www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova shënon katër-vjetorin e pavarësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 30
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

MesazhTitulli: Kosova shënon katër-vjetorin e pavarësisë   Sat Feb 18, 2012 5:01 am

[img][/img]Në Kosovë kanë vazhduar manifestimet me rastin e katër-vjetorit të pavarësisë. Manifestimi qendror sot u mbajt në sheshin “Nëna Terezë” ku para qytetarëve të shumtë dhe kreut shtetëror parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja Atifete Jahjaga tha se Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegoeciushëm, dhe se është një realitet tashmë i pranuar që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti, e që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme.
"Liri dhe pavarësia e vendit është fituar me angazhimin dhe punën e shumë veprimtarëve, me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe në përkrahjen dhe mbështetjen e pa kursyer të popullit të Kosovës. Kjo fitore është arritur edhe me përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare, të miqve tanë para së gjithash nga SHBA-të dhe vendeve të BE-së si dhe me intervenimin ushtarak të NATO-së për të ndalur gjenocidin dhe shpërnguljen e dhunshme dhe për të larguar përgjithmonë hegjemonizmin nga kjo pjesë e Evropës", deklaroi Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës
Nga ana tjetër Kryeministri Hashim Thaçi, kujtoi me këtë rast se pikërisht kur Shqipëria mbush 100 vjet të pavarësisë, për fat të keq, Kosova shënon 100 vjetorin e pushtimit nga Serbia. Por, për të arritur deri te dita e pavarësisë, Thaçi tha se është dashur të përpjekje njëshekullore.
"Shteti i Kosovës është një përpjekje një shekullore e brezave, e brezave të qytetarëve dhe veprimtarëve të Kosovës, ata veprimtarë që në asnjë rrethanë nuk u ndalën, nuk u pajtuan me robërinë dhe pushtimin nga Serbia në Kosovë. Serbia erdhi në Kosovë për të ushtruar dhunë, qëndroi duke ushtruar dhunë për 100 vite, por u deshën përpjekje të një pas njëshme të qytetarëve të Kosovës, prej vitit 1912 për të vazhduar edhe më gjatë, edhe pas luftës së dytë botërore mu në këtë shesh me organizimin e protestave dhe demonstratave për Kosovën shtete, edhe në vitit ‘68 edhe në ‘81 pastaj në edhe në ‘88 dhe ’89, edhe me rezistencën politike dhe qytetare në vitet ’90 - ‘97, për t’u kurorëzuar me luftën heroike të UÇK-së ", tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Për pavarësinë e Kosovës, deklaroi Thaçi kontributë të jashtëzakonshme kanë edhe shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, ndërsa nuk ka harruar të çmojë lart edhe kontributin e diasporës. Ndërkohë gjatë ditës Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur kurora lulesh para varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova ndërsa ka vizituar edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, si dhe Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan. Me rastin e katër-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe drejtuesit e tjerë shtetërorë kanë marrë një numër të madh telegramesh urimi nga udhëheqës shtetesh të ndryshme dhe nga personalitete të tjera përfshirë dhe presidentin amerikan Barak Obama. Isuf Kadriu




_________________________________________________________________________


Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë...por mënyra e udhëtimit ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Kosova shënon katër-vjetorin e pavarësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum