www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi "Te Dua "

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 10:18 pm

First topic message reminder :

DJAL APO ENGJULL


Djal apo engjull
dashuri apo hidherim
shum debate per te folur trishtim
shum e fort per te falur gezim
genjeshtra duke genjyer
vetem per nje dit me te mir
hidheime per gjith atoo
qe prekin nderin tim
lumturi per gjith ato qe kerkojn
ndihmen time
lotet e NESES TIME
krenarija e VLLAUT TIM
E BIJA E NJE NENE JAM AJO QE JAV FALI RESPEKTIN TIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:35 pm

Për një engjëll…


Engjëll, ditëve dhe netëve endesh mes kujtimesh,

Mëngjeset, mbrëmjet vijnë e ikin dhe ti je aty…

Rastësisht një dite me shi, hyre dhe në botën time

Idhull i një shpirti të lënduar, që më flet për ty.



Hera – herës të mendoj si do ishe sot, tani…

A do të më buzëqeshje? Ndoshta ne do ishim shokë!

Zoti deshi që të rrije pergjithmonë një fëmijë…

Ikur ëndrrash, shpresash, dhimbjesh, një engjëll je ti.

Regëtin në buzëmbrëmje lot dhe dhembshuri,

I mbrojtur nga dashuri zemrash, dhe nga dhimbje plot...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:35 pm

Ti s’je..?


Ti s’je dhe unë po pyes zemrën time
përse trishtueshëm derdh lot?
Përse u harrokan kaq shpejt mijra dhimbje,
a ndjenja të shkuara kot?

Do doja në netë harrese të hidhja,
por s’mundet të ndodhë kështu.
Ti s’je dhe unë mes yjesh të qiellit
plot ethe kërkoj sytë e tu.

Do doja mos ishe por je dhe nuk ikën,
s’ka tokë, det a qiell që të merr.
Që pranë mos të ndjeja do lija Parajsën,
do rendja mbas vdekjes në ferr.

Nuk dua te fle, kam frikë nga ëndrrat,
përdhunshëm ke hyrë në to.
Një çast të mbyll sytë, më sheh në mes tyre
dhe unë nuk të thënkam dot jo..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:35 pm

Ndihmomë…

Rigjej vullnetin…

Mos rend me kujtesë pas të shkuarës.


Ndihmomë…

Mos e ndrydh arsyen…

Ëmbëlsoje këtë fytyrë të ngrysur.


Ndihmomë…

Mos më bëj të qaj…

Hiqe nga sytë këtë veshje të zezë.


Ndihmomë…

M’i jep ato duar të paqeta…

Ndihmomë…

Mos lër kurrë të triumfojë e keqja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:36 pm

Dua të të shkruaj një poezi dashurie,
që të mos jetë e rëndomtë…

Por dashuria ka përjetësisht të njëjtat fjalë,
ëmbëlsi të përjetshme,
zemër të përjetshme…

Atëhere ç’duhet të të shkruaj më tepër
Se sa… të dua… dhe kaq…?
Dhe të dëgjoj heshtjen që vjen më pas?
Heshtjen e një përqafimi
ndërsa shtrëngojmë njëri-tjetrin,
duke u përpjekur të bëhemi së brendshmi e së jashtmi një.
Dhe është gjithshka.

Dua të të shkruaj një poezi dashurie,
që të jetë e veçantë…

Por dashuria ka të njëjtët sy,
të njëjtat buzë…,
të njëjtat premtime të zjarrta
e shikime të ndezura..

Atëhere ç’duhet të të them më tepër
se sa… të dua… dhe kaq…?
Të çlirohemi nga çdo mbrojtje dhe çdo veshje
dhe asgjë të mos mendojmë?

Jemi bashkë
Dhe është gjithshka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:36 pm

Hape zemrën të hyj mbrenda
mbylle shpejt se u qmenda
dora shkruan zemra ndikon
ktheje letrën nese mendon


Ndëgjo zemrën time
po të thotë të vërtetën
se për ty jam gati
ta japë edhe jetën

Me pare e pa pare
du një vajz shqiptare
se parët i kamë vetë
atëhere jamë mbret

Hape zemrën dhe vajto
hape dritarën dhe shiqo
hape letrën dhe lexo
të kamë në zemër mos harro

Malli për ty zemrën ma kalli
eja te unë një puthje ta fali
puthja ime e ëmbël si qershi
kur të më puthish mua
e kupton fjalën dashuri


Moa qaj zemra ime
s'dua ti shohë sytë me lotë
ti me pate në dorën tande
po nuk dite mem mbajt


Në kalendar ditët si shoh
unë vdes e ti jeto
si nuk frigohesh prej perendisë
ka me të mallku zjarri dashuris


Dashuria është akullore
që zemrën ta freskon
por është edhe zjarr
që zemrën ta pervlon


Nëse ndahem nga ti
do të qaj ditë e natë
do ta mallkoj nanën
që me lindi pa fatë


Buzët ti afrova
zemrën ta dhurova
e di qe s'gabova
që në ty u dashurova


Do të puthi ëmbël
që gjatë të më kujtosh
nëse ndonjë herë largohesh
përsëri të më kërkosh


Ti më bën akull
ti më bën zjarr
ti po më mbyt
ti po më ngjall

Kur bisedoj me të dashurën
krejt i harrojë
pa ty nuk vdes
as s'mund të jetoj

Në këtë natë të qetë
fryen një erë e lehtë
e kujtoj të dashurën
por në zemër me vretë


Pse të dua kaq shumë
unë as vetë se di
ndoshta me kanë dehur
puthjet qe mi dhurove ti


Zemra po më qanë
shpirti po vajton
se larg Drenocit
Burimi po jeton

As tigri as luani
as deti as oqeani
as Drenoci në përgjithësi
nuk mund të me ndajn nga ti

Dashuria është detë
e ç'do kush mund të zhytet
por ai qe s'din te notoj
edhe mund të zhytet

Shyqyr që shkove
e qafen e thefsh
syt mos ti pafsha
e kurrë mos u kthefsh


Të dua të dua
deri sa të vdes
sa më do ti mua
përgjigjen e pres?


ç'ka donë me të thanë
ç'ka donë me të tregu
ç'ka donë më tepër
se fjalën të du

Dashuria fillon me puthje
e mbaron me lotë
ai që e ka provu
më nuk e duron dot


Nëse ke sy shiqom
nëse ke vesh ndëgjom
nëse ke shpirt sherom
nëse ke zemër dashurom

Fjala është fjalë
besa është besë
mos mendoni vajza
se dashuria është interes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:37 pm

Pa ty

Pa ty bota e humb kuptimin,
pa ty dielli e humb shkëlqimin,
pa ty dita më erësohet,
pa ty nata nuk kalohet,
pa ty ëndra nuk ëndërohet,
pa ty zemra më helmohet!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:37 pm

VETMIJA

Nëse je i vetmuar,
nëse je në mendime,
pyete zemrën tënde!
A e don zemrën time?
E kam një dëshirë,
është shumë e thjesht,
të isha afër teje,
tjetër s'kisha desht!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:38 pm

TRADHTARE!!!

Tradhtare fajtore
s'meriton të flas
por meriton përjetë
t'mallkoj e në fund të vras

si pate mëshirë
nga unë me u larguar
zemrën time të pa fat
rënd e ke tradhtuar

do të mallkoj për jetë
me lot të pandarë në sy
dhe kurrë s'do të harroj
këtë zezë e tradhëti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:38 pm

Eshte veshtir te dashurosh
eshte veshtir te tradhetosh
DASHURIJA me e bukur ne kete jete
eshte DASHURIJA me SINQIRITET.

nje dit kur te zgjohesh mos i laj syt me lot
dikush do te tregoj se sjam me ne ket bot
ti mos pyet si vdiqa por pyet si jetova
pyet sa kam vuajtur per ditet qe pa ty kalova

si qiri po tretem kam nis me u hargjue
shpesh po e provoj vehten po du met harrue
po ky emri yt me eshte ba si uje
nat e dit te kujtoj e vazhdimisht po vuaj

malli per ty frymen ma ndali
eja tek une nje puthje ta fali
kur ti puthesh buzet e mia
do ta kuptosh shpirt se qesht dashuria

dashuria eshte si lulja nese e ujit rritet
ne te kunderten venitet dhe vdes
dashuria eshte arm qe te vret pa krism
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:38 pm

DO TE TE PUTH

KUR TE BISH NE GJUM LERE DEREN HAPUR..
DO TE VIJ SONTE DO TE ME KESH SHUM AFER...
MOS KE FRIG NGA UNE NGA GJUMI NUK DO TE TE ZGJOJ...
DO TE TE PUTH NGADAL DHE PRAP DO TE SHKOJ..


MA DHURO NJE ENDERR QE TET ENDRROJ..
MA DHURO NJE PUTHJE..QDO DHEMBJE TA HARROJ...
MA DHURO ZEMREN TENDE PERFUNDIMIRSHT...
SE TE DUA SINQERISHT...


HAPI KRAHET SHPIRTI IM...

HAPI KRAHET FLUTURO MBI QIELL..
TI PER MUA JE DIELL...
POR I LUMTUR PRAP NUK JAM...
SE TY AFER NUK TE KAM...

KUSH TROKET SONTE NE DER...??
KUSH ME FAL PAK DRIT NE TERR...??
KUSH JETON SONTE PER MUE...??
KUSH ME THOT SONTE " TE DUA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:39 pm

ATA SY

Sytë që mi ke ti
Si liqej të kthjellët mali,
Si magnet mua më tërheqin
Shiqimin në ta s’mund ta ndali!


Sikur uji që t’flladitë
Shpirtin që ta freskon,
Ashtu dhe shiqimi yt
Dhembjet mua m’i lehtëson!

Më tërhoqën, më mashtruan
Zemrën ma ngritën peshë,
Asnjëherë dhe askund n’jetë
Sy të tillë nuk kam ndeshë!


Janë të bukur, janë prrallor
Syt të tillë s’ka n’kët vend,
Janë të bukur, janë t’veçantë
Sy që duan me më çmendë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:39 pm

Era ma sjell zerin tend,
loti i arrestuar te nje kujtimi,
kuptoj nga buzet e tua nje flake pa flake,
syt e tu shikojn me kujdes turturen time,
jam te nje ngritje te shkurtur.
Me the se jeta jone te ishte lulzuar,
Por tani duket se hapesira eshte vetem nje shkretetire,
Nje zero e perhershme i enderrave tona,
ke ikur ne ate qetesi qe helmon shpirtin.
Era ma sjell zerin tend,
sikur te nje violines se thyer,
jeta jote ishte shikimi im,
syt e mi ishin val te ngritura ne pamjen tende,
kam pare nje te ftohur akullnaje,
duke fshehur figuren e nje ylli te lehte,
me ka kapluar nje dridhje e erret,
por nuk kam dashur ta ndaloj ate dridhje te imagjinates.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:40 pm

Qielli eshte perplot i mbushur me yje,
vibrojn, era e nates sillet dhe kendon.
Mundem ti shkruaj fjalite me te trishtuar te kesaj nate,
Une e kam dashuruar por edhe ai nganjihere me ka dashuruar!
Ne netet si kjo e kam mbajtur ne mesin e duarve te mia,
e kam perqaf shumehere nen qiellin e paperfunduar!
Ai me ka dashur edhe une nganjihere e kam dashur.
Si mos tja dua syt e tij te fisuar!
Mundem ti shkruaj fjalit me te trishtuara.
Duke menduar se nuk e kam me, ndjej se e kam humbur.
Ndjej kte nat te madhe , por me e madhe pa te,
dhe fjalia zbret ne mua sikur bryma ne park!
Une nuk e dua me, por kur e kam dashur,
zeri im kerkonte eren qe te arrij deri ne veshet e tij.
Qe nje her te vetme tme degjonte..
Tani nuk e dua me, e ndoshta e dua ende,
eshte keshtu e shkurtur dashuria dhe me kaq vuajtje?!
E sikur netet si kjo e kam mbajtur afer,
Shpirti im nuk ndihet sikur ta kem humbur,
por kjo le te jete dhimbja ime e fundit qe ai ma shkakton,
Dhe kjo le te jete fjalia ime e fundit qe shkruaj per te!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:40 pm

Gjithçka do beja per ty.

Ateher ishim, te dy te ri
Kur me thoje, gjithçka e bej per ty
Ateher, dhe genjeshtra me pelqente
Kur aq bukur, goja jote e rrefente

Me thoje, ne toke e ul yllin e drites
Une vetem une, ti jap gjalleri dites
Me thoje edhe DIELLIN, do e ndal,
Vetem per ty, qe je kaq special

Do te shetisim, ne te gjithe Planetin
Me not do e pershkojm, Oqeanin e Detin
Do te pushojm, ne hotele me "pes yje,,
Ah,, çfar s"do te bej, e dashure per ty

Ah,,,sa e sa shume, vetem projekte
Edhe sot e kesaj dite, ne leter mbeten
Thone,,,,,se nga e thena ne te bere
Qendron ne mes nje "MAL,, i tere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Mon Dec 28, 2009 11:54 pm

Falemnderit starka shum poezi te bukura :)

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Tue Dec 29, 2009 8:23 pm

Zoti tek "Ti" Me Ka Dergu Shpirt !

A e din Vajz se si jemi taku?
me fal se te verteten kurr sta kam tregu!

Nje dit isha tuj mendu
tu mendu e tu Vajtu" Pse Zoti mu me ka harru?"
Pse une pa fat kam qellu?
Oh kisha pas deshir mu dashuru
kur do te vjen Princesha
dhimbjet e Zemres me mi sheru?!

Nje rreze ne Zemer filloj mem shendru
Zoti mua mu ka lajmru
ja nisi me mu me bisedu!

Pse bre "Roki" po fol keshtu?
Pse mendon se te kam harru?
Po ty Princeshen ta kam dergu
shum te Bukur ta kam kriju
por pa fat kish qellu
Zemra eshte ti vajtu
fjalen dashuri qe shum koh se ka ndegju
Ajo ty pot pret, veq me kliku
shko ne Albachat se ki me taku, e ke shum mu dashuru!!!

Une thash Zoti qenka Tranu
po si fol mor ky me mu
une ne Albachat ka mu dashuru?!!!
Po sguxoj kuj mi tregu
se gjith Bota dot kesh me mu!!!
Disa koh kish kalu
po fjalt e Zotit si kisha harru
Albachatin thash du me provu
qesaj Lindes du mu ju lajmru
thash qeta du me kliku!
"Tung" ja shkrova, fillum me bisedu.
Ja filloj mem tregu:
se pa nafak kish qellu
Zemra ish ti vajtu
fjalen Dashuri qe sa koh se kish ndegju
po e Pret Princin me ju lajmru
Plaget e Zemres me ja sheru!!!

Oh smujta ma me duru
Fjalet e Zotit mu kan kujtu
ka Qjelli kryet e kam qu
me lot ne sy jam Falemenderu
per Princeshen qe ma ka dergu!

Ah po shum kemi bisedu
une Qaj e ajo tu lotu
ah po shum jemi Dashuru!

Kur erdh dita mu taku
kurr ate dit skam me harru
dit me shi kish qellu
Engjujt prej gezimit ishin tu vajtu
se sod Princi Princeshen kan me u taku!


-------------------------------------------------------------

Dy Zemra Te Lenduara

Nuk e di a'e din "Ti" por ja une te tregoj
Se dashuria e pare nuk qenka loj
Dy te rije
dhe nje ardhmeri,
dhe ja u krijua nje e tmerrshme Histori
Zemra flet shume, goja pak me pak
por qe ngjan nje gje e till
nuk kisha menduar aspak.
Rreshtat skan te ndalur
dhe zemra filloj vajin
per te kaluaren e vet
se te kam dashur me te VERTET.
Dhe tash jam ne MES TE LUMIT
me nje anije te lodhur ,,,
nuk di a te thirri apo te kendoj
qe edhe mali dhe oqeani,
deti dhe fusha te me kuptojn
duke e mbajtur emrin tend ne zemer
deri nje drite diku te AGOJ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Tue Dec 29, 2009 8:23 pm

Dashuria

Nese e don bukurin ateher mos me duaje mua, sepse ka te tjera
qe jan me te bukura se une.
Nese e don menqurin, ateher mos me duaje mua, sespe ka te tjera
qe jan me te menqura se une.
Nese e don pasurin, ateher mos me duaje mua, sepse ka te tjera
qe jan me te pasura se une.
Por nese e don dashurin, ateher duam vetem mua
sepse nuk ka asnje tjeter qe te dashuron me shume se une
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi "Te Dua "   Today at 5:48 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi "Te Dua "

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum