www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Puthja, 16 fakte interesante qe nuk i dinit!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ARIEL
i/e Përjashtuar
i/e Përjashtuar


Numri i postimeve : 2612
Data regjis. : 02/12/2009
Age : 32
Location : Aty ku zemra ime ndjen me shume dashuri,,knaqesi dhe lumturi

MesazhTitulli: Puthja, 16 fakte interesante qe nuk i dinit!   Thu Dec 10, 2009 11:08 pm

Gjithkush duhet të dijë të puthë. Por
çështja është: I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet
interesante rreth puthjes? Është e mirë, apo e keqe mënyra se si ju
këmbeni puthjen? Çfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të
ndrsyhëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët? Çfarë të rejash
të tjera mund të mësoni? Më poshtë ju do të lexoni fakte nga më të
çuditshmet për puthjen. 1.

Një akt puthjeje vë në veprim 29
muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një
ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë.

2.


dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa
lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale,
proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i
këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e
imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas
bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt
sëmundjeve të ndryshme.

3.

Si rregull, 66 përqind e
njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet
duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë
këmbimit të puthjes.

4.

Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.

5.

Një
puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje
franceze ( me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë
se 5 kalori.

6.

Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve.

7.

Mendohet
se burrat që i puthin gratë për t’i përshëndetur para se të dalin nga
shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të
tjerët që s’e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e
dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë
mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për
aksidente rrugore.

8.

Një puthje pasionante për 90
sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të
pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton
një minutë nga jeta e personit.

9.

Puthja franceze
është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë. Nuk janë vetëm buzët
që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje
pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.

10.


ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve,
ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen
specifike të tyrte, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të
bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me
frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt
puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të
njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe
gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në
përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy
minuta.

11

Puthja në publik është zakonisht e
papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje
tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të
tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk
miratohet, ajo quhet një zakon i çthurur i perëndimorëve. Ndërsa për
adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’70, puthja
në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë,
domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur
një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të
shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk
puthen në buzë për më shumë se një sekondë.

12.

Trupat e personave të
angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se
morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur
partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë,
ndërsa janë duke bërë këtë gjë.

13.

Të puthurit mund t’i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato.

14.

Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.

15.

Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.

16.

Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romatike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: Puthja, 16 fakte interesante qe nuk i dinit!   Wed Aug 18, 2010 10:24 am

ndjenje qe te nxite ne kulmin e veprimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Puthja, 16 fakte interesante qe nuk i dinit!   Sat Aug 21, 2010 9:03 am



Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Puthja, 16 fakte interesante qe nuk i dinit!   Today at 5:48 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Puthja, 16 fakte interesante qe nuk i dinit!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum