www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Jahjaga, Thaçi, Topi e Berisha të vizitojnë Luginën e Preshevës"!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lambiano
Anëtar/e me përvoj
Anëtar/e me përvoj


Numri i postimeve : 362
Data regjis. : 08/12/2011
Location : Earth

MesazhTitulli: "Jahjaga, Thaçi, Topi e Berisha të vizitojnë Luginën e Preshevës"!?    Sun Jan 08, 2012 9:28 pm



Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kërkojnë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës e të Shqipërisë të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

"Meqë presidenti Tadic dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëvendësish të tyre, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi, duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera, etj", theksojnë intelektualët shqiptarë të Luginës, të kryesuar nga publicisti Refik Hasani.

Një arsye tjetër për këtë vizitë, sipas tyre, është simbolika e 1 dhe 2 marsit, që këtë vit shënon 20 vjetorin e Referendumit të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën, dhe 11 vjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Konçulit që përfundoi konfliktin e armatosur të UÇPMB-së me forcat shtetërore serbe.

Intelektualët shqiptarë të Luginës apelojnë tek institucionet shqiptare në Tiranë, por sidomos në Prishtinë, që ta ngritin zërin për të rikujtuar dëbimin dhe gjenocidin masiv të ushtruar ndaj shqiptarëve në këtë rajon, transmeton Ina apelin e tyre.

Ilir Meta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm shqiptar, dy vite më parë ishte një ndër zyrtarët më të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar që vizitoi Luginën e Preshevës.
~lambiano~
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

"Jahjaga, Thaçi, Topi e Berisha të vizitojnë Luginën e Preshevës"!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum