www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Labinot Tahiri ndihmon banorët e Shkodrës me 10 mijë euro

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 29
Location : No Active....

MesazhTitulli: Labinot Tahiri ndihmon banorët e Shkodrës me 10 mijë euro   Fri Jan 22, 2010 10:59 pm


Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativën për t’u ndihmuar banorëve të Shkodrës me 10 mijë euro. Ai në mënyrë vullnetare mbajti katër koncerte për katër net me radhë në tri qytete të Kosovës, ku ato të hyra që do të mblidhen në koncert do të shkojnë për familjet e përmbytura nga ujërat në Shkodër. “Duke parë dëmet që janë shkaktuar nga uji në Shkodër dhe rrethinë, kam shprehur dëshirën që t’u ndihmoj familjeve të përmbytura. Jam duke i mbajtur katër mbrëmje muzikore, dy prej tyre i kam mbajtur, tani i kam edhe dy, bileta hyrëse në koncert kushton 3 euro. Të gjitha të hollat e mbledhura do t’i dërgoj në Shkodër, por në qoftë se nuk mblidhen 10 mijë euro atëherë do t’i shtoj nga xhepi im. Koncertet do të mbahen në mbrëmje në Gjakovë, Ferizaj, Obiliq etj. Kam menduar që me këto koncerte humanitare t’u dal në ndihmë familjeve shkodrane”, shprehet ai për “Kosova Sot”. Nuk është hera e parë që Labi merr një iniciativë humanitare, edhe më parë ai ka ndihmuar familjet skamnore në Kosovë, ndonëse ende vazhdon t’u ndihmoj. Pra, Labi është njëri ndër këngëtarët e rrallë që ndihmon familjet skamnore, ngase edhe vetë e ka provuar një jetë të tillë para shumë vjetëve, andaj ia beson atij që nuk ka. “E di çfarë është të mos kesh, ngase e kam provuar edhe vetë, kështu që meqë tani kam kushte, mundohem t’u ndihmoj atyre që kanë nevojë”, përfundon Labi. K. Bajrami
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Labinot Tahiri ndihmon banorët e Shkodrës me 10 mijë euro

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum