www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi "Te Dua "

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 10:18 pm

First topic message reminder :

DJAL APO ENGJULL


Djal apo engjull
dashuri apo hidherim
shum debate per te folur trishtim
shum e fort per te falur gezim
genjeshtra duke genjyer
vetem per nje dit me te mir
hidheime per gjith atoo
qe prekin nderin tim
lumturi per gjith ato qe kerkojn
ndihmen time
lotet e NESES TIME
krenarija e VLLAUT TIM
E BIJA E NJE NENE JAM AJO QE JAV FALI RESPEKTIN TIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:27 pm

Ndryshe

Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe..,
Alternuar neper jeten drite e terr,
Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
Nuk e di se si, nga c’porte valle
Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
Tingujt ndryshe rendin si ujvare...
E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
Por … asgje nuk eshte si me pare…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:27 pm

Unë dhe Ti…


Sa larg! Ndoshta gjithmonë mes nesh ka qene kjo largësi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrë
se ishim prane te dy.

Jam larg! Në ndjenja e mendime as unë nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranë kur ty të kam qëndruar
s’kam qenë aspak këtu.

E ku është pikëthyerja? Në cilat labirinte ngeci ndonjë vështrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:27 pm

Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.

Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur..,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:27 pm

Sikur një ditë…

Sikur një ditë të mos jesh më në jetë
çdo të bëhesha vallë?
Ç’metamorfozë tmerri do të pësonte
trupi dhe shpirti im?
Ç’hije monstruoze do të përpinin
diellin…?
Ç’fuqi e paimagjinueshme,
cila perëndi e plotfuqishme
do niste të belbëzonte enigmën e të duruarit
të mosqenies tënde…?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:28 pm

Më thuaj…

Rastësisht
emrin e dashurisë ke marrë ti?

Është shndritur
nga mijra drita verbuese imazhi yt
dhe gjithë këto drita
të ndezura nga fantazia ime,
jo nuk më lënë
Të të shoh qartë…

Pa e ditur mirë vlerën tënde të vërtetë
të dashuroj…

Thuamë: E jotja vallë është kjo meritë,
a dashurisë i takon…?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:28 pm

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:28 pm

Kohe per ty...



Te gjej kohe per ty…? Nje nocion pa kuptim,

Sepse cdo minute je thelle shpirtit tim.

Je i gjithe kuptimi i jetes qe rend,

Edhe kur emrin nuk mund ta permend



Je dita e bukur ose e zymte dhe me shi,

Je nata me endrra , me ankth a qetesi…

Ne tinguj mesazhesh, ne fjalet pastaj,

Je gjithe dashuria me forcen e saj.



Je ketu kur perpiqem mes rreshtash te ndjej

Dhe kur me pak fjale gjithshka te rrefej.

Edhe kur nuk flasim, dhe kur e bejme “roman”

Ta dish qe nga ty asgje nuk me ndan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:28 pm

Dashuria dhe urrejtja



Dashurine e adhuroj dhe e dua,

Ata qe dashurohen, gjithashtu…

Dashurine – se eshte Zemra e Zotit mbi mua,

Te dashuruarit – se zhdukin mekatet tek ju.



Dua fjalet e embla dhe shtigjet e dashurise,

Por dhe ankthet a dhimbjet qe ajo kalon.

Lotet, pendimet, rrugen drejt lumturise

Drite e paperenduar e Parajses qe s’mbaron.



Urrejtjen e urrej dhe e perbuz.

Ata qe urrejne te jene sa me larg nga ne.

E urrej se eshte nate e zeze dhe dite me muzg

Se djalli eshte fshehur pas qiellit te saj plot re.



Zonje e genjeshtres, perandore e ligesise

Droge dhe dhimbje qe pafund vret.

Humnere qe gerryen shpirtin, ne dhimbje braktis.

Pafundesisht mbyt jeten ne helmin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:29 pm

Një Lot


Syt e mi më jan shterr
Fytyra ime më është bër një mask
Me vite gjat luft
Me vite gjat qetsi
Me vite gjat urrej vetëvetën
Mu kan bër mua shum gjat
Rrotull një pik loti mbi faqe më pikon
Një lot mërzije
Për at se jeta ime nuk ishte ashtu si mendova
Një lot vetmije

Për at që un vetëvetën e kam mbyllur
Një lot dhimbje
Që un m’brenda e ndjej
Një lot shkretëtije
Që un ather skam mujtur ta përballoj
Një lot që ska fuqi
Për at që un ather ska mujtur ta ndryshoj
Një lot që hesht
Për të gjitha që mua më kan vra
Nje lot që frigohët për të gjitha reth ti
Një lot që mban shum emocione
Që un ather skam mundur ti për mend që un si kam ndijer
Që un nuk desha ti ndjej
Që un nuk kam mundur ti qes jashta qe skam dasht ti qes përjasht
Por edhe ai lot kishte qen i shumtë…

Por mir prej një loti ndryshuan të gjitha
Një nga një vin fjalët
Që tregoj se kush jam un
Një nga një vin emocionet
Që tregojn se qka ndjej un
Një nga një pikojn lotët
Që tregojn se un jam një njeri dhe që maskën time e thejn
Lot që mua më shpetuan…

Bjen rrotull një pik loti mdi faqën time
Një lot për të gjitha emocionet e bukura
Që un tash u mësova ti ndjej
Një lot që mua më qel
Nje lot që ësht përplot lumturi
Për at se jeta mundet me qen e mir
Një lot që un tash përnjëmend jetoj !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:29 pm

Sa kenge....

Sa këngë u kënduan për ty
sa vuajtje të kthyera në poezi
sa lot i derdhur në heshtje
dhe ti ironike buzëqeshje

Me brishtësinë e tyre, disa për ty dhanë jetën
ata që mbetën gjallë si qeri u tretën
Të tradhëtuar nga shpresa, të lodhur nga fati
të kërkuan ty, dhe i mbuloi mëkati

Si su ngope vallë, ç'do gëzim na e gllabërove
Zoti na krijojë e ti na robërove
Ah moj e pashpirtë, ti kurrë s'ke ekzistuar
mbete në ç'do brez, thesar i pa zbuluar

Të gjithëve na prangose
Askujt si jep liri
Ti mbretëreshë fantazme
Me emrin DASHURI !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:29 pm

Me kujto...

Në më kujtofsh ndonjëherë
mallë për mua po të ndjesh
unë të pres si të kam pritur
dhe ti e di ku të me gjesh

Unë, s'ka orë mos të të kujtoj
dhe kam mallë për sytë e tu
por nuk di ku të të kërkoj
të të them sërisht Të Du!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:30 pm

DIKUR....

Dikur ishim dy të huaj
Jo se na mungonte dashuria
Po tjetër kush na kish ngatërruar
Dikur vuanim e mallkonim njëri-tjetrin pa pushim
Të dy kishim mallë në shpirtë
Se na kishin ndarë pa dëshirë
Dikur dhe vdekjen njëri-tjetrit ja uronim
Aq më shumë ditët kalonin
Aq më shumë veten lëndonim
Por zoti është i madh gjithkund ka dhënë drejtësi
Dhe s'mundi të lejojë...
Që dy të dashuruar të kenë lot në sy!
Zemrave të liga rrugën ja tregon
Atyre që kan durim dhe vuajtje
Parajsën e dashurisë ju ofron.!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:30 pm

VUAJTJET E HESHTURA


Netet E Vetmise
Reth Kujtimeve
Te Dashuris

i Vetmuar
Ne Mergim
i Larguar
Nga Dashuria
e Shpirtit
Tim

Ne Mergim
Ka net vetmie
Ka lot
Dashurie

TE gjith Lotojne
Se jan te Vetmuar
Te Gjith Vajtojne
dhe jan te pikelluar

Dikush qan
Se eshte i vetmuar
Dikush qan
Sepse eshte i permalluar

Ne Netet e Vetmis
lag Miqeve
Dhe Shoqeris
E ndihej
Piken e mallit
QE me ka len
larg Dashuris.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:30 pm

PSE???

Pse më the të dua, kur s'më deshe dot?
Pse zemrën ma kërkove, kur se mbaje dot?
Pse loze me mua?
Pse më lëndove kaq shumë, apo s'të bëhej vonë?
S'të interesonte që një vajzë si unë me gjithë shpirt të dashuronte?
Pse loze me mua, të lutem më trego?

Mos më lëndo më shumë se kaq
e di që spo mërzitesh që po vuaj
Lotë po derdh,
por ta dish që një ditë do më kërkosh
Por do jetë vonë
se e dikujt tjetri do jemë
dhe mall për ty, më kurrë nuk do kemë!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:31 pm

Tani unë vuaj
dhe a do vdes se di
Dhe në vdeksha
le të vdes kur ke datëlindjen ti!

Tani jetoj një jetë
që ndoshta sja vlen të rrosh
kur të pish gotën e shampanjës
me shoqërin përqafuar
do shfaqem unë me sy të pikëlluar.

Atëherë do të pendohesh
se një zemër vrave
ëndrrat e një vajze
përmes i çave!

Më vonë do ta kuptosh
se je treguar zemër hekur
Por atëherë zemra dhe shpirti im
do kenë vdekur...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:31 pm

Me mungon


Dhembja ne gjoksin tim

me rendon shum per ty

kur malli me buzeqesh,

dhe ne zemer po me rri.


Ka zen vend dhe nuk luan dot

qe me ben syrin me lot!

qe me dridhet buza e that,

shpirti digjet flake-flake.


Shum rend qenka keshtu t'jetosh!

me dhembje, mall, e dashuri

perse zemra nuk gezohet dot,

perse shpirti rrin n'vetmi.


Kur ti lexosh keto rreshta

mendo se jam afer me ty

te tregojn shkronjat e zeza!

sa me mungon mua ti.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:31 pm

PUTHJE ME MALL

Gjendem prane teje, sa lumturi!

Cdo gje e zeze rikthehet bardhesi,

fytyra jote embel me buzeqesh,

mallin e pikelluar e shkrin mes nesh


Kur te shoh ne sy, lundroj ne mendim,

kur te prek doren, humbas ne harrim,

shpejt ti me perqafon fort e pafund,

do te me flasesh, por fjala smerr kuptim.


C'rendesi ka, se cdo te thuash,

te rrembeje, te puthe, te puthe, e dashurruar,

me zjarrin, me ndjenjen qe vlon ne shpirt,

sa emebl, e pafund, kjo puthje e brishte!


Te lumtur te dy ne kete bote jemi ne,

te zjerrte, te ndritshem, me zemren rrufe,

te dashuruar, te dashuruar si te marre,

e embel kjo puthje, e gjithe puthja mall !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:31 pm

I heshtur ne cepin e dhomes

me nji bllok te vogel ne dore

qendronte e ndonjte pa fjale

kjo zemra ime e lenduar..!!


Edhe bllokun e hapa me ngadale

dicka kerkoja pa kuptime

me duket se ti je aty

dhe un te flas me shpirtin time..!!


Por ti pa pritur me zhdukesh

dhe as pergjigje nuk me kthen

dhe un kerkoj faqen tjeter

noshta aty do te te gjej...


Aty lexoj dy fjal

dhe lotet dote si mbaj

te te them "Te Dua" shum

dhe te lutem kthehu ne jet.!


Dikur aty

kishe shkrujt ti

tani un bashke me dhimbjen

e mbaj ne zemer sic me ke then ti..!


E mbaje aq pran zemres

shtrrenguare thell ne shpirt

se ty dua te kthej ne shpirtin time
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:32 pm

Gjithmone Une dhe Ti

Sonte ndihem vetëm,

nuk kam gjumë në sy.

Shikoj lart në qiell dhe

lutem vetëm për ty.

Vetëm një ënderr,

vetëm një dëshirë,

vetëm një lutje,

kam për perëndinë......

E di sa më do,

aq të dua edhe unë ty.

Por largësia është shkaktar,

që sjemi bashk ne të dy.

Mos lejo largësin zemër,

të të shtyj në pikllim,

kur e di se dashuria jone,

nuk ka përfundim.

Mos lejo largësine,

të bën as te dyshosh,

se në jetën time

vetem TI do egzistosh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:32 pm

KU PO ME QON DASHURIA IME?

Ne rrugicat e ngushta,
Ku shtepite me brryl shtyjne njera-tjetren,
Ti vrapon pas puthjeve te humbura
te ne heshtjen deshperimin tend!

PO TI, KU ISHE DASHURIA IME?
Ne pyellin pa fund te pishave te blerta,
ku rete behen bore dhe bora behet re,
ti nderon gezofin e fjaleve te vjetra
dhe lehte meson gjuhen e nje zemre te re.

PO TI, KU SHKON,DASHURIA IME?

Me ke marre zvarre, si te ishe bishe
e ne sheshe te medha ulurimash m'ke perplasur
ma rras ne dore pishtarin dhe me the: Shikome!
Ne shpirte me fte zjarrin dhe me the: Digju!

PO KU PO ME CON, DASHURIA IME?
A do takoj ndeken ne fund te lodhjes,
apo do t' me thuash lamtumir kur te jemikrejt pran teje.
Mos kerko te me vertishesh embel gjer ne marramendje,
e nen tangon e mashtrimit t' me zhysesh ne gremine?
Po ku do t' me çosh, dashuria ime? Ku?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:32 pm

E dua syrin tende,
te me shikoj vetem mua.

E dua zemren tende,
te rrahi vetem per mua.

E dua trupin tende,
te bjere vetem mbi mua.

I dua buzet e tua,
te me puthin vetem mua.

I dua fjalet e tua,
te me flasin vetem mua.

I dua te gjitha pjeset
e trupit tende,
te meperkasin vetem mua.

Por mbi te gjitha keto,
vetem " TY Te Dua''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:33 pm

Flinte dashuria,
Flinte ne zemren e fjetur.
Flinte pa u ndjere , e heshtur.
Ku i dihet....
Ndoshta shpresen per zgjim,
ne gjume e kishte gjetur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:34 pm

Endrra Ime....

Pas dritares të kam ndjekur
nëpër rrugët me asfalt
ishe ëndrra, ëndrra ime e gjatë

S’më ke folur kurrë një fjalë
gjithmonë kokën pas ke kthyer
e pas xhamash, prap ke mbetur

Kur pe veten në vetmi
dashuria ishte tretur
ateherë unë ika larg nga ti
e bukur pas xhamash
o prap ke mbetur

Zemra ime u mbyll
u mbyllën edhe sytë
tani asgjë e hapur
të pata thënë…
dikur të kam dashur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:34 pm

Te dua sepse jeta ime je ti...
Te dua se me jep drite dhe dashuri.
Te dua se je me i bukri perfytyrim,
Te dua se je me mua nga mbremja ne zgjim...

Neper ditet dhe netet e mia ti vjen
Ne gjithe universin me kerkon dhe me gjen
Je kenga e jetes qe kurre nuk mbaron
Kur stepem je endrra, kur qaj me qeteson.

Je shikimi i vrenjtur kur bej marrezi
Je puthja e embel mbi floket e mi
Je trokitja e zemres, thelle vetes te ndjej
Je Drita Udheheqese e Zotit ne qiej.

Ti je nje menyre per te hyre atje
Ne ate qe njerezimi si Parajse e sheh
Me zerin e embel me ndez shpirtin tim,
Me fjalet magjike me fal dritherim.

Ne ndjenjat e tua vec une jam, e di!
Ne endrrat e mia ke vend vetem ti…
Me forcen e zemres qe ke je AI
I vetmi ne bote qe me fal dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:34 pm

Per ty...

Lexoj - edhe fjalet e humbin kuptimin...
Se pesha e rende aspak s’te shkon ty.
Nga zemra do doja te hiqja trishtimin,
Do doja tani te te shihja ne sy...

Vec kjo do me bente serishmi te qete,
Buzeqeshur serish ngado te kerkoj...
Me bej te shoh prape nje fraze te nxehte
Dhe oret pa drite krejtesisht t’i harroj...!

Me bej te te shkruaj me vargje tani...
Me bej te krijoj edhe kur nuk dua.
Do doja nga ti pergjithmone embelsi,
Do doja te jesh me i shtrenjti per mua...!

Por une jam prej zjarri, kujdes me pohimet..!
Te digjem gjithmone - vec fjala me ben.
Nese te afrohem nuk pres afirmimin...
Me puthje do vij te rrembej shpirtin tend..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Today at 9:32 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi "Te Dua "

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum