Sir Richard Brenson, miliarderi britanik dhe pronar i kompanisë „Virgin galactic”, ka prezantuar në bazën ajrore e të gjithësisë të ushtrisë së SHBA-së në shkretëtirën Mohavi fluturimin e parë komercial për fluturim në orbitën e Tokës. Bileta për fluturim dy orësh me këtë fluturake të quajtur “spaceship 2” kushton 200 000 dollarë. Ani pse fluturimi i parë me të parashihet të realizohet në vititn 2011, athë janë shitur rreth 300 bileta anembanë botës për udhëtim të tillë.
“A nuk është kjo fluturakja më seksi e prodhuar ndonjë herë?” ka pyetur Brenson mysafirët e mbledhur në promovimin e “Spaceship 2”, në mesin e të cilëve ishin edhe Arnold Schwarcenegger dhe Bill Richardson, guvernatorë të Kalifornisë dhe Arizonës, shtete amerikane këto në të cilat shtrihet shkretëtira Mohavi.
“Spaceship2”, deri në lartësinë prej rreth 20 kilometrash mbi tokë do të bartet nga avio-platforma “White night 2”, në mënyrë që pastaj të vijojë të fluturojë vet deri në 110 kilometra lartësi nga Toka, që do të thotë dhjetë kilometra mbi atmosferën e Tokës. Bileta për udhëtim me këtë fluturake është 200 herë më e shtrenjtë se bileta e fluturimit normal nga Londra deri në Los Angeles, por të interesuarit për këtë fluturim 110 km mbi sipërfaqen e tokës janë të gatshëm të paguajnë 200 mijë dollarë në mënyrë që për gjashtë minuta, të përjetojnë gjendjen e papeshë sikur kozmonautët në gjithsë.
Fluturakja ka gjashtë vende për udhëtarë dhe dy pilotë.
Brenson ka ndërmend që turistëve t’iu vë në dispozicion pesë fluturake “Spaceship2” me avion-platforma, kurse shpenzimet e përgjithshme për këtë projekt sillen rreth 400 milionë dollarë, ndërsa pronari planifikon që brenda vitit me to të udhëtojnë 5 000 udhëtarë.