www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e Limajt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e Limajt   Sat May 29, 2010 2:30 am



Prishtinë, 28 maj – Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar fond të posaçëm për mbrojtjen e nënkryetarit Fatmir Limaj, shkruan në botimin e sotshëm “Koha Ditore”. Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë konfirmuar se vendimi për krijimin e fondit është marrë para dy javësh në një mbledhje të mbyllur të Kryesisë së PDK-së. Nait Hasani, njëri nga anëtarët e këtij organi drejtues të partisë, ka deklaruar të enjten se fondi tashmë është publik dhe se xhirollogaria e tij është hapur në Bankën e Re të Kosovës. “Mjetet e këtij fondi do të shfrytëzohen për të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ministrit Fatmir Limaj. Fondi mbështetet në vullnetin e mirë të simpatizantëve, aktivistëve të partisë, por edhe të qytetarëve që e shohin të arsyeshme kontributin për këtë fond”, ka thënë Hasani në një bisedë telefonike.
Qëndrimi i Kryesisë së PDK-së, sipas tij, është që të mos caktohet shuma se sa duhet të kontribuohet në fond, por kjo të mbetet në vullnetin dhe mundësitë e secilit kontribuues.
Ndërkohë ministri i Transportit, Fatmir Limaj, i dyshuar për krim të organizuar së bashku me shefin e prokurorimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi, ka angazhuar një ekip të fuqishëm avokatësh ndërkombëtarë për t’u mbrojtur nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gazeta amerikane “Greenwich Time” ka shkruar të enjten në portalin e saj se Limaj ka angazhuar tre avokatë nga Stamfordi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pjesë e ekipit ligjor për mbrojtjen nga akuzat për korrupsion.
Limaj si mbrojtës ka zgjedhur që ta angazhojë edhe avokatin anglez me prejardhje nga Pakistani, Karim Khan, i cili e ka mbrojtur edhe në Tribunalin e Hagës për krime lufte, ku u shpall i pafajshëm.
Kryetari i OAK-së, Musa Dragusha, ka thënë se asnjëri prej këtyre emrave nuk ka aplikuar për licencë.
“Asnjë nga këta emra nuk ka kërkuar licencë. Natyrisht që nëse aplikojnë do t’u nënshtrohen testeve vendëse”, ka thënë Dragusha.
Testi, sipas tij, ka të bëjë me njohuritë e ligjeve në Kosovë dhe me ato të etikës.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, ka deklaruar se hetimet po vazhdojnë, derisa ato i ka vlerësuar si shumë komplekse.
”Ky është një hetim kompleks dhe do të jenë të pasakta të paragjykohen rezultatet nëse do të ketë ndonjë arrestim apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për afatin kohor kur hetimet do të përfundojnë dhe të përgatitet një aktakuzë”, ka thënë zëdhënësja Herodes (gjerësisht në “Kohën Ditore” të sotshme).

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

PDK-ja krijon fond për mbrojtjen e Limajt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum