www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dy javë për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Dy javë për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri   Tue May 25, 2010 10:20 pm



Tiranë, 25 maj - Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet funksionimit të tij normal. Partia Socialiste zyrtarizoi dje vendimin për t’i dhënë fund bojkotit të jetës parlamentare pas më shumë se tre javësh mungese. PS vendos qe zgjidhja politike të bëhet brenda 2 javësh, ndryshe vendi do ketë pasoja. Nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha premton hetim të zgjedhjeve, porse nuk do të shkelë nenin 178 të Ligjit për Kodin Zgjedhor, që ka të bëjë me djegien e fletëve të votimit. Mësohet se diaolgun politik do ta realizojnë ndërkombëtarët dhe pritet që 5 ekspertë të mbërrijnë nesër në Tiranë.

Presidenti Bamir Topi do të presë sot në mesditë në selinë e Presidencës, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se rreth orës 12:30 minuta Topi dhe Rama do të takohen me kërkesë të kreut të PS.
Pritet që tema e diskutimit të jetë situata aktuale politike në vend.

“Gazeta Shqiptare” bën të ditur se pesë ekspertë do të vijnë në mërkurën në Tiranë për të nisur negociatat me partitë politike për çështjen e negociatave politike PD-PS, si dhe me mundësinë e hapjes së kutive të fletëve të votimit. Grupi i ekspertëve do të kryesohet nga zëvendës shefja e kabinetit të Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Pikërisht, Jana Katarina Loliç Shindelkova është përfaqësuesja e Komisionerit për Zgjerim, që mbulon dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë në përbërje të ekipit miks për çështjen e hapja të kutive dhe të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve. Ndërsa mësohet se një ekspert do të mbërrijë nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive.

“Tani ne jemi sërish këtu për të shprehur vullnetin dhe angazhimin tonë për zgjidhjen e krizës. Ne jemi gati të arrijmë marrëveshjen dhe të kontribuojmë për të gjetur zgjidhje në të mirë të shqiptarëve, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme”, - u shpreh në fjalën e tij kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi. Ai ftoi maxhorancën që së bashku me opozitën të respektonte afatin ultimativ prej 2 javësh që kanë vendosur ndërkombëtarët për zgjidhjen e ngërçit politik. Duke u ndalur tek tryeza e Strasburgut, Ruçi shtoi se, klasa politike shqiptare nuk duhet ta humbasë shansin e dhënë nga kancelaritë perëndimore. Ndryshe, sipas tij, pasojat për vendin do të jenë të mëdha. “Të gjithë ne bashkë duhet të kuptojmë qartë se afati prej 2 javësh ka një karakter ultimativ për shtetin tonë të përbashkët. Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, pasi përshëndeti fillimisht rikthimin e opozitës në Kuvend, deklaroi se oferta e maxhorancës për zgjidhjen e krizës politike është brenda të gjitha kornizave ligjore. “Ofertën tonë e keni në tavolinë, tani e përgjithmonë, jemi të hapur për çdo lloj transparence që nuk dhunon e kapërcen Kushtetutën e ligjet e vendit. Brenda kësaj kornize është një hapësirë e pamatë për marrëveshje e mirëkuptim. Të bashkëpunojmë për integrimin e vendit”, - deklaroi Patozi.
Kryeministri Sali Berisha u jep garanci deputetëve të partisë së tij se nuk do t’i lëshojë kutitë me fletët e votimit, por do të zbatojë Kodin Zgjedhor. Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri ka theksuar se për çështjen e fletëve të votimit në negociatat me kreun e PS-së, Edi Rama do të kërkojë zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor, nenit 178 të ligjit.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Dy javë për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum