www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës   Sat May 29, 2010 2:35 am



Prishtinë, 28 maj - Përmes një njoftimi të brendshëm të EULEX-it, të cilin ka arritur ta sigurojë Radio Dukagjini, ky mision ka këshilluar pjesëtarët e vet që të dielën, më 30 maj, t’i shmangen Mitrovicës. Zëdhënësja e Misionit të BE-së, *** Limdal nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, me arsyetimin se nuk mund të komentohen çështjet e brendshme, por ajo ka thënë se “nuk parashihen probleme gjatë fundjavës në Mitrovicë”.

Një e diel me plot ngjarje në Mitrovicë. Zgjedhjet Serbe, protesta e Veteranëve të Luftës bashkë me Vetëvendosjen, si dhe ndeshja e fundit e Super-ligës ndërmjet Trepçës dhe Besës, ku përcaktohet titulli i kampionit. Nisur nga gjitha këto zhvillime, përmes një letre të brendshme këshilluese, Misioni i BE-së ka sugjeruar pjesëtarët e këtij misioni që t’i shmangen Mitrovicës.

“Në bazë të të gjitha këtyre informative, të gjithë pjesëtarët e Misionit të EULEX-it këshillohen që t’i shmangen Mitrovicës, të dielën me 30 maj, dhe të gjitha vizitat në zonat me siguri të mesme në veri duhet të jenë strikte, dhe duhet të kryhen vetëm në raste të veçanta”, thuhet mes të tjerash në letrën këshilluese të EULEX-it.

*** Limdal, zëdhënëse e këtij Misioni nuk ka konfirmuar lëshimin e një letre të tillë, duke u arsyetuar se nuk mund të komentohen çështjet e brendshme. Ajo i ka thënë Radio Dukagjinit se “nuk parashihen probleme gjatë fundjavës në Mitrovicë”.

“Normalisht unë nuk mund te komentoj çështje të brendshme të sigurisë apo edhe paralajmërimet, por në përgjithësi mund të them se pjesëtarët e misionit të EULEX-it për zhvillime që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë gjithnjë janë të njoftuar, gjithsesi do duhet të jemi të njoftuar derisa pjesëtarë të EULEX-it operojnë në territorin e Kosovës. Misioni ynë nuk parasheh probleme të mundshme gjatë fundjavës në qytetin e Mitrovicës”, ka thënë Limdal.

Në letrën që ka arritur ta sigurojë RD thuhet po ashtu se “Rojat e urës” janë të njoftuara me të gjitha zhvillimet që do të ndodhin të dielën në qytetin e Mitrovicës.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum