www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Obama i jep fund “luftës ndaj terrorit” të Bushit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Obama i jep fund “luftës ndaj terrorit” të Bushit   Sat May 29, 2010 2:31 am



Washington, 28 maj – Strategjia e re e sigurisë kombëtare e presidentit Barack Obama, përshkruan një epokë që do të vije dhe në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mësohen të jetojnë brenda kufijve të saj – gjë kjo që me një fjalë që do të thotë se nuk mund të vazhdohet gjatë me angazhime në dy luftëra dhe se fuqitë në shpërthim po fillojnë të shlyejnë disa elemente të ndikimit amerikan nëpër botë.
Obama në agjendën e tij të re njofton se pas një dekade të politikës së jashtme amerikane të dominuar nga doktrina e bazuar në luftën kundër terrorizmit, tani duhet kthyer një agjende më të zgjeruar.
“Barra e shekullit të ri nuk mund t’i bie mbi shpallua vetëm Amerikës”, thuhet ndër të tjera në strategjinë të Obamas për sigurinë kombëtare të prezantuar të enjten sipas kohës lokale amerikane.

Por me të paraqitur të këtij dokumenti në Kongresin amerikan, kritikët e Obamas kanë thënë se presidenti përveç se po i jep fund një politikë të ndjekur nga paraardhësi Bush, po e tepron me qasjen e kërkimfaljes për dështimet e Amerikës në politikën e jashtme. Në dokumentin e hartuar nga ekipi i Obamas për siguri kombëtare, Presidenca demokrate e pranon botën ashtu siç është.
Megjithatë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar në një konferencë të “Brooking Institution”, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “nuk do të jenë më pak të fuqishme”. Ajo ka thënë se është fakt “që asnjë problem që asnjë problem në botë nuk mund të zgjidhet pa përfshirjen tonë”.
Në dokumentin prej 52 faqesh, Obama është munduar ta ruajë baraspeshën ndërmjet të premtimeve idealiste të fushatës presidenciale dhe realiteteve aktuale me të cilat po ballafaqohet bota.
“Është më shumë një shmangie prej prioritetit të strategjisë së fundit të sigurisë kombëtare”, ka deklaruar Susan Rice, ambasadore e SHBA-së në Kombe të Bashkuara.
Në një linjë të qartë ndarëse, edhe pse formale nga epoka e paraardhësit të tij Bush, Obama, në strategjinë e re, bën thirrje për zgjerimin e partneritetit të vendit të tij përtej aleatëve tradicionalë të deritanishëm. Këtu, ai ka nënkuptuar vende që janë shndërruar në fuqi reale, si Kina dhe India.
Qëllimi i këtyre aleancave është ndarja e barrës së problemeve ndërkombëtare. Përballja me një ekonomi problematike e në krizë dhe shënimi i një rekordi të deficitin buxhetor, ka bërë që administrata ta cilësojë forcimin ekonomik të vendit si shumë parësor edhe në çështjen e sigurisë kombëtare.
“Në qendër të përpjekjeve është zotimi për të rimëkëmbur ekonominë, që është edhe njëra nga burimet e forcës dhe fuqisë së SHBA-së”, thuhet në dokumentin e Obamas.


Dokumenti përmes parashtrimit të një vizioni për ruajtjen e sigurisë së Amerikës, ndërsa vazhdojnë situatat jo të mira në Irak dhe Afganistan, nënvizon nevojën e madhe për një zhvillim të diplomacisë shumëpalëshe që duhet të jetë primare dhe të zëvendësojë përdorimin e forcës ushtarake. Administrata rithekson qëllimin e Obamas dhe vendosmërinë për të vazhduar në rrugën e dialogut edhe me ata që konsiderohen si “shtete armike”, por nga ana tjetër, thekson edhe për izolimin e këtyre të fundit në rast se ata do të kundërshtojnë normat ndërkombëtare.
Strategjia e sigurisë kombëtare, e cila përpilohet nga çdo president, shpesh është një rikonfirmim i qëndrimeve që ndiqen, por është e rëndësishme sepse mund të ndikojë në shpenzime të ndryshme në buxhet, apo edhe në ndërmarrjen e iniciativave ligjore të caktuara, që janë procedura që ndiqen nga afër nga faktori ndërkombëtar.
Obama, i cili mori detyrën në një periudhë kur vendi po përballej me krizën më të rëndë financiare që nga viti 1930, ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe të qartë në krahasim me gjithë paraardhësit e tij për sa i përket lidhjes që ka situata ekonomike brenda vendit me imazhin e Shteteve të Bashkuara në botë.
“Ne duhet që të rinovojmë themelin dhe bazën e fuqisë së Amerikës përmes rivendosjes së vendit në një udhë të mbarë ekonomike dhe përmes zvogëlimit të varësisë ndaj naftës dhe karburanteve të tjera”.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Obama i jep fund “luftës ndaj terrorit” të Bushit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum