www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 (Tregim i një Dashurie të humbur)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve: 2045
Data regjis.: 29/09/2009
Location: Prishtinë

MesazhTitulli: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Tue Oct 27, 2009 8:30 am

Tregim i një Dashurie të humbur)


NË PARK
(Tregim i një Dashurie të humbur)

Lulja vuante shpirtërisht,por këtë askush nuk e dinte.S’kish guxim t’i tregojë asnjërit këtë çka ajo ndjente.Kishte turp prej babës dhe nënës,turp prej gjith botës.Vuante dhe vuajtjes së saj nuk i gjente shërim.Dita më ditë tretej si qiriu.Apetit për të ngrënë nuk kishte.Gjumi s’e merrte dhe dëshira për të jetuar në vetmi ishte shtuar pa masë.
Përditë rrinte në parkun e qytetit. Ulej në një shkëmb dhe krejt e shqetësuar dhe e shkujdesur vështronte poshtë e lartë dhe thithte pa ëndje erën e luleve shumengjyrshme. Herë herë shfletonte një libër,këndonte një roman.

Mos ishte valle ai roman,që e kishte bërë të vuaj? Ndoshta.Jo,ajo vuante prej dashurisë.Para disa muajve rasësisht ishte njohur me një djalë të ri. Fisnik – e kishte emrin.Ishte mjaft i pashëm dhe tepër i sjellshëm. Lules, Fisniku iu kishte ngulur në zemër, e pëlqente, e donte, por megjithqë kishin biseduar shumë herë, nuk kishte pasur guxim që t’ia çfaqte ndjenjat e veta. Kishte turp, madje nuk e ndinte se a ndjente edhe Fisniku si ajo. Bisedojshin vetëm për të tjerët dhe kurrë për vehte.
Lules nuk i durohej më. Me çdo kusht duhej t’ia çfaqte atë që ndiente. Në takimin e parë, mbas disa muajve kishte vendosur:“të dashurojë me gjithë zemër“, prandaj pritte.

Në të hyrë të parkut u duk Fisniku. Ishte me një femër. Ajo ishte e veshur mirë, dukej simpatike dhe mjaft tërheqëse. Duke ecur krah për krah me Fisnikun, qeshte dhe bisedonte ëmbël. Lulja që rrinte vetëm në shkëmb ua tërhoqi vëmendjen, prandaj drejtuan hapat kah ajo. Kur Lulja pa se Fisniku po vinte i shoqëruar prej një vajze menjëherë e rroku gjelozia, u zverdh në fytyrë, libri i ra prej dore dhe mezi mbajti lotët.
-A ti qenke Lule? Ka kohë që nuk jemi pa. Si ke shkuar me punë?Pse po dukesh e shqetësuar? – pyeti Fisniku.

Jo, kot, s’kam gjë, vetëm m’erdhi si çudi kur të pashë me….
Si! Nuk njiheni? Po të prezentoi me motrën time…
Motër e ke? Mua më shkoi mendja se mos e ke dashnore,- dhe uli kokën prej turpi.
Ishim nisur për te e fejuara e vëllaut. Fisniku ka më gadi një muaj që është fejuar. A ka më tepër Fisnik?!- foli Drita-motra e Fisnikut.Po, sot mbushet një muaj, që kurse jam fejuar. A po vjen edhe ti Lule bashkë me ne?Dëshiroj me të njohur me të fejuarën time ? Me një gjysmë zëri, Lulja e pyeti: ”Si e quajnë të fejuarën tënde? A është e bukur… oh e shkreta unë”-përshpëriti në vehte.

Lulja humbi krejt vemendjen.Djersë të ftohta filluan t’ia mbulojnë ballin. S’dinte si të flas më. Humbi drejtpeshimin dhe u shtri në shkëmb.Drita vrapoi për t’i ndihmuar…!

Çfarë ke Lule? Fol,mos mbaj gjë të mshefët,i tha Fisniku duke i mbajtur kokën me të dy duart.
Ah, Fisnik! Shpirti im vuan dhe jeta ime hecë si një rreke e turbullt. Ndjej diçka për ty. Nuk mund të tregoi mbresën e madhe të zemrës s’ime. T’adhurojë për së tepërmi dhe prej teje s’kisha për t’u largura kurr. Fëtyra jote dhe sjellja jote më bënë që të mendoi për ty.Të dashurova, por kot.Ti qenke fejuar. Fisniku e ndëgjonte me mallëngjim.

Më fal Fisnik. Mos i trego kujt për marrëzinë time!
Jo, Lule! Nuk është marrëzi pse dashuron. Ti je e pastër dhe e sinqertë. Ashtu si më dashurove mua, dashuro një tjetër. Turpi nuk na la që të mirremi vesh me kohë. Unë ia fala zemrën tjeterkujt. Kujtimi Yt do të më mbetet i paharrueshëm…

Ah,Fisnik! Një luftë të madhe ndjej në shpirtë. Kam dhimbje. Kam frikë. Sytë po më njomën prej vajit. Më ka hy një tmerr, një dhimbje… S’kishin kaluar shumë ditë, e Fisniku duke kaluar rrugës ku e kishte shtëpinë Lulja, vuri re se dritaret ishin mbuluar me një perde të zezë… Dy pika lotë i rrëshqitën prej sysh. Ishte përshëndetja e fundit e tij për Lulen e turpshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve: 14527
Data regjis.: 30/09/2009
Age: 28
Location: Kalimtare ne rrug te gjata....

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Mon Nov 02, 2009 10:24 am

lamyy don me lan ap gjum aaa cry
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve: 1698
Data regjis.: 25/10/2009
Age: 26
Location: ne ferizaj

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Tue Nov 03, 2009 1:11 am

tregimi te renda qe perfundojne me ndarje edhe fundi vjen edhe me keq ndoshta duke e vra vetin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
KaTiLe
DJ Ylliehana
DJ Ylliehana


Numri i postimeve: 11862
Data regjis.: 07/11/2009
Age: 29
Location: Ne rruge pa kthim..

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Sat Nov 21, 2009 11:00 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve: 17104
Data regjis.: 11/11/2009
Age: 25
Location: Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Fri Aug 20, 2010 11:20 am

Djali: Zemer, duhet të bisedojmë.

Vajza: Agon, cka deshiron të thuash.

Djali: Ka ndodhur dicka...

Vajza: Cka? Cka nuk është në rregull? A është dicka e keqe?

Djali: Nuk dua të të lendoj zemër.

Vajza: *Mendon* o Zot, shpresojë të mos më ler...unë të dua aq shumë.

Djali: Zemër, a je aty?

Vajza: Po, jamë këtu. Cka është aq me rëndesi?

Djali: Nuk jam i sigurt se a duhet ta them...

Vajza: Ti vec më ia fillove, pra të lutem më trego...

Djali: Unë po largohem...

Vajza: Zemër për cfarë je duke folur? Unë nuk dua që ti të me lesh, unë të dua.

Djali: Jo ashtu, unë jam duke u shperngulur diku larg.

Vajza: Nuk mund ta besoj keteë.
BABAI (Ngre telefonin tjeter i nderpren & bertet i mllefosur FIONA! Cfarë të kam then për bisedat me djem?!!!... Largohu nga telefoni i mallkuar!! Dhe leshon ndegjusen)

Djali: Wow, babai yt tigellon shum i mllefosur

Vajza: Ti e din se si behet ai por une nuk dua qe ti te shkosh.

Djali:A do te ikje me mua.

Vajza: Zemer, ti e din qe do ta beja, une do te beja cdo gje per ty, por nuk mundem...Ti nuk e din se cka do te ndodhte po te ikja. Babai im do te me vriste.

Djali: *I pikelluar* Ne rregull eshte...Une te kuptoj...ma merr mendja...

Vajza: *Duke menduar* Nuk mund ta besoj se cka po ndodh.

Djali: Dua te te jap dicka sonte, sepse do te nisem ne fluturimin 1-80 ne mengjes, keshtu qe kam nevoj te te shoh tani.

Vajza: Ok do te ik & te takoj ne park.

Djali: Ok takohemi atje pas 20 minutash.

(Ata takohen ne parkun e afert, te dy perqafojne njeri tjetrin. Dhe ai i jep nje shkrim)

Djali: Ja kjo eshte per ty. Mua me duhet te shkoj.

Vajza: *Lot* (Fillon te qaj)

Djali: Zemer, mos qaj ti e din qe un e te dua..Por une duhet te shkoj.

Vajza: Ok (Fillon te ec).

(Ata kthehen ne shtepi. Dhe Fiona fillon ta lexoj letren qe ai ia dha.)
Thot...

"Fiona,
Ti sigurisht tanime e din se une po shkoj, e dia se do te ishte me mire po te shkruaja nje leter qe ta spjegon te verteten se sa une kujdesem per ty. E verteta eshte se une kurr nuk te kam dashur, une te kam urryer aq shume, ti je bushtra ime dhe kurr mos e harro kete. Mua kurr nuk me kan interesuar gjerat tua,kurr nuk kam dashur te bisedoj me ty dhe te jem me ty.Ti me te vertet nuk e ke iden se sa une te urrej.
Tani qe po shkoj mendova se ti duhet ta dish se une te urrej, bushter. Ti kurr nuk ke bere gjen e duhur dhe nuk ke qen aty. Mendoj se kurr nuk do te urrej dikend aq sa te urrej ty. Dhe nuk dua te te shoh me deri ne fund te jetes, nuk do te me mungojn puthjet e tua,nuk dua te perqafohemi si me pare. Nuk do te me mungosh te premtoj. Ti kurr nuk e ke pasur dashurin time dhe mbaje ne mend kete. Bushter ruaje kete leter sepse mund te jete gjeja e fundit qe ke nga une. Une te urrej aq shume. Nuk do te lajmrohem bushter...Mirupafshim.
Agoni

(Fiona fillon te qaj, e hudh letren ne shport & qan me ore te tera)
...Kalon nje dite, ajo eshte e pikelluar, e depresionuar dhe ndihet aq e vetmuar...Ateher marr nje telefonat...

Shoqe: Si po ndihesh?

Vajza: Nuk mund ta besoj se ndodhi kjo...une mendiva se ai me dashuron.

Shoqe: Oh, reth asaj.Agoni me la nje porosi para disa ditesh. Ai me porositi te te them te shikosh ne xhepin e palltos tende ose ashtu dicak...

Vajza: Umm...OK.

(Ajo gjen nje cope leter ne xhepin e saj.)

THOT:
Zemer shpresoj ta gjesh kete para se ta lexosh letren time. E dija se babi yt mund ta lexoj, prandaj ndrrova disa fjale...
Urrejtje = Dashuri
Kurr = Gjithmonë
Bushter = Zemer
Nuk do te = Do të
...shpresoj të mos e kesh marr seriozisht atë sepse une të dua me gjith zemren time dhe ishte shumë e veshtir te të le per ketë arsye deshta qe ti te ikesh me mua...
Agoni

Vajza: O Zot është një leter...Agoni më dashuron. Duhet ta ket leshuar në xhepin tim kur më përqafoi. Nuk mud ta besoj se sa e marr jam.

Shoqe: OK por une po ik...Lajmrohu më vonë.

Vajza:*E lumtur* OK une do të jem në shtepi duke pritur që zemra ime të më lajmrohet.

FIONA ndez televizionin...
(Lajmet) Është rrezuar nje aeroplan. Më shumë se 47 djem te rinjë vdiqen, ende jemi në kerkim të mbijetuarve...Kjo është një tragjedi që kurr nuk do të harrohet. Ky aeroplen ishte fluturimi 1-80...ishte duke shkuar në drejtim te një shkolle për djem.. thot gazetarja".
(Ajo ckyc televizionin... 3 ditë më vonë, ajo bën vetëvrasje, përshkak se Agoni ishte i vdekur & ajo nuk kishte arsye pse të jetonte...)
...Një ditë më vonë cingrron telefoni. Nuk lajmërohet askush.Ishte Agoni ai u lajmërua për të lën një porosi. "Është Agoni, ma merr mendja se nuk je në shtepi, u lajmrova të të tregoj se jam gjallë. Më iku aeroplani sepse duhet të takoja edhe një herë të fundit. Pra shpresoj se nuk je merakosur. Do të qendroj përfundimisht.
...Pas disa ditesh Agoni kuptoi se Fiona ishte e vdekur kështu që edhe ai bëri vetëvrasje!!!!!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Malësor
Poeti Forumit
Poeti Forumit


Numri i postimeve: 4383
Data regjis.: 06/04/2010

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Fri Aug 20, 2010 11:58 am

E doja si i çmendur, por me pas mbaroi gjithçka...

Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja fitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren

Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret


Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Prishtina. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi djema, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.

Ne mbremje fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.


Shkolla mbaroi.
Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne nje fshat te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Fshat sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga aj fshat dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Fshati une isha ne Prishtin te familja Qendrova 1 jave ne Prishtin per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Prishtina me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Malesor dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?

Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa mua

Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga Fshati ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne fshat. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Fshat kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........

Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Malesor une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote i dashur u be ti harrojme.

Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon ose te them ?? une te dua, Ate mos e prit nga une. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bë qka u bë
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve: 6018
Data regjis.: 13/08/2010

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Fri Aug 20, 2010 12:26 pm

po pra ose te na duan,ose te mos na duan fare,nuk ka aty kili-vili,qyy bravo Mergimtari ashtu punojne burrat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Fidani-Lip
dreqi-ME-PATIKA
dreqi-ME-PATIKA


Numri i postimeve: 4271
Data regjis.: 03/12/2009
Age: 30
Location: ne toke

MesazhTitulli: Re: (Tregim i një Dashurie të humbur)   Wed Jan 18, 2012 3:43 am

ah qetu gjaki tej ne fyt e lot po shkojka ah ma se miri si une HEKNE DAMARIN E DASHNIS krjete hahahaa

_________________________________________________________________________


Mos lejo qe gjerat e vogla te prishin nje miqesi te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

(Tregim i një Dashurie të humbur)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria :: Tregime të ndryshme-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create your blog
YlliehanaForum