ta ndryshoni

6. Kompleti i veglave elementare (kaçavidat, çelësat, etj) gjithashtu do të ishin të mirëseardhura, sikurse edhe brisku i njohur zviceran me shumë operacione

7. Pa marrë parasysh që e keni me vete gomën rezervë, merrni me veti edhe atë “qumështin” për arnimin e pneumatikëve të shpërthyer

8. Një litër e vajit të motorit nuk do të zë vend shumë në makinë, e mund të hyj në punë

9. Nëse keni thes për fjetje pse jo, gjithmonë mund të flini në makinë

10. Mos e harroni çelësin rezervë – gjatë pushimeve origjinali mund të humbet lehtë apo të mbesë në bravën e ndezjes së makinës, apo diku ku nuk ta shfrytëzoni.

Edhe diçka...
Në asnjë mënyrë mos e harroni kutinë e ndihmës së parë e trekëndëshin që është po ashtu janë të obligueshme, si dhe jelekun reflektues!/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:38 pm



Biokarburantet në vend të naftës, qymyrit dhe gazit
Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janë biokarburantet ekologjikisht të pranueshme në botë, jo nafta, jo qymyri dhe jo gazi.
Dihet se karburantet nga lënda organike bio po gjejnë përdorim gjithnjë e më të madh në vende të ndryshme të botës - aq sa shtetet si Brazili mbajnë diku tek gjysma e nevojave të vendit për qarkullim automobilash nga kjo lëndë, sa ekologjike aq edhe miqësore me mjedisin. Por edhe shtetet si Gjermania, këtu në Evropë po e nxisin këtë lloj karburanti në atë masë sa që e kanë vënë në ligj objektivin e zëvendësimit në masën prej 20%, deri në vitin 2020, të karburanteve konvencionalë me karburante alternative në fushën e transporteve, ku edhe vendet tjera nuk kanë si t’i shpëtojnë këtij ligji. Meqenëse në shtypin e përditshëm, është folur pak për to, si duket ka ardhur koha që karburantet jo fosile (jo naftë, jo qymyr, jo gaz etj.) të ngrihen në nocion masiv sot, në mënyrë që nesër të dimë të mbështesim zbatimin praktik të saj.

Karburantet bio janë një formë alternative karburantesh, miqësorë ndaj mjedisit dhe një nga prodhimet kryesore, që rezultojnë nga përpunimi i biomasës. Prodhohet nga një sërë farëzash vajore të bimëve, që prodhojnë energji, si dhe nga yndyrat dhe mbeturinat. Përdorim i tyre nuk e rendon mjedisin, dhe në te njëjtën kohe përbëjnë formën më të mirë dhe më rentabël të karburanteve. Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janë me karakteristiket e tyre. Ato mund te zëvendësojnë ose të përzihen me naftën dizel dhe benzinën dhe të përdoren në transport. Kjo gjë është e drejtpërdrejt rezultateve, pasi nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime në sistemin e shpërndarjes së karburanteve dhe në motorët e makinave.

Format më kryesore të biokarburantëve janë: Bio-dizeli, që prodhohet nga farërat vajore të bimëve prodhuese të energjisë (lakra vajore, soja, luledielli, farë pambuku), yndyra dhe vajra gatimi të përdorur bio-etanoli, që prodhohet nga bimë sheqerore (soja, kallam sheqeri, panxhar sheqeri, drithi) dhe bio-gasi, që prodhohet nga gazrat e vendeve të varrosjes sanitare të mbeturinave dhe nga derdhjet e përdorimeve bujqësore. Ndërkohë, ato që kanë interes praktik për Evropën, për rrjedhojë edhe për Shqipërinë, kryesisht në aspektin e produktivitetit dhe të disponimit të lëndëve të para, është biodizeli dhe bioetanoli.

Ç`kuptojmë me karburant bio? Me termin biokarburant nënkuptojmë forma alternative karburantesh, që prodhohen nga biomasa, ndërkohë që biomasë quhet çdo material i prodhuar nga organizmat e gjalla me bazë riciklimi, si bimët, kafshët dhe mikroorganizmat. Nga pikëpamja kimike, biodizeli prodhohet nga transësterifikimi (transesterification) i vajrave bimore të triglicërideve, duke përdorur metanol dhe një katalizator të përshtatshëm. Prodhimi i biodizelit mund të përshkruhet në vija të përgjithshme, nga mekanizmi sasior i mposhtëm i prodhimit, ku 1ton vaj + 110kg Metanol + Katalizator =>1ton Biodizel + 98kg glicerinë.

Sot, përdorimi i biomasës mbulon rreth 4% të energjisë totale, që konsumohet në SHBA dhe 45% të burimeve të energjisë. Biomasa është e përdorshme në ngrohje për prodhimin e energjisë elektrike, por kryesisht mund të prodhojë biokarburantë dhe më konkretisht, biodizel (zëvendësues i dizelit – naftës), bioetanol (zëvendësues i benzinës) dhe biogazit. Kësisoj ai po gjen zbatim të shpejtë dhe të dashur në shumë vende të Evropës (Francës, Gjermanisë, Suedi, Austri, Itali, Danimarkë, etj.) për lëvizjen e makinave që punojnë me motor dizel, si kamionët, taksi, autobusët, makineri gërmimi dhe bujqësore, etj. Përdorimi analog ekziston edhe në SHBA.
Studimet në rritje dhe interesi për prodhimin e bio-karburanteve rezultojnë nga fakti se përdorimi dhe konsumimi i tyre paraqet një sërë avantazhesh, të cilat lidhen si me rentabilitetin e tij si karburant, ashtu dhe me mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e përgjithshme të rajonit ku prodhohet. Për sa i përket cilësive të tij si karburant mund të nënvizosh se ai (karburant bio) krijon pak tym, për shkak të një djegie më të mirë. Prej tij pakësohet fenomeni i shiut acidit, si dhe ai nuk përmban squfur, si dhe nuk ka përhapje të dyoksidit të squfurit (SO2). Të mirat e tij janë pa fund. p.sh. ai është bio-dialitik, pra në rast se përhapet nuk e ndot tokën, nëntokën dhe shtresat ujëmbajtëse. Ai çon gjithashtu në pakësimin e fenomenit serrë, pasi dyoksidi i karbonit që prodhohet nga djegia e biodizelit është në atë masë sa është angazhuar nga atmosfera gjatë fotosintezës se bimëve. Për rrjedhojë, nuk kemi shtim të tij pas djegies. Përpos të tjerave, ai është një karburant i shkëlqyer, madje ai e lubrifikon shumë më mirë motorin në krahasim me dizelin e zakonshëm, sepse ka cilësi “ndotje”, domethënë pakëson mbetjet e djegies (depozitimet) në motor. Në mënyrë të veçantë, vlerat e koeficienteve të përhapjes së gazrave të karburantit të djegur paraqiten në tabelën e mëposhtme:

Koeficienti i përhapjes së ndotjeve të gazrave (g/Kg ose Νm3 karburant)
Karburant CO2 SO2 CO NOX Trupësa
Dizel 3142 6 0.572 2.384 0.286
Mazut NO3 3091 80 0.55 5.221 1.832
Biodizel 0 0 <0.572 <2.384 0.143
Gaz natyror 2715 0 0.322 2.102 0.1

Por karburanti bio shihet se ka avantazhe edhe në zhvillimin ekonomik të çdo vendi, sepse kontribuon në rritjen e punësimit lokal dhe për rrjedhojë në mirëqenien e popullsisë kryesisht fshatare. Por, thonë se ai ka dhe ca disavantazhe, se gjoja biodizeli i detyrohet një kostoje të lartë, për shkak të kostos së lartë të përpunimit të farërave vajore, që përbëjnë lëndën e parë për prodhimin e tij. Kjo është sot e lartë, për shkak të pengesës që i bëhet asaj nga trustet e karburantit fosil, sepse dihet që çmimi i naftës akoma nuk ka prekur mirë xhepat e popullsisë. Kur të vije nevoja, ai do të dalë jo konkurrues, por edhe përjashtues i karburantit fosil nga faqja e dheut. Edhe sot, nëse do të ndiqen politika të zhveshjes tatimore, akcizës, që u përgjigjen atyre të vendeve të tjera evropiane, atëherë çmimi i tij mund te jetë konkurrues në krahasim me karburantet konvencionale. Gjithsesi, e ardhmja, jo thjesht për ta konkurruar, por për ta zëvendësuar karburantin e sotëm, është karburanti bio.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:39 pm



Ndërrimi i vajit në makinën tuaj
Baza për punën e çdo motori është lubrifikimi i mirë, e kjo është e pamundur pa vaj kualitativ më përbërje përkatëse.
Prodhuesi i automjetit tuaj, në udhëzimin për menaxhim dhe mirëmbajtje, ka theksuar karakteristikat e mjeteve lubrifikuese të cilat do të duhej të përdornit, dhe të njëjtat gjatë afatit garantues, gjithsesi t’iu përmbaheni. Edhe personi, tek i cili i bëni kontroll automjetit, gjithashtu ka për detyrë që gjatë ndërrimit të vajit, t’ju vendos në motor, vetëm llojin e përshkruar të vajit.

Pas afatit garantues mund të përdorni prodhimin sipas qejfit tuaj, por domosdoshmërisht kushtoni vëmendje përmbajtjes dhe kualitetit. Mos i përzieni lubrifikantet shumë-gradëshe dhe një-gradëshe, e gjithashtu duhet t’i shmangeni vendosjes së vajit sintetik dhe mineral dhe anasjelltas.

Në rast se motori i automjetit tuaj është në gjendje të mirë, dhe brenda vitit nuk kaloni numër të madh kilometrash, atëherë pranoni porosinë mbi periudhën e ndërrimit të cilën e jep prodhuesi. Në të gjitha rastet tjera, ndërroni vajin më shpesh, dhe njëkohësisht është mirë të ndërrohet edhe filteri. Nëse nuk e përdorni asnjëherë, prapëseprapë ndërrojani vajin së paku një herë në vit.

Shpenzimi i vajit paraqet masën e cila derdhet në motor, në mes të ndërrimeve të bëra në 1.000 kilometra të kaluara. Secili motor shpenzoj vaj, e sasia varet nga konsumimi i tij. Normalisht, kjo sasi sillet prej 0.2 deri në 0.5 litra, derisa te motorët e vjetër pranohen edhe vlera më të mëdha.

Niveli i vajit do të duhej të kontrollohet çdo 500 kilometra të kaluara, gjë që nuk do të duhej të harronit. Po që se motori mbetet pa vaj, dëmi do të jetë katastrofal.

Gjatë sezonit të dimrit vaji trashet, andaj paraqitet ndezja e vështirësuar e motorit. Që të parandaloni këtë, në fillim të sezonit të ftohtë - merrni vajin me viskozitet përkatës. Pos kësaj, mos e nxehni motorin në vend, gjë që shumica e njerëzve e praktikojnë. Pritni tridhjetë sekonda dhe nisuni ngadalë. Vozitni me rrotullime të vogla derisa nuk të arrihet temperatura punuese, që nuk do të duhej të zgjas më shumë se dhjetë minuta.

Edhe njëherë, vaji është parakusht kryesor për funksionim të rregullt të automjetit tuaj, andaj kushtojini vëmendjen e duhur. Gjithashtu, tentoni të blini vetëm produkte origjinale, edhe pse në ditë të sotme kjo është bërë bukur e vështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:39 pm



Si ta kurseni benzinën në makinë?
Benzinën mund ta kurseni në makinën tuaj duke e mbajtur atë, teknikisht në rregull, por edhe me mënyrën tuaj të vozitjes.
Gjendja e rregullt teknike e makinës është shumë e rëndësishme edhe për harxhimin e benzinës, gjë të cilën do ta shini në tabelën e mëposhtme e cila ju njofton në detaje se sa, cila pjesë e makinës, ndikon në këto harxhime:

– kandelat 8%
– butoni i platinit 7%
– ndezja fillestare – parandezja 5%
– bobina 2%
– kabllot 2%
– termostati 1%
– karburatori 2%
– pajisja për start 10%
– filtri i ajrit 3%
– pompa e benzinës 1%
– nyjet për bartjen e benzinës 1%
– kompllungu 8%
– ventilet 7%
– boshti bregor 16%
– kompresioni 20%
– presioni në pneumatikë 4%
– lloji i pneumatikëve 5%
– balancimi i gomave dhe rrotave 2%
– sistemi i jashtëqitjes se gazrave 5%
– ngarkesa e tepërt 5%
– frenat 1%
– shtrati i rrotave 1%
– lyerja 5%
– aerodinamika e veturës 2%



Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe të konstatoni nëse e tërë aparatura po funksionon.

Nxehja e motorit – Motori, duhet sa më parë, që ta arrijë temperaturën e punës, e kjo arrihet më se shpeshti gjatë vozitjes. Sapo motori të punojë 30 sekonda, duhet të niseni ngadalë, duke lëshuar kompllugun.

Nisja dhe ndalja e veturës – Nëse niseni në një terren të rrafshët, nuk duhet t’i jepni shumë gaz makinës, por as ta mbani shumë gjatë të shtypur kompllugun. Përpiquni që sa më parë, me gaz optimal, ta vini në lëvizje veturën tuaj.

Ndërrimi i marsheve – Në një kohë sa më të shkurtër duhet ta ndërroni marshet në përputhje me lëvizjen, kurse marshin ta mbani sa më pak në pozitë neutrale. Motori duhet të mbahet në secilën shpejtësi deri në rrotullimet optimale. Gjatë ngasjes në qytet duhet të ndërrohen sa më shpesh marshet.

Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes së shpeshtë dhe të fuqishme të gazit. Në rrugë të hapur, duhet që sa më parë të arrihet shpejtësia optimale dhe duhet ta përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës, kështu që do t’i përdorni sa më pak frenat.

Mbushja me benzinë – Më se mirë është që makinën ta mbushni me benzinë që në mëngjes sepse, atëherë është më ftohtë dhe benzina është më “e qetë”. Verës, kur koha është shumë e ngrohtë, mos e mbushni përplot rezervuarin e makinës suaj sepse, ai do të avullohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:40 pm



Defektet e mundshme në pajisjet elektrike të makinës
Më poshtë do të mund të gjeni katër nga defektet më të mundshme të pajisjeve elektrikë në makinë dhe disa këshilla si të dini të gjendeni në situata të tilla.
Akumulatori – Nëse ju ndodh që në momentin kur i jepni makinës kontakt, në tabelën e instrumenteve ndizet drita që tregon shtypjen e vajit, jo më intensitetin e zakonshëm por më dobët, defekti mund te jetë në lidhjen e dobët të akumulatorit apo edhe në mos mbushjen e duhur me likuid të vetë akumulatorit.

Kontakti – Në qoftë se kur ju e sillni çelësin dhe ai nuk e aktivizon motorin, kurse dritat në tabelat e instrumenteve kanë ndriçim normal, defekti mund të jetë në vetë bravën e kontaktit apo në elektronisësin.

Kutia shpërndarëse – Por nëse elektronisësi e sjell motorin, por edhe përkundër kësaj motori nuk ndizet, defektin duhet ta kërkoni në kutinë shpërndarëse.

Kabllot – Gjëja e parë që duhet të shihet të kabllot është se a janë mirë të lidhura me kutinë shpërndarëse, kandelat etj. Nëse lidhjet nuk janë të mira, ato ose janë djegur ose janë lagur. Me një leckë të pastër duhet ta largoni papastërtinë kurse, me pastaj, më një brushë letre duhet t’i pastroni vendet ku lidhen kabllot./
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:40 pm



Frena e dorës
Shumë e rëndësishme, por kryesisht nuk i kushtohet vëmendje sa duhet.
Automjetet shpesh nuk mund të kalojnë kontrollin teknik për shkak të frenës në gjendje jo të rregull, sepse shumë vozitës nuk i kushtojnë vëmendje këtij sistemi shumë të rëndësishëm. Shpesh edhe evitojnë përdorimin e saj, por thjesht vendosin marshin “në shpejtësi” dhe ashtu e lënë automjetin e tyre. Duke vepruar në këtë mënyrë nuk do të kursejnë asgjë, e me kohë mund të vjen edhe deri tek ngujimi i spangos si pasojë e mospërdorimit afatgjatë.

Automjetet zakonisht përmbajnë frenë mekanike të dorës, e cila vepron në boshtet e prapme, ajo frenon çikrikun apo disqet, varësisht nga lloji i automjetit, dhe më këtë ajo duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga frena hidraulike e këmbës. Në rast se automjeti prapa ka çikrikë, atëherë në të njëjtat frena ndikojnë edhe frena e dorës dhe ajo e këmbës, derisa në disqe montohen dara shtesë (shtrëngohen në mënyrë mekanike) por edhe disk i veçantë.

Në secilin rast, frena e dorës duhet të jetë në gjendje të rregullt, që do të thotë se mund ta mbajë automjetin në vend edhe në përpjetën më të madhe. Pasi që, siç kemi sqaruar më lartë, sistemet e frenave të dorës dhe të këmbës janë të ndara, automjetet shpesh nuk kalojnë kontrollin teknik, edhe pse në vozitje ndalin pa problem.

Siç thamë, frena e dorës mund të përdoret si mjeti i fundit për ndalim kur sistemet tjera nuk veprojnë. Për të ditur se çfarë ndodhë kur frenoni vetëm me frenin e dorës, provoni disa herë në parking të zbrazët apo në ndonjë hapësirë përkatëse. Bëni këtë me shumë kujdes dhe fillimisht me shpejtësi të ulët, sepse automjeti mund të ju bart anash.

Nëse nuk ‘kafshon’, menjëherë tek mjeshtri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:41 pm



Kontrolloni gomat
Para dimrit duhet të kontrollohen gomat posaçërisht në boshtet tërheqëse, të kontrollohet akumulatori, kualiteti i antifrizit dhe të hidhet glicerinë në brava. Bora, akulli dhe temperaturat nën zero tanimë i kemi provuar sepse veçmë jemi në dimër.
Gjëja e parë që duhet bërë është të kontrollohen gomat se në çfarë gjendje janë. Fryni ato në nivelin në të cilin i përshkruan prodhuesi i automjetit, e më pas kontrolloni thellësinë e larave.

Sipas rregullave në fuqi, minimumi është dy milimetra, por në kushtet dimërore kjo nuk mjafton edhe aq. Me goma të shlyera nëpër borë jo vetëm që është e vështirësuar për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme, por edhe e rrezikshme. Prandaj është më së miri të blihen së paku një palë goma të reja.

Këtë gjë e kanë të qartë ata të cilët tanimë kanë pasur aksidente në sipërfaqe të rrëshqitshme, sepse kanë vozitur goma të shpenzuara. Sa për rikujtim rruga e ndalimit në borë me goma kualitative nganjëherë është dyfish më e shkurtër sesa kur gomat janë të shpenzuara./
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:41 pm



Këshilla për të kursyer karburant
Edhe nëse nuk keni mundësi të blini automjet i cili harxhon më pak, ka mundësi të shumta për të kursyer të holla pavarësisht se çfarë veture vozitni.
Ja disa këshilla dhe njëkohësisht edhe disa shpjegime të paragjykimeve të cilat shumica e vozitësve i kanë.

Filloni duke menduar kursimin

Kursimet më të mëdha të parave nuk vijnë për shkak të ndonjë risie teknologjike, por nga disa rregulla të vjetra: ndajeni udhëtimin me dikë. Nëse keni ndonjë mik ose fqinj, me të cilin mund të shkoni në punë dhe të ktheheni sërish me një veturë, kurseni 50% të harxhimit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që do t’u kursejë aq para. Po ashtu, nëse familja juaj ka dy automjete, atëherë voziteni atë që harxhon më pak sa më shumë që mundeni.

Edhe udhëtimi me trafik urban po ashtu mund të ju kursejë. Kjo po ashtu ndihmon edhe në uljen e ngarkesës në rrugë, ashtu që përveç vetes do t’iu ndihmojë edhe të tjerëve.

Lehtësojeni veturën

Ngarkesa në peshë është armik natyror i ekonomisë në vozitje. Andaj me largimin e gjësendeve të panevojshme, ose edhe personave, nga vetura juaj kurseni edhe karburant.

Vozitni duke kursyer

Që në start të vozitjes ju mund të kurseni karburant, duke marrë parasysh se shpejtoni përnjëherë ose ngadalë. Starti i menjëhershëm rrit harxhimin e karburantit në mënyrë drastike.



Edhe shpejtësia maksimale po ashtu luan rol. Numri më i madh i veturave janë më kursyese kur lëvizin me shpejtësi relativisht të ulët në shkallën e fundit të shpejtësisë së mundshme. Rezistenca e erës rritet në mënyrë eksponenciale me rritjen e shpejtësisë, ashtu që me rritjen e shpejtësisë, në këtë aspekt ulet kursimi i veturës. Treguesit ekonomik në tabelën e kontrollimit janë shumë preciz, ashtu që shumë shpejt do të mësoheni të vozitni ekonomikisht nëse i përcillni ato.

Parandalimi

Nëse gomat janë të fryra aq sa duhet dhe motori punon ashtu si duhet, harxhimi do të jetë i vogël. Gomat jo mirë të fryra mund ta rritin harxhimin dukshëm. Madje edhe nëse ju duket se vetura juaj lëviz si duhet, ndezja e shpeshtë e sinjalit të kuq të karburantit, mund të tregojë se ka ndonjë problem të caktuar për të cilën arsye vetura harxhon më shumë karburant.

Hapja e dritares apo klima?

Kjo është një pyetje e shpeshtë, pasi për dallim nga nxehësit të cilët shfrytëzojnë nxehtësinë e lirë të motorit për të ngrohur brendinë e veturës, klima shfrytëzon fuqinë e motorit dhe ul kursimin. Për fat të keq këtu nuk mund të jepet përgjigje se cila është më e mirë.



Nëse vetura juaj ka qëndruar në ajër, dhe e keni më nxehtë brenda se jashtë, vozitni një kohë me dritare të hapur për ta freskuar. Pastaj, kur të dilni në rrugë të hapur, mbylleni dhe lëshoni klimën. Aerodinamika është e rëndësishme në shpejtësitë e mëdha, ashtu që nëse vozitni me më pak se 60 km/orë, hapja e dritareve nuk do të ketë edhe ndonjë efekt në aerodinamikë. Kjo po ashtu varet edhe nga automjeti. Te veturat të cilat kanë aerodinamikë të mirë, hapja e dritareve do të ketë një efekt më të mirë. Por nëse keni kabriolet, do të harxhoni më pak nëse e keni veturën e mbyllur.

Mbajtëset mbi çati
Kur flasim për aerodinamikë, mbajtëset mbi çati, si shtesat për biçikletë ose për ski mbi veturë vetëm sa ju dëmtojnë, madje edhe kur janë të zbrazëta. Nëse ato i largoni, kjo do t’i ndihmojë edhe veturës të lëvizë më mirë në erë. Po ashtu hiqni dritaret kundër erës, pasi do të ndihmojnë në aerodinamikën e veturës.

Benzinë super ose normal

Karburanti me më shumë oktan kushton më pak, por a duhet ta shfrytëzoni këtë? Shumica e veturave të sotme për të cilët është propozuar super, mund pa problem të lëvizin me normal, madje edhe në periudha më të gjata pa pasoja.

Është e vërtetë se kjo ul ca efikasitetin e veturës, por jo deri në atë shkallë sa të mposhtë kursimin që realizoni me karburant më të lirë. Megjithatë, kjo vlen vetëm për veturat për të cilat vetëm preferohet super, dhe jo kërkohet domosdo. Nëse automobili luaj ka mbushës turbo ose super, më mirë është t’i përmbaheni superit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 29
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   Sat Dec 05, 2009 9:42 pm



Përgatiteni automobilin për dimër
Edhe pse moti deri tash ka qenë më shumë pranveror sesa dimëror, megjithatë automobilin duhet ta keni gati për dimrin e ftohtë dhe të gjatë. Për siguri në rrugë gjatë dimrit ekzistojnë dy lloj këshillash - më mirë t’i dëgjojmë ato - sesa të pendohemi më pastaj.
Në Kosovë, për dallim nga disa vende evropiane, përdorimi i pajisjeve dimërore është i rregulluar në bazë kohore. Kështu, nga 15 nëntori deri më 15 mars shoferët obligohen që ato t’i bartin në makinë.

Me pajisjet dimërore nënkuptohet: përdorimi i të katër gomave dimërore apo zinxhirëve në rrotat tërheqëse - megjithatë ekspertët këshillojnë që vozitësit, ndër tjera, të kontrollojnë domosdo frenat dhe aftësitë e tyre frenuese – ashtu që gjatë frenimit në rrafshinë, vetura nuk do të duhej të anonte.

Ndërrojini filtrat dhe vajin e automobilit tuaj dhe kërkoni nga automekaniku që t’i kontrollojë kabllot dhe gypat e motorit për të parë ndonjë dëmtim të mundshëm. Kontrollojini dritat, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisë - madje rekomandohet edhe kontrolli i bazës së makinës si dhe gjendja e përgjithshme e llamarinës së automobilit.

Dëmtimet e vogla të ngjyrës është më mirë të riparohen para dimrit, sepse shpesh kombinimi i kripës me baltë – që ngjiten në makinën tuaj - mund ta përkeqësojnë gjendjen e saj.

Vozitësit me përvojë nuk e përdorin kot shprehjen: "Gomat ta shpëtojnë kokën". Bashkë me frenat dhe mekanizmin drejtues, gjatë dimrit gomat janë elementi më i rëndësishëm i sigurisë. Gomat e dimrit me formën e tyre karakteristike, më lehtë lëvizin nëpër borë sesa gomat verore. Kështu automjeti do të lëvizë më lehtë nga vendi dhe më lehtë do të ndalet, respektivisht do të frenojë. Është e qartë se gomat e verës nuk do të ngjiten si duhet në borë - andaj nuk do t’ju hyjnë në punë fare.

Ofertat që mund t’i gjeni në tregun kosovar dhe te gomistët nuk janë aspak më të këqija se ato në shtetet perëndimore. Pos gomave të shtrenjta nga prodhues me renome, në tregun kosovar mund të gjendet edhe një numër i madh gomash cilësore me çmim të arsyeshëm.

Është shumë e rëndësishme që të përzgjidhet kompleti i vërtetë i gomave për automjet nga i njëjti prodhues dhe të montohen në të katër rrotat, e jo vetëm në ato tërheqëse, sikurse është “adet” te ne.

Natyrisht, nëse buxheti familjar nuk lejon blerjen e gomave të dimrit dhe në rast se ngisni nëpër rrugë të qytetit, mund të dimërohet edhe me goma universale, të cilat mund të përdoren edhe gjatë dimrit edhe gjatë verës.

Vozitësit e automobilave më të vjetër, gjithsesi duhet ta kontrollojnë gjendjen e baterisë, që të mos e sjellin çelësin kot në orët e ftohta të mëngjesit dhe të dëgjojnë “gugatjen” e makinës, apo edhe të kthejnë kokën nga ndonjë fqinjë, i cili mund t’i ketë kabllot për ndezjen e makinës.

Është po ashtu e rëndësishme që të kontrollohet edhe gjendja e fluidit në automobil. Pikësëpari uji që shërben për ftohjen e makinës. Para çdo dimri, vozitësve u rekomandohet kontrollimi i antifrizit dhe ndërrimi i tij me kohë.

Kushtojini vëmendje edhe fluidit për pastrimit e xhamit të përparmë, i cili duhet t’i rezistojë ngrirjes, si dhe kontrollojeni gjendjen e fshesave të këtij xhami dhe atij të prapmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Këshilla auto!   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Këshilla auto!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum