www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ‹ Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:45 am

First topic message reminder :

Mos harro se vjen dita


A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.


Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit

AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:58 am

LAVDI ZOTIT

Lavdi paç i Madhi Zot
Je plotë Mëshirë e Mirësi,
Asgjë nuk krijove kot
Ne t"paskajshmen gjithësi.

Je burim i dashurisë
Rrugën prej Ademit e trasuat,
Besimit,Paqjes,Drejtësisë
Mos t"i ndahemi na urdhëruat.

Për çdo popull dërguat
Nga një pejgamber,
Disave edhe libra u dhuruat
Që të ketë dritë përherë.

Musai, Dauti dhe Isaja
Me Teurat,Zebur dhe Ungjill,
Vula e tyre-Muhammed Mustafaja
Me Kur"an si Hënë e Diell.

E para fjalë që na zbuluat
Ikre! Mëso! N"emër të Perëndisë,
Sheriatin – Ligj e pruat
Për të mbarën e njerzisë.

Njerëzinë në fise e kombe i ke ndarë
Që të njihemi më mirë,
Por,të lutemi e bashkoni kombin shqiptar
E mos të jetë më në errësirë.

Lavdi paç i Madhi Zot
Në rrugë të mbarë na drejto,
Se t"mirat s"mund t"i numëroj dot
Veç në fenë Islame na udhëzo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:58 am

Allah, Allah-All-llah



Melekët që bartin Arshin
Thërrasin Allah gjithnjë
Gjallesat e qiellrave mbarë
Allah-Allah, thonë me brohori

Ademi, Allah-Allah tha
Atje lart me Haven krijuar
Allah, than prap duke qarë
Në tokën e shkretë dëbuar

Allah- thërret ç`do gjallesë me agim
Allah-thonë male e dete në qetësi
Allah-thot dhe era me fishkëllim,
Dhe zemrat e të dashurve të Tij

Dhe peshqit në detin e thellë
Dhe shpezët fluturimthi në lartësi
Allah-Allah, thonë pa pushim
Pse s`thua Allah, dhe ti o njeri

All-llah-pastrohet zemra
All-llah-lartësohet shpirti
All-llah-Emër mbi emra
All-llah-universi ndriti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:58 am

Fjala e dëshmisë

La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ull-llah.

Fjala e dëshmisë
Shenjë e dashurisë.

Rreze e jetës
Thelb'i s\'Vërtetës.

Dritë e Amshuar
Zjarr\'i pashuar.

Gjurmë ndër shtigje
Urë ndër brigje.

Dy emra në një fjali
Më e shtrenjta stoli.

La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ull-llah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:59 am

KJO DYNJA

Kjo dynja
Dy sundues i ka:
Diturinë dhe pasurinë.
Nga sundimi i diturisë
Të shpëton adhurimi.
Nga sundimi i pasurisë
Të shpëton mjaftimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:59 am

O njeri!



Natën kur ti i braktisur

nën hijen e hënës qëndron.

Është Ai dhe veç Ai

që nga lart ty të shikon.



Dhe kur ecën mes të tjerëve,

ti i heshtur mediton.

Është Ai që të dëgjon,

veç Ai ty të kupton.



Dhe kur qesh se je gëzuar

dhe ti dhimbjen e harron,

është Ai që të jep gëzim

dhe Ai ty të ndihmon.



Se ç"ke në gjoks askush s"e di

dhe askush jo s"ta shpjegon,

por veç Zoti i madhëruar

çdo të fshehtë e zbulon.



Linde vetëm në një ditë

kur kish diell, por kish edhe re

dhe askush jo nuk e di

se çfarë le ti atje.



Mendje ke, por nuk kupton

o njeri ti asgjë.

Është Ai që të ndriçon

dhe shpirtin tënd ta shpëton.



Për të folur ti nuk flisje,

ndonëse buzët përpëlisje.

Është Ai që të mësoi

dhe buzët t"i shkathtësoi.



Ti çdo gjë e përballove

dhe gjatë kurrë jo nuk mendove.

Ishte Ai që të mësoi

dhe nga e keqja të largoi.



Ja, tani thua unë, unë

dhe gjoksin ti godet.

Por më kot, jo mos u mburr

se vjen vdekja o njeri i shkretë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 3:59 am

VLERAT E BESIMTARIT



Ai që e njeh të vërtetën
Është trim e guximtar,
E si mos të jetë
Kur gjatë tërë jetës
Është i mbrojtur
Nga frika e vdekjës !

Ai që beson të vërtetën
Është shpirtmadh, plot njerëzi,
E si mos të jetë,
Kur gjithmonë
Zemra e tij
Është e mbushur me dashuri !

Ai që e kupton të vërtetën
Falë, mëshiron prore,
E si mos të jetë kështu
Kur me kuptueshmërin e tij
I kupton lehtë
Mashtrimet djallëzore !

Ai që jeton për të vërtetën
Nuk ka urrejtje, as djallëzi,
E si mund të ketë,
Kur shpirti i tij,
Sa të jetë jeta
Ushqehet nga e vërteta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:00 am

Erresire ishte kudo
Injorance mbreteronte
Kishte humbur cdo arsye
Bota driten e kerkonte.



Ne Meke, n'kete vend te bekuar
U lind i dashuri i Perendise
Muhammedi i lavderuar
Shpetimtari i njerezise.



O Muhammed o i derguar
Drite dhe meshire per mbare njerezine
Salavate duke t'kenduar
Falenderojme Perendine


Ti je drite qe kurre nuk fikesh
Flakadan-Udhezim hyjnor
N'zemrat tona gjithmone rritesh
N'ty gjejme prehje pergjithmone

(Allahumme sal-li ala Muhammed


Gjithmone ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull per ne
Fjalet tua kurre nuk zbehen
Deri sa t'kete jete mbi dhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:00 am

O ALL-LLAH I PLOTFUQISHEM

O Allah i Plotfuqishem, na ndihmo ne ne kete bote
Veshtiresite t'i tejkalojme, zbrit meshire o i Madhi Zot!

Emri yt i lavderuar, drita Jote perjetesi
O Allah i Madheruar, zbrit meshire mbi kete njerezi.

O Allah i Gjithmeshirshem, na udhezo ne miresi
Hapi shtigjet e lumturise, mos na le ne erresire.

Lutjet tona t'i drejtojme, meshira Jote shprese per ne
Vetem Ty t'falenderojme, Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tone te dashur, drite e diellit per Ymet.

Rruges Tende na udhezoi, vetem Ty te adhurojme
Me urtesi na keshilloi, Islamin te mos e leshojme

O Allah, o Meshireplote, vetem Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerez te mire, me deshmore e Pejgambere.

O Krijues i kesaj gjithesie, toka e qielli t'madherojne
Na e mundeso qe n'boten tjeter, Nurin Tend ne ta shikojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:00 am

Eshte Drite e Zotit






Eshte drite e Zotit

Rrugen na ndriqon,

Nga terri i kobshem

Te gjitheve na shpeton.




Me e vleshmja dhurate

Nga i madhi Perendi,

Amanet i pare dhe i fundit

Per krijesen njeri.



Qe nga hazreti Ademi

Njeri e pejgamber i pare,

Kjo e vertete nga All-llahu

Perhere eshte shpalle.



Sa here qe njeriu

Eshte tjetersuar,

Pejgamberi i kohes

E ka udhezuar.



E ka udhezuar

Njeriun e shkrete,

N"udhekryqe te jetes

Sa here qe ka mbete.



Ne formen e persosur

Kjo Fe e Vertete,

Ju shpalle e plotesuar

Te Lavduarit-Muhammed.



Kete e deshmon Kur"ani

Fjala e Perendise,

Te verteten e plotesuar

Qe ia shpalli njerezise.



Kush eshte besimtar

Le te jete krenar,

Aq me teper vlen

Kur t"jete atdhetar…!



La ilahe il-lall-llah

Muhammeden-resul-ullah.

Fjala e deshmise

Shenje e dashurise.



Rreze e jetes

Thelb"i se Vertetes.

Gur"i beses

Shkendije e shpreses.



Drite e amshuar

Zjarr i pashuar

Gjurme nder shtigje

Ure nder brigje.



Dy emra ne fjali

Me e shtrenjta stoli.

La ilahe il-lall-llah

Muhammeden-resul-ull-llah.


Es Selamun Alejkum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:01 am

Per Pejgamberin Muhamed a.s


Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:01 am

Islam


Gjersa Toka rreth diellit sillet
ne minare do te thirret ezani.
S"ka force qe ben rezistence
aty ku troket Islami.

Ne vete ngerthen humanizem
besim qe s"ndiqet qorrazi.
Fe qe kerkon racionalizem
Islami i te Madhit Perendi.

Lum i pashterur, oqeani
ne zemra gjithmone rrodhi.
Si lule universi, Islami
i pari dhe i fundit ndodhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:01 am

Shkelqim hëne

O hënë, mbretëreshë e natës

Që ndriçon zemrat e pikëlluara

Ti do shkëlqesh plot magji

Edhe atëher kur të jem harruar

Sot të shikoj plot kënaqësi

Netëve të ngrohta tek ngritesh madhështore

Një ditë varrin tim do e ndriçosh me zbehtësi

Ne shkuam-ti mbete me botën mizore

Një kohë ishe këtu me tokën bashkuar

Netët plot errësirë frikë e trishtim zgjonin

Qielli të thërriste nga lartë për të ndriçuar

Fshehtësitë more me vete,jezidët kot i kërkonin

Në dy pjesë u ndave për hirë të Profetit

Gishtin e bekuar kah ti kur e drejtoj

Prap do të coptohesh para kiametit

Hëna u rikthye atje nga ku filloj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:02 am

Bukuria e një gruaje ***

Bukuria e një gruaje
s'është në veshjen e saj,
as në pamjen që i kushton kujdes,
apo mënyrën e flokëve si i mban!

Bukuria e një gruaje
duhet të shifet në sytë e saj!
Sepse aty është dera për në zemrën e saj,
në rezidencën e dashurisë.

Bukuria e një gruaje
s'është një shenjë në fytyrë!
Por bukuria e vërtetë e një gruaje
reflekton në shpirtin e saj!

Është kujdesi që ajo me dashuri ofron,
pasioni që ajo tregon!
Dhe Bukuria e një gruaje,
me kalimin e viteve - ajo vetëm rritet!

Nuk të ik buzëqeshja se të vjen pleqëria;
por pleqëria të vjen se të ik buzëqeshja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:02 am

***Çfarë është KUR`ANI ***



Kur"ani një kushtetutë deri në mbarim,
Atij nuk i përngjan as edhe një shkrim.

Ai ështe i freskët që kurrë nuk plaket,
Po edhe vlera e tij asnjëherë si paket.

Atë asnjë libri nuk mund t"ia përngjasësh,
Dhe një shok të Tij nuk mund ta hasësh.

Kur e krijoi njeriun Ai Zot Fuqiplotë,
Ia dërgoi ligjin që të mos shkojë kot.

I zbritur e i plotësuar për një periudhë të gjatë,
Nuk është si të tjerët që janë bosh e thatë.
Ai është i freskët, megjithë se ka shumë vjet,
Ka mundësi të qeverisë me ligj çdo shtet.

Kur`ani është një libër krejt i paarritshëm,
Derisa të krisë kiameti ai është i shndritshëm.

Ajetet Kur"anore përbëhen prej disa kuptimesh,
Janë të mbushura plot me lloj-lloj shpëtimesh.

Nga ai kanë dalur mbi treqind mijë komente,
Prapë është një thesar plot me sekrete.

Atë e dinë përmendsh miliona Hafizllarë,
S"mund të formojë një tjetër asnjë shkollar.

Njeriu për njeriun pak ka mundësi të mësojë,
Kuptohet se ligj për të s"mund të formojë.

Sot gjendja e shteteve është një fakt i gjallë,
Një ligj të ngjashëm a mundën ta bëjnë vallë.

Unë dua ta këndoj Kur`an derisa të vdes,
Shumë mirë e di se një ditë s"do të mbes.

O All-llah! Plotësomi ditët me Kur`an e besim,
Të fitoj kënaqësinë Tënde që të gjej shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:03 am

***Nëse beson në Perëndi***

Nëse beson në Perëndi
Edhe dielli edhe hëna janë për ty,
Kënaqesh edhe për pikën e shiut mbi çati
Edhe për yjet në qiell që bëjnë dritë.
Kënaqesh për erën, për lulet
Për zogjtë që shkojnë fluturim
Për pranverën dhe gurgullimën e ujit,
Pasi dhe vetë jeta e merr një kuptim.
E shpirti lehtësohet, gëzohet
Në çdo agim,
Dhe vetë sa është e ëmbël
Shpresa për shpëtim.
Nëse beson në Perëndi,
E kupton fjalën lumturi,
E kupton se shumë vuajtje dhe strese janë kot
E kupton se punët s"i kontrollon dot.
Sa kënaqësi
Për gjithë këto mirësi
Të përkulemi duke thënë:
Falënderit o Perëndi...


O I Madhi Perëndi
O I madhërishëm pa kufi,
Që fshehtësitë e zemrave i di,
Kam nevojë,
për një qetësi shpirtërore kam nevojë.

O i madhi Perëndi,
Që edhe fshehtësitë e zemrës sime i di,
Sa rëndë është të shprehet me gojë
Edhe faji, edhe brenga dhe mëkati që rëndojnë.
Kam nevojë,
Për një lehtësim të zemrës kam nevojë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:03 am

KUJDES NË HAKUN E NËNËS


Ti o Allah na krijove te till
Na e ngroh diten me diell,
Qe te punojm e te kujdesemi per nene
Te lutemi per te ne netet me hene.

Na tregove ne Kur'an si ta rrespektojm
Amanetin e saj qdohere ne vend ta qojme,
Ta degjojme qdo fjale qe na e thote
Ajo per ne eshte me e shtrenjeta ne kete bote.


Nent muaj te mbajti ne barkun e saj
Per here te pare pran saje ke qajt,
Ne netet e gjata te mbajti ne gji
Duke te ushqyer e lutur per ty...

Sa here ti ke qajt ja ke prish gjumin
Tashe qe ti u rrite ja ke shtru zullumin,
Sa here qe te shehe me dashuri te flet
Me butesi te ofrohet e ti me fjal e vret..!

Dije se te keqen nena kurr s'ta done
Duke qare per ty naten gjume nuk bone,
E harron dhe veten duke u kujdes per ty
Qysh po mundesh kshtu nenes me ja kthy..!?


Eshte lehte nenes shpinden te ja kthesh
Por shume veshtir shpirtit qetesin te i'a kthesh
Kur e zemron nenen, edhe Allahun e zemron
Nena plak prap te done, por Allahu te mallkon...

A mendon se shume ke me arrit
Veq pse nenen tende se ke me ne shpi,
A tu duket e tepert tash qe e ke gruan
Ja ktheve shpinden pa mendu sa do te vuan...

Mos mendo se ne jete do te arrish sukses
Nese te zgjohet nena e vetme dhe me mall qdo mengjes..!!
Kije frik Allahun dhe ndeshkimin e Tij
Se mund ti marr te gjitha e te lene n'vetmi!!!

Mos te huton dynjaja me gjerat pa vler
Se as miqt e paras qdohere s'trokasin n'der,
As vaj femije pran vehtes s'do te ndish
Do te vdesesh i vetem ne prag te shtepis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:03 am

Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka,
Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha.

Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi,
dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.

Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë,
pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh.

Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar,
buzëqesh-nëse do të jesh e lumtur, e gëzuarâ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:04 am

Besimi



Herët zgjohem në mëngjes
Nuk përtoj, marrë abdest
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Gjithë dita shkon me gëzim.

Kush falë pesë kohë namaz
Gjithë jeta i mbushet me gaz
Zot i Madh këtë na e mundëson
Dhe çdo gjë na e lehtëson.

La il-lahe il-all-llah
Përveç Zotit tjetër ska
Këtë e themi me plot besim
Është Islami rrugë pa kthim.

Feja islame ka bukuri
Në çdo shpirt ka pastërti...

O Allah Ty të kujtojmë
Asnjë minut nuk të harrojmë...

Kur themi Allahu Ekber
Ju betohemi edhe njëherë
Islamin do e mbrojmë me nder
Se është fe e pastër dhe me vlerë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:04 am

T"i besojmë melekët



Besova melekët e Allahut,
Të cilët janë krijuar nga nuri,
Nuk janë nga mishi as prej gjaku.

Janë krijesa të Zotit të Shenjtë,
Nuk kanë gjini, as nuk hanë
e as nuk pinë.
Bëjnë shërbime pa tradhëti.

Të veçanta i kanë detyrat,
Urdhrat e Zotit në vend i çojnë,
Kur dëshirojnë ndërrojnë fytyrat,
Prap në formë të vet shkojnë.

Zoti e di numrin sa ndodhen,
Aq shumë janë sa nuk numërohen,
Në punë të veta kurrë nuk lodhen,
Me dorë nuk preken me sy nuk shikohen.

Janë të ndershëm gjithsecili,
Por më i njohuri Xhebraili,
Mikaili e Israfili,
Shpirtmarrësi Azraili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:05 am

Pendimi

Në qoftë se ti dëshiron,
që dritën e amshueshme ta shijosh.
Kurrë Allahut shok mos i bëj,
dhe Islamin si fe pranoje,
dhe shahadetin ta shpeshtosh.

Nëse do që në Xhenet të shkosh.
Fale namazin në pesë kohë.
Ramazanin agjëro,
njëherë në jetë në Qabe shko.
Allahun në çdo çast ti falëndero,
se pos tij zot tjetër s"ka.

Lutu ditën...
Lutu natën...
Lutju Zotit t"i falë mëkatet,
mbi Pejgamberin.
dërgo salavate,
në mëngjes dhe në mbrëmje.

Allahu pejgamberët na i dërgoi,
që të gjithë të na shpëtojë.
e në rrugë të drejtë,
të na udhëzojë.
Por disa këtë s"e kuptojnë,
dhe do të mbesin të humbur përgjithmonë,
sepse rrugës së shejtanit shkojnë.

Por një ditë do ta kuptojnë,
se në ç"rrugë janë duke shkuar.
por atëherë bëhet vonë.
dhe veten do e mallkojnë.
Sepse në zjarrin e Xhehenemit shkojnë
dhe të mirat e Allahut s"i shijojnë.

Të pendohesh kurrë s"është vonë!

Pendohu o njeri,
pendohu nga e keqja e kësaj bote,
kuptoje realitetin,
kuptoje të vërtetën
Allahu është një,
dhe një do të mbetet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:05 am

Falëm, o Zot...!

Më fal, o Zot!
Më fal, o Perëndi!
M"i falë mëkatet, o i Mëshirshëm, Ja-Rabi!
Me zemër të thyer, me sinqeritet të plotë.
Të lutem, më fal mua, o Zot!

E pranoj që kam gabuar,
dhe s"dua më të gaboj.
E penduar kërkoj falje,
kërkoj ndihmë-mëshirë, o Zot!

Nga kjo rrugë e gabuar, mua më largo!
Në të mirë, o Zot, mua më udhëzo!
Nga lajkat e djallit, të lutem më largo!
Më mëshiro, o Zot, me mëshirën Tënde!

M"i falë ato gabime që më parë kam gabuar!
O Zot...!
O Perendi...!
O i Mëshirshëm, Ja-Rabi...!
Kërkoj falje, kërkoj shpëtim!
Kërkoj Xhenetin në Ahiret si shpërblim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:05 am

ZOTI IM

Më ndihmo që dashurinë e pafund,
Ta gjej vetem në Ty.

Më jep forcën e duhur,
Që mos të tregoj dobesinë time.

Më jep kurajon e duhur,
Që mos të më kaploj trishtimi.

Më ndalo më rreptesi kur sheh,
Që po bej gjerat që Ti s"i don.

Zoti im

Më meshiro për veprimet e mia të gabuara ,
Dhe më ushqe shpirtin më mbaresit tua.

Kujdesu për mua kur sheh që po behem e pafuqishme,
Mos lejo që qenjen time ta mbisundoj e keqja.

Më ndalo krijimin e armiqesive,
Dhe më jep mirësinë që të mbaj miqësitë.

Mos lejo të më mashtroj suksesi,
E as humbja të më hedh në dëshprim.

Zoti im

Qëndro për here më mua,
Kur ndjehem e thyer,e braktisur,dhe e perulur.

Qëndro më mua edhe ateherë,
Kur ndjehem e lumtur,e pasur dhe e ngritur.

Mos më deno për gabimet e bera nga mosdija,
Më vetdijeso për mangesitë e mia.

Më afro dhe më lidh forte më dashurinë tënde HYJNORE,
Mos më harro mua edhe kur unë të harroj Ty.

Më mbaj shpirtin tim të paster,ashtu siq e ke krijuar Ti.
Më jep mbarsinë që mos të të deshproj Ty,

Zoti im ti je nje dhe vetem ne ty mbeshtetem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:06 am

ALLAH I PLOTFUQISHËM


O Allah i Plotfuqishëm, na ndihmo ne në këtë botë
Vështirësitë t'i tejkalojmë, zbrit mëshirë o i Madhi Zot!

Emri yt i lavdëruar, drita Jote përjetësi
O Allah i Madhëruar, zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

O Allah i Gjithmëshirshëm, na udhëzo në mirësi
Hapi shtigjet e lumturisë, mos na le në errësirë.

Lutjet tona t'i drejtojmë, mëshira Jote shpresë për ne
Vetëm Ty t'falënderojmë, Islamin na e zgjodhe fe.

Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonë të dashur, dritë e diellit për Ymet.

Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë
Me urtësi na këshilloi, Islamin të mos e lëshojmë

O Allah, o Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.

O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
Na e mundëso që n'botën tjetër, Nurin Tënd ne ta shikojmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:06 am

e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.

Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.

Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.

Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 28
Location : No Active....

MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Sun Feb 14, 2010 4:07 am

Kujdes motër

Kujdes motër e dashur
Vallë ku je nisur kështu
a mos vallë mendon
se nuk do vdesesh kurrë.

Ndal t'i hapin tënd
në mëkate t'i mos shko
muzikës largoju
e Kur'an lexo.

Mos u bën aq kryelartë
Se nuk je askushi
fillo punen per ahiret
sa nuk të ka ardhë fundi.

Kthehu motër ti
në rrugën e vërtetë
punë të mira puno
Xhehnetin fito.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ‹ Poezi Islame   Today at 5:52 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

‹ Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum