www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova të bëhet gati për BE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Kosova të bëhet gati për BE   Sat May 29, 2010 2:39 am



Prishtinë, 28 maj - Marrëveshja Tregtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, janë dy çështje të cilat do të sjellin dobi të drejtpërdrejta dhe të prekshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, u tha të premten në konferencën “Kosova– progresi në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Bashkimi Evropian ka treguar vullnet për ta trajtuar Kosovën njëjtë sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë në procesin e integrimit evropian.

“Me këtë njihet dhe mirëpritet përkushtimi, puna dhe arritjet që kemi bërë të gjithë së bashku, si institucionet në nivel qendror dhe lokal, ashtu edhe shoqëria civile, mediat, në rrugën tonë drejt BE-së”, tha ai.

Kryeministri theksoi se pikë esenciale e dialogut, në kuadër të procesit të integrimit evropian është edhe dialogu i rregullt me shoqërinë civile, përmes Nën-Komitetit për Shoqëri Civile, në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Ai vlerësoi se ky mekanizëm, do t’i mundësojë për herë të parë shoqërisë civile, që të përfshihet rregullisht në dialog të drejtpërdrejtë, si me institucionet e Republikës së Kosovës ashtu edhe me Komisionin Evropian, duke i dhënë kështu rrugë zyrtare dhe duke institucionalizuar kontributin e çmueshëm të shoqërisë civile në të gjitha reformat institucionale e strukturore.

Kryeministri deklaroi se me themelimin dhe funksionalizimin e shpejtë të Ministrisë së Integrimit Evropian, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hap të rëndësishëm në avancimin dhe fuqizimin e rolit koordinues në këtë proces.

Me këtë rast kryeministri ka theksuar se sa i përket reformimit të administratës publike, tashmë kanë hyrë në fuqi dy ligje, ai për Shërbimin Civil të Kosovës dhe ai për Pagat e Shërbyesve Civilë.

Ndërkaq Renzo Daviddi, shef i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian vlerësoi se organizimi i kësaj konference është konfirmim i përcaktimit për agjendën evropiane për Kosovën.

Ai tha se në Kosovë ka zhvillime pozitive, sikur që është emërimi i ministrit të këtij dikasteri. “I tërë procesi ka të bëjë me punën e madhe dhe të vazhdueshme. Dua të theksoj një parim themelor të integrimit në BE. Afrimi dhe më vonë negocimi nuk kanë të bëjnë se a do të zbatohen politikat e BE-së, por me atë se si do të behët kjo punë”, tha Daviddi.

Ai theksoi se rruga për në BE do të thotë identifikim i prioriteteve, ndërsa hartimi i politikave kërkon konsistencë, koherencë dhe vizion. “Mund t'u kërkohet qysh në fillim të procesit aprovimi i vendimeve shumë të rënda, mirëpo sa më herët vendoset lidhur me to mund të ketë pasoja të menjëhershme pozitive, ose negative nëse janë prioritetet e gabuara”, tha ai.

Daviddi theksoi se Raporti i Progresit i cili po përcillet me vëmendje shumë të madhe nga opinioni në Kosovë është vetëm një element në zhvillimin e Kosovës.

Ministri i Integrimit Evropian i Republikës së Kosovës, Besim Beqaj, tha se me themelimin e Ministrisë është treguar përcaktimi i Qeverisë së vendit për ta vënë në prioritet numër një përgatitjen e Kosovës për integrim evropian.

Ai tha se duhet hyrë reformave të cilat janë të gjata por të cilat janë domethënëse, jo për të treguar para BE-së se sa jemi reformuar por për të krijuar një shtet funksional i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të vendit.

Ai theksoi se pas vendimit të djeshëm për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, një rend është Kosova dhe shprehu bindjen se shpejtë vendi do ta merr Udhërrëfyesin për liberalizim e vizave dhe do të sigurohet procesi zyrtar i dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në.

Në konferencë lidhur me rezultatet dhe sfidat në procesin e integrimit evropian folën edhe Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike dhe Sadri Ferati, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në fund konferenca ka aprovuar projektin e konkluzioneve, të cilat do t'u përcillen të gjitha institucioneve.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kosova të bëhet gati për BE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum