www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX-i mohon kritikat e Behar Selimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: EULEX-i mohon kritikat e Behar Selimit   Sat May 29, 2010 2:29 am



Prishtinë, 28 maj – EULEX-i ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh kombësinë e tyre, i nënshtrohen regjistrimit dhe kontrollit në pikën kufitare 1 dhe 31 në veriun e vendit. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, dy ditë më parë, në një intervistë për “Kohën Ditore”, kishte deklaruar se EULEX-i bën regjistrimin e të gjithë shtetasve të huaj që hyjnë nga këto dy pika kufitare, përveç shtetasve të Republikës së Serbisë.
“Në mënyrë selektive, sipas një dakordimi me EULEX-in, bëhet regjistrimi, disa regjistrohen disa jo, kjo është si një fazë fillestare e regjistrimit të të huajve që hyjnë në territorin e Kosovës. Për të qenë më i qartë, sipas informacioneve që i kam nga EULEX-i, çdokush që është shtetas i huaj por që nuk vjen nga Republika e Serbisë, regjistrohet si i huaj. Shtetasit e Republikës së Serbisë vazhdojnë vetëm të kontrollohen, por jo edhe të regjistrohen”, ka theksuar Selimi.
Mirëpo, sipas zëdhënëses së EULEX-it, *** Limdal, tashmë ka filluar regjistrimi i të gjithë udhëtarëve, pa marrë parasysh se nga cili shtet ata vijnë.
“Kohët e fundit, regjistrimi i udhëtarëve është përmirësuar dhe gjithashtu të gjithë shoferët e kamionëve, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre, janë duke u regjistruar”, ka deklaruar Limdal.
Sipas saj, tek portat 1 dhe 31, implementimi i sistemit të ri të regjistrimit të udhëtarëve që ka nisur nga fillimi i marsit 2010 është nën përgjegjësinë e policëve kosovarë, të cilët ende janë në fazën e familjarizimit me këtë sistem.
“Sistemi i të dhënave, i quajtur PISCES, është një sistem i të dhënave donacion nga ICITAP-i për Policinë e Kosovës dhe softueri i këtij sistemi është në gjuhën angleze. Zyrtarët e Policisë Kufitare të Kosovës janë përgjegjës të regjistrojnë të dhënat dhe ende janë në fazën e familjarizimit me sistemin”, ka thënë Limdal.
Sipas saj, zyrtarët e Policisë Kufitare të EULEX-it, janë duke asistuar Policinë Kufitare të Kosovës në këtë detyrë si pjesë e mandatit të tyre të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit. Sipas saj, tanimë ka filluar regjistrimi i të gjithë udhëtarëve pa dallim nacionaliteti apo shtetësie, ndërsa vetë Selimi kishte qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje në fazën fillestare të implementimit të këtij sistemi.
“Për periudhën e parë hyrëse, në kohën kur gjeneral Selimi ka qenë udhëheqës i Policisë Kufitare të Kosovës ishte pajtuar me Policinë Kufitare të EULEX-it dhe me ICITAP-in, që në mënyrë të shmangies së tollovive në trafik dhe për ta testuar sistemin, në fazën fillestare të regjistrimit të dhënave, të regjistrohen qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, përveç Serbisë”, ka deklaruar ajo.
Selimi, po ashtu, kishte thënë për gazetën se Policia e Kosovës për 6 muaj është duke u përpjekur që ta forcojë nivelin e kontrollit nëpër pikat kufitare në veri, sikundër edhe në vijën e gjelbër, ku janë caktuar dy togje patrulluese, kryesisht të komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera, togje këto në të cilat ende nuk ka ndonjë polic të nacionalitetit shqiptar. Megjithatë, sipas Selimit, këto dy togje, ende nuk e mbulojnë të gjithë vijën e gjelbër.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

EULEX-i mohon kritikat e Behar Selimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum