Pavarësisht se ajo ka humbur një herë në këtë festival, Krelani thotë se ndihet mirë pasi që në të ka mundësinë të njihet me njerëz të cilët e njohin muzikën. Më parë Flaka kishte realizuar një duet dhe ishte konsideruar favorite, por në fund kishte humbur. Alban Skenderaj nuk kishte votuar për të.
Kohëve të fundit ajo është duke kënduar rregullisht në kryeqytetin anglez, Londër, ndërkaq nuk ka lënë pas as emisionin Oxygen. Thotë se në të ardhmen ka në plan të realizoj një album "unplugged” – pra "live”, por thotë se ende nuk janë kushtet. Flaka Krelani flet për Express Rozë.
Rozë: Kohëve të fundit ju kemi parë në Oxygen. Përpos Oxygen, a jeni të angazhuar diku tjetër?
Flaka: Momentalisht, përpos Oxygen angazhohem edhe te "Sokoli dhe Mirushja” një herë në javë. Sa i përket përformancave jashtë Kosovës, kam zgjedhur Londrën, një vend i përshtatshëm për zhanrin tim Rock.
Rozë: Zakonisht këndoni "live". Keni menduar ndonjëherë të realizoni ndonjë album "unppluged”?
Flaka: Ka kohë që e mendoj një projekt të tillë sepse vetë sistemi i tillë i këndimit na komplimenton si këngëtare, të cilët preferojmë muzikën "live”. Momentin që do të kem ndonjë përgjigje definitive, do ta realizoj një album të tillë.
Rozë: Ndërkohë, pritet që të merrni pjesë në Festivalin e RTSH-së. A mendoni se kësaj radhe do të ngadhënjeni dhe do ta përfaqësoni Shqipërinë në Eurosong?
Flaka: Unë në këtë festival marr pjesë sepse kam shansin të prek ose të kontaktoj me kompozitorë, orkestrues apo dirigjentë të cilët i kam idolizuar kur kam qenë e vogël. Prandaj është privilegj që kam rastin të jem pjesë e një traditë shumë vjeçare muzikore. Sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë në Eurosong, është e mirëseardhur gjithçka.
Rozë: Si quhet kënga që do të merrni pjesë në këtë festival?
Flaka: Kënga quhet "Le të bëhet çfarë të dojë", punuar nga Edmond Zhulali, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që me jep.
Rozë: Pse nuk keni të realizuar asnjë album? Ende ju pëlqen që të krijoni "single" apo çka?
Flaka: Mundësia prej dëshirës dallon shumë. Po të kisha mundësi deri më tani i kisha realizuar 10 albume. Është një situate të cilën gjithë e dimë pse, si, kur, kështu që do të bëhesha e tepërt po ta ripërsërisja.
Rozë: Shumë pak dimë për jetën tuaj private. A jeni e dashuruar?
Flaka: JO.
Rozë: Cilat tipa ju pëlqejnë më shumë dhe me kë rrini më së shumti?
Flaka: Më pëlqejnë tipat që ndihen rehat me vetveten dhe që reflektojnë vetëm gjëra pozitive