www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Genta “bombardon” me hite bullgare! [VIDEO ekskluzive!!]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 29
Location : No Active....

MesazhTitulli: Genta “bombardon” me hite bullgare! [VIDEO ekskluzive!!]   Fri Feb 12, 2010 8:24 pm

Zëra negative po tingëllojnë për këngëtaren Genta Ismajli. Në media të ndryshme ajo është cilësuar si këngëtare e cila ka arritur rekordin e huazimeve që nga fillimi i karierës, por edhe nëpër forume të ndryshme thuhet që ajo e ka tepruar kësaj rradhe.

Kënga me të cilën është prezentuar për festat e fundvitit nëpër programet televizive kosovare del që është një hit në shtetin bullgar. Plot tre muaj kanë kaluar kur kjo këngë është publikuar atje.

Hiti "Bombarder” i Genta Ismajlit origjinalin e ka nga kënga "Priznay si” kënduar nga bullgarja Pepa dhe është publikuar në ditët e para të tetorit 2009 kurse Genta këndoi këngën në fund të vitit. Faktet mund të shihen shumë lehtë në youtube duke shiquar edhe datat e publikimit kur këngëtarja Pepa ka bërë regjistrimin e këngës në versionin video në një nga diskotekat e produksionin "Ara production”.

A thua ky do të jetë huazim i fundit për këngëtaren kosovare e cila tashmë ka paralajmëruar një karierë ndërkombëtare? Më herët u zbulua edhe huazimi i këngës "Panter i zi” që ishte kopjuar nga këngëtarja armene. Në klipin e Gentës shkruhej që kompozitor i këngës është Wirusi, por i kontaktuar nga "Panorama plus” ai deklaron se Genta e kishte sjellur vet kompozimin në studion e tij dhe se Wirusi nuk kishte të bënte aspak me huazimin. "Genta e ka sjellur vet kompozimin”, ishte komenti i tij.

Në faqen e fansave në face book, këngëtarja ka treguar se ka realizuar një këngë të re në në gjuhën angleze për të cilën ka bashkëpunuar me një kompozitor të huaj me të cilin më herët ka bashkëpunuar edhe Kara Diougardi, por që kënga të dëgjohet duhet në grupin e fansave të këngëtares të grumbullohen diku 40.000 persona.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Genta “bombardon” me hite bullgare! [VIDEO ekskluzive!!]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum