www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Albani & Mirami: Nuk jemi gati per martese me ceremoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Albani & Mirami: Nuk jemi gati per martese me ceremoni   Wed Jan 06, 2010 1:44 am

Albani & Mirami: Nuk jemi gati per martese me ceremoni


Etaloni i bisedës së tyre është fjala “zemër”. Nuk e kanë braktsisur këtë mënyrë përkëdheljeje as netëve të Festivalit të 48-të të RTSH-së, ku kane provuar eksperiencën e tyre të parë si prezantues në një skenë të madhe. Po çfarë fshihet pas këtij çifti, jeta që bëjnë në apartamentin e tyre në Gjermani, zënkat e mëritë dhe sa gjatë e shohin bashkëjetesën e tyre. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i zbulojnë në këtë intervistë:

Alban çfarë lidhjeje ka mes çiftit Alban-Miriam, që po shohim këto ditë në skenë dhe çiftit në jetën e përditshme?
Në fakt ndihet dhe në skenë fakti që jemi çift. Dëshira që ne kemi në përditshmëri për një prekje dore, përkëdhelje me fjalën “zemër” po na ndodh dhe në skenë. Pastaj në përditshëri kemi dhe zënka, mbajmë dhe mëri…
Miriam çfarë modeli të dashuruarish jeni?
Ne hyjmë tek çiftet normale, që kanë pak nga gjithçka. Jemi të ngjashëm përsa u përket pasioneve, dëshirave e vizioneve për jetën. Pra, të përbashkëta kemi më shumë….
Ti vjen si prezantues Alban në këtë Festival, pasi ke kaluar një eksperiencë jo të mirë tre vite më parë si anëtar jurie. Si e kujton?
Eksperiencë jo e këndshme dhe që nuk do ta përsërisja kurrë më, pasi është e vështirë të japësh vlerësim për të tjerët. Megjithatë kjo pjesëmarrje është në tjetër kontekst, pasi si prezantues je ikonë, që vlerësohesh për atë që je. Gjithsesi, nga pozicioni i prezantuesit këtë herë do ta kuptoj më mirë jurinë dhe ndaj do bëjmë edhe pak humor me anëtarët.
Miriam keni një eksperincë prezantimi në televizionet gjermane, si po ju duket Albani?
Po më duket mirë, i lirshëm. Kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kemi bërë përshtatjet tona në skenar. Besoj se do ia dalim deri në finale, edhe pse emocionet bëjnë gjera të çuditshme. Festivali është “live”, ndaj duhet të jemi të aftë për improvizime.
Edhe ju Alban keni emocione, cilat janë frikërat e natës finale?
Unë zakonisht ushqehem me emocionet pozitive, bëj lojra me emocionet. Por në të vërtetë të dy jemi tipa emotivë, që dridhemi në skenë. Frikë kemi nëse do e mbajmë mend tekstin, apo nëse ndodhin gjëra të papritura.
Pas mbylljes së festivalit, ku do pushoni Miriam?
Do të nisim me koncertet për Vitin e ri, mënyra më e mirë për të qenë bashkë. Diku në fillim të janarit do të nisim xhirimet e klipit të ri dhe pastaj kemi menduar të pushojmë, dhe që na duhet të zgjedhim ose në Kubë, ose në ndonjë hotel të mirë në malet e Austrisë.
Po këtë vit ju morët apartamentin tuaj të ri, ku bashkëjetoni në Gjermani. Do të martoheni në 2010-ën Alban?
Është shpejt për martesën, pasi unë e shoh si kurorëzim të lumturisë, kur i ke të gjitha gjërat në rregull dhe vendos të realizosh dhe një ceremoni.
Miriam jeni dakord?
Po çfarë ka më shumë martesa se kjo që po jetojmë, ne kemi gati dy vite që mbarojmë punë dhe kthehemi në shtëpi me diskutimet dhe ato zënkat tona, se kush do gatuajë, kush do merret me pastrimin e shtëpisë, etj. (qesh)
Mbani inat? Kush është ai që kërkon falje i pari, Miriam?
Në fakt Albani (qesh).
Alban nuk dini të mbani inat?
Unë kaloj shpejt nga një gjendje në tjetrën. Por zënkat i shoh si shenjë e mirë pasi tregon që kemi karakter, nuk pajtohemi me gjithçka.
Sa vite larg e shihni bashkëjetesën tuaj si çift Alban?
Po tani mund të themi 10 vite e më shumë, ndoshta gjithë jetën.
Pse kaq të sigurt?
Po sepse ne duhemi dhe të dy bashkë kemi bërë gjëra për herë të parë. Pretendohet që dashuria e vërtetë të quhet ajo kur merr vendime të rëndësishme në jetë me njëri-tjetrin dhe ne e kemi marrë, pasi as unë e as Miriami nuk kishim bashkëjetuar ndonjëherë më parë.
I bëni dhurata njëri- tjetrit, këtë vit çfarë keni menduar Alban?
Miriami është më e zonja. Unë do përmirësohem, dhe për këtë vit ende nuk ia kemi dhënë njëri-tjetrit dhuratat, ndaj s’mund ta zbuloj.
Keni bërë një plan për 2010, si do jetë?
Kemi dëshirë të ecim me vizione. Një nga planet është nxjerrja e albumit të tretë që pritet të dalë në verë, si dhe disa koncerte ku jemi ftuar të dy nëpër botë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Albani & Mirami: Nuk jemi gati per martese me ceremoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum