www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qeveria thyen rekordin për kontrata të negociuara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Qeveria thyen rekordin për kontrata të negociuara   Fri May 28, 2010 1:33 am



Prishtinë, 27 maj - Qindra miliona euro të buxhetit të Kosovës kanë “përjetuar” fluks në pesë muajt e parë të këtij viti nga aplikimi i tenderëve njëburimorë dhe procedurave negociuese pas hapjes së tenderëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Derisa në vitin 2009 nuk është shpenzuar asnjë cent nga buxheti publik nëpërmjet procedurave negociuese, në pesë muajt e parë të këtij viti 730 milionë euro janë ndarë për kompanitë fituese përmes kësaj forme të aktivitetit të prokurimit. Ndërkaq, nëpërmjet tenderëve njëburimorë janë dhënë mbi 11 milionë euro. Përveç kësaj shume në procedurë njëburimore është dhënë edhe tenderi për furnizim me kerozinë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për të cilin nuk është publikuar vlera e saktë e kontratës.
“E keqja më e madhe është aplikimi i tenderëve njëburimorë, i cili lejohet nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit”, ka thënë Nexhat Shabani, zyrtar i lartë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.
Ndërkaq, sa u përket negociatave me operatorët ekonomikë pas njoftimit për kontratë, sipas Shabanit, autoritetet kontraktuese nuk duhet të futen në bisedime vetëm me një operator, por të negociojnë me tri kompani të përgjegjshme.
Protagonistët e zhvillimit të këtyre aktiviteteve të prokurimit, zyrtarët e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe ata të Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë qenë të pakontaktueshëm për gazetën gjatë së mërkurës.
Sipas dokumenteve zyrtare që autoritetet kontraktuese u dorëzojnë këtyre tri trupave rregulluese të prokurimit publik, KRPP-së, OSHP-së e APP-së, vlerën më të madhe të kontratave të negociuara e kap tenderi për ndërtimin e autostradës, i cili peshon rreth 700 milionë euro. Menjëherë pas Ministrisë së Transportit vjen Postë-Telekomunikacioni i Kosovës, i cili në pesë muajt e parë të këtij viti ka ndarë 25 milionë euro për procedurë të negociuar të prokurimit. Për 5 milionë euro është shpallur fitues kompania “Smart” nga Sllovenia, e cila ka fituar tenderin për platformën e IPTV-së, ndërsa për rreth 20 milionë euro është shpallur fitues kompania “Amdocs” nga Qipro për tenderin “Platforma e faturimit”. KEK-u në këtë procedurë të prokurimit i ka dhënë kompanisë “Alstom” mbi 4 milionë euro për tenderin “Remonti gjeneral i gjeneratorit elektrik në TC Kosova B”.
Në vitin 2009, sipas raportit të KRPP-së, nuk është shpenzuar asnjë cent nga buxheti publik për procedurat e negociuara të tenderimit publik. Ndërsa sa u përket tenderëve njëburimorë vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti janë shpenzuar mbi 11 milionë euro. Prej autoriteteve kontraktuese të cilat më së shpeshti kanë bërë pazare me bizneset private pa publikuar njoftim për kontratë janë Korporata Energjetike e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Doganat e Kosovës, si dhe Zyra e kryeministrit Thaçi.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Qeveria thyen rekordin për kontrata të negociuara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum