www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova arrin marrëveshjen me FMN-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Kosova arrin marrëveshjen me FMN-në   Fri May 28, 2010 1:45 am



Prishtinë, 27 maj –Kosova ka arritur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar për tu bërë pjesë e programit për ndihmë financiare të kësaj organizate me kusht që garancitë financiare nga donatorët të realizohen dhe që kjo marrëveshje të marr aprovimin nga Bordi i FMN-së, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësues të FMN-së, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë. Duke qenë pjesë e këtij programi Kosova do të përfitojë një hua prej rreth 110 milionë eurosh në 18 muajt e ardhëm, dhe 210 milionë euro nga donatorët e tjerë si Bashkimi Evropian dhe Banak Botërore. Për të arritur këtë marrëveshje autoritetet kosovare janë zotuar se do të zvogëlojnë deficitin buxhetor, dhe të përmirësojnë financat publike dhe administratën tatimore. Qeveria nuk do të reduktojë shpenzimet totale kapitale, por sipas kryeministrit, do të aplikojë një disiplinë fiskale të respektuar.
“Së bashku me FMN shpall përfundimin e suksesshëm të negociatave dhe arritjen e marrëveshjes për ndihmë buxhetore nga FMN-ja, që do të ndihmojë në realizmin e projekteve me rëndësi nacionale, si autostrada, reforma në sektorin e energjetikës, reforma në sistemin e arsimit dhe privatizim të sektorit të telekomit”, ka thënë Thaçi.
“Në kohën kur kriza ekonomike botërore ka ndalur zhvillimin e shteteve më të pasura, Kosova ka qenë e vetmja në rajon me rritje pozitive ekonomike”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se me FMN-në është bërë planifikimi i duhur ekonomik, që Kosovës i garanton rritje ekonomike prej 6 për qindësh në vit. Bordi ekzekutiv i FMN-së pritet të mblidhet dhe të diskutojë programin gjatë muajit korrik, ndërkaq Kosova do të mund të tërheq rreth 21.5 milionë euro menjëherë pas aprovimit të bordit. Po ashtu aprovimi FMN-së do t’i sigurojë Kosovës edhe mundësinë për të fituar një ndihmë prej 210 milionë eurosh në tri vitet e ardhshme nga donatorët, si Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.
Përfaqësuesi i FMN-së, Jurgen Odenius ka thënë se me gjithë faktin që performanca ekonomike e Kosovës është përmirësuar dukshëm gjatë dekadës së fundit, ende ka disbalance të mëdha. Këto disbalance, sipas tij, janë rezultat direkt i zhvillimit të ultë të infrastrukturës, në veçanti të sistemit të transportit dhe sektorit të energjisë, që vazhdojnë të shtrëngojnë produktivitetin dhe konkurrencën. Odenius ka theksuar se përpjekjet e qeverisë për të sanuar këtë gjendje dhe nevoja për të adresuar çështjet sociale, kanë përkeqësuar dukshëm financat publike. “Për më tepër vendimi për të ndërtuar autostradën, po krijon presione të mëtejme të shpenzimeve”, ka thënë ai.
Por sipas tij autoritetet kosovare janë duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të zvogëluar deficitin buxhetor, dhe për të përmirësuar financat publike dhe administratën tatimore.

Këto masa siç ka thënë Odenius do të shoqërohen me masa për të përmirësuar efiçiencën e ekonomisë përmes privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe forcimin e sektorit të energjisë. Qeveria për t’u bërë pjesë e programit të FMN-së është zotuar se deficitin për vitin 2010 do ta kufizojë në 3.4 për qind ët GDP-së, duke rritur të hyrat dhe duke ulur shpenzimet rrjedhëse, por jo edhe ato kapitale.
“Kufizimi i shpenzimeve do të duhet të vazhdohet gjatë tërë vitit 2011”, ka pohuar Odenius.
Pjesë e programit me FMN-në do të jenë edhe Ligji i punës, e po ashtu edhe Ligji për sigurimin pensional si dhe ai për vlerat e luftës.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kosova arrin marrëveshjen me FMN-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum