www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Inva nuk do t’ia dije per ndarjen e Pirros nga Anja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Inva nuk do t’ia dije per ndarjen e Pirros nga Anja   Fri Mar 05, 2010 7:47 am

URL=http://img3.imageshack.us/i/invamula1.jpg/][/URL] Një proces gjyqësor që nuk dihet se sa do të zgjasë, për faktin se, si Inva Mula ashtu dhe Pirro Çako kanë një qëllim të vetëm, atë të marrjes së kujdestarisë së djalit të tyre. Nuk dihet deri tani se çfarë strategjish po përdorin, por të dy artistët janë shumë këmbëngulës në këtë pikë. Tashmë duket se nuk i lidh asgjë tjetër, dhe secili kërkon të gjejë qetësinë e munguar në jetën personale. Por çdo të bëhet me djalin e tyre 15 -vjeçar, Anthony, me kë do të pranojë të jetojë ai?! Të dy synojnë kujdestarinë, ndërkohë që më shumë avantazh duket se ka Inva si nënë, por edhe për faktin se jeta e djalit është ndërtuar në Paris. Por Pirro, i cili sapo i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij juriste, Anjën, ndërkohë që po punon për përfundimin e albumit të tij të ri kërkon të krijojë një jetë ndryshe, duke pasur edhe të birin pranë. Nga rrëfime të miqve të përbashkët të çiftit, jemi informuar se Inva dhe Pirro nuk shohin ndonjë mundësi reale rikthimi te njëri-tjetri, dhe se arsyeja e shtyrjes së gjyqit ka qenë kryesisht kujdestaria e djalit. Të dy artistët ua kanë lënë në dorë zgjidhjen e kësaj çështjeje pikërisht avokatëve të tyre, ndërsa secili ka menduar ndonjë strategji personale për të dalë sa më i fituar nga ky divorc. Ka gati tetë muaj që shqyrtimi i kërkesë-padisë së Mulës për divorc ka mbetur në fazën e llogaridhënies mes dy bashkëshortëve, që rezultojnë të tillë vetëm “de jure”. Edhe pse seancat janë zhvilluar kryesisht me dyer të mbyllura, burimet tona kanë saktësuar se pyetjet e Çakos ndaj Invës janë përqendruar në gjetjen e shkaqeve të kërkesës për divorc. Gjithashtu në pyetjet e bëra të ditura është theksuar diskutimi edhe te përkujdesja e djalit të tyre, që jeton bashkë me sopranon e famshme Mula në Paris. Pirro ka mbështetur kërkesën e tij për marrjen e djalit, me faktin se Inva nuk mund të jetë gjithmonë afër tij në një kohë kur ajo është e angazhuar me aktivitetin e saj artistik me udhëtime në gjithë botën. Sopranoja e njohur Inva Mula ndoshta kishte menduar ta mbyllte shpejt e shpejt gjyqin e divorcit. Plani i saj ishte të martohej me biznesmenin kosovar Et’hem Ramadani, martesë që s’u bë. Ndërkohë po ashtu dhe Pirro i ka dhënë fund lidhjes dyvjeçare me juristen Anja, të cilës i kushtoi dhe këngë me titull “Anjushka”.

Anthony, nuk di cilin të zgjedhë
Por më konfuzi tani duket se është Anthony-it 15- vjeçar, i cili nuk di kë të zgjedhë nga prindërit, ndërkohë që jeton me të ëmën në Paris. Por në fakt edhe pse ai vjen shpesh të vizitojë të atin në Tiranë, jeta e tij është e lidhur kryekëput me Parisin, pasi atje është rritur dhe po shkollohet. Anthony, edhe pse është në moshën e adoleshencës, e ka përjetuar me shumë maturi këtë ndarje të prindërve, ndërkohë që dhe ai do të jetë një artist. Ai studion për piano, dhe përsa u përket prirjeve, prindërit e tij kanë dalluar talent për interpretim të muzikës lirike, si dhe në aktrim. Të afërm të çiftit pohojnë se ai nuk është aspak indiferent ndaj shkrimeve dhe komenteve që u bëhen prindërve të tij në media, pasi lexon dhe ndjek me kujdes në internet çdo artikull që publikohet për prindërit e tij.

Pirro bën klip këngën “Një tjetër jetë”
Tashmë ai do t’i përkushtohet muzikës, edhe pse dihet që krijimtaria e fundit muzikore ka qenë një përjetësim i jetës së tij reale. Kështu Pirro Çako sapo ka bërë klip këngën e tij me titull “Një tjetër jetë”, që e këndoi në festivalin e fundit të Këngës në Radio-Televizion, për të cilën u diskutua se ishte një tjetër dedikim për Invën. Klipi ka dy ditë që po transmetohet në kanalet muzikore shqiptare. Idenë e tij për ribashkim, ai e kishte përjetësuar më parë me këngën “Zemër e pakurdisur”, kënduar nga në festivalin “Kënga Magjike” nga Soni Malaj. Ai ishte vetë autor i tekstit dhe muzikës të kësaj balade, dedikuar sopranos ku deklarohej se ai tashmë ishte mësuar me ndarjen. Kjo është hera e tretë që Pirro kompozon këngë dhe shkruan vargje me historitë e tij personale. Dy vite më parë, ai konkuroi vetë si këngëtar në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Anjushka”, kushtuar ish-të dashurës së tij Anja, arsyeja që e shtyu Invën të udhëtonte nga Parisi dhe të depozitonte padinë për divorc në Gjykatën e Tiranës. Në ndryshim nga “Zemër e pakurdisur”, ajo ishte një këngë me nota të gëzuara, ku ai tregonte se si ishte njohur me të dashurën e tij të re. Ai madje si fillim kishte plan ta bënte dhe klip atë këngë, por që nuk e realizoi. Nuk dihet nëse kënga “Anjushka” do të përfshihet në albumin e tij të ri, për të cilin po punon ta publikojë së shpejti.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Inva nuk do t’ia dije per ndarjen e Pirros nga Anja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum