www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Analistët këshillojnë Ahmetin të repozicionohet karshi Gruevskit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Analistët këshillojnë Ahmetin të repozicionohet karshi Gruevskit   Fri May 28, 2010 1:36 am



Shkup, 27 maj - Kriza mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe VMRO-DPMNE-së si dhe ajo se çfarë duhet të bëjë partia e Ahmetit, janë dilemat që parashtrohen nga opinioni shqiptar në Maqedoni. Përderisa opinioni është në pritje të vendimit të BDI-së lidhur me qëndrimin ose jo në Qeveri, analistët dalin me qëndrime të ndryshme se cili duhet të jetë pozicioni dhe si duhet të veprojë partia shqiptare në pushtet. Disa mendojnë se BDI-ja duhet të rishqyrtojë pozicionin e saj apo të dalë nga Qeveria, ndërsa analistë të tjerë janë të mendimit se kjo parti duhet të mbetet në institucione pasi që me dalje nga Qeveria do të realizohej plani i Gruevskit për zgjedhje të parakohshme.
“Dalja e BDI-së nga Qeveria do të ishte vetëm një ndihmë Gruevskit që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Partitë politike shqiptare tani duhet të dalin me qëndrim unik në rast se Gruevski merr guximin dhe shkon në zgjedhje të parakohshme, shqiptarët duhet të jenë unikë dhe t’u bëjnë apel votuesve shqiptarë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme eventuale, në rast se shqiptarët në këto momente janë unikë, atëherë Gruevski nuk ka alternativë tjetër përveç zgjidhjes së kontestit”, ka thënë analisti politik, Mersel Bilalli.
Ndërkohë analisti politik Albert Musliu thotë se partia shqiptare në pushtet duhet ta lëshojë Qeverinë, të rishqyrtojë apo ridefinojë pozicionin e saj në Qeverinë e Gruevskit.
“Në këtë pozitë që e ka në Qeverinë e Gruevskit BDI-ja nuk duhet ta zgjasë më shumë participimin e saj në këtë Qeveri. Në rast se nuk largohet nga Qeveria, ajo duhet të rikomponojë pozitën e saj në Qeveri”, thekson analisti politik Musliu.
Sipas tij, në bazë të zhvillimeve aktuale që ndodhin në skenën politike, BDI-ja nuk mund të ketë leverdi nga kjo politikë e kryeministrit. Ai thotë se është koha e fundit që kjo parti të ridefinojë pozitën e saj, në rast se VMRO-ja vazhdon me avazin e vjetër.
“Në rast se partia e Gruevskit vazhdon me këtë stil të veprimit, partitë shqiptare duhet të marrin guximin dhe t’i tejkalojnë kapriçet e tyre partiake dhe të dalin me qëndrime të përbashkëta rreth politikës së Gruevskit”, porosit Albert Musliu.
Sipas ekspertëve shqiptarë, partitë politike duhet të jenë të gatshme të marrin edhe guximin në momentet kyç dhe të dalin në mbrojtje të interesave shqiptare. Është momenti i fundit, thonë ata, që elita politike shqiptare të ulet në tryezë të përbashkët dhe të dalin me qëndrime të përbashkëta kundër politikës së Gruevskit.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Analistët këshillojnë Ahmetin të repozicionohet karshi Gruevskit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum