www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Drejtori i Gjyqësorit akuzohet për shkelje ligji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Drejtori i Gjyqësorit akuzohet për shkelje ligji   Sat May 29, 2010 10:39 pm



Prishtinë, 29 maj – Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar të premten nga detyra drejtorin e Sekretariatit të këtij këshilli, Halit Muharremi, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme. Vendimin për suspendim KGJK-ja e ka marrë në prani të Muharremit, i cili, duke parë vendosmërinë e anëtarëve, ka ofruar dorëheqje të parevokueshme.
Suspendimin e tij e ka konfirmuar kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci.
“Sot e kam nxjerrë në rend të ditës çështjen e funksionimit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, me theks për Halit Muharremin, për disa shkelje që konsideroj se kanë ekzistuar”, ka thënë Peci nëpërmjet telefonit. Peci ka bërë të ditur se pas debatit Këshilli Gjyqësor ka vendosur ta suspendojë nga detyra Muharremin.
“Në mbledhje ka qenë edhe Halit Muharremi. Tha se ‘në qoftë se këshilli vendos të më suspendojë, atëherë unë po jap dorëheqje’, d.m.th. pas vendimit për suspendim ai ka dhënë dorëheqjen, të cilën ia kemi aprovuar”, ka shtuar kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci.
Burime brenda KGJK-së kanë bërë të ditur se Halit Muharremi nuk e ka përfillur Këshillin Gjyqësor dhe nuk ka bashkëpunuar ashtu siç obligohet me ligj.
“Mosbashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor, fshehja e letrave dhe mosnjoftimi i Këshillit me disa vendime që ka ndërmarrë janë disa nga shkeljet që ka bërë Muharremi”, ka thënë burimi.
Sipas këtij burimi, Halit Muharremi ka bërë avancime të paligjshme të zyrtarëve në sekretariat nga pozita zyrtarësh në pozita drejtorësh, duke ua rritur kështu koeficientin dhe rrjedhimisht edhe pagat.
“Këso lloj avancimesh ka bërë në Departamentin e Financave, atë të Logjistikës, të Zyrës Ligjore, e departamente të tjera”, ka thënë burimi i Kohës Ditore. “Në Këshill është vlerësuar se Muharremi ka bërë shumë shkelje dhe për këtë është vendosur të suspendohet”, ka thënë burimi i gazetës. Gazeta ka provuar të premten disa herë të kontaktojë me Halit Muharremin, por ai nuk e ka hapur telefonin.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e Bujar Bukoshit për një dekadë Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës e ka udhëhequr që nga viti 2006. Në këtë detyrë të pavarur nga politika si menaxher i gjykatave dhe prokurorive të Kosovës ai kishte ardhur nga pozita e këshilltarit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Detyra e Sekretarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është që të këshillojë dhe ndihmojë Këshillin Gjyqësor të Kosovës në kryerjen e detyrave e përgjegjësive të tij, në menaxhimin e gjyqësorit dhe të gjykatave dhe është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të tij, si dhe është përgjegjës për të gjitha funksionet administrative dhe të hulumtimit që ndërlidhen me përkrahjen e Këshillit, në pajtim me Rregulloren e punës së Këshillit.
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës përbëhet nga nëpunësit civilë, të cilët përbëjnë administratën qendrore të sistemit gjyqësor të Kosovës. Në krye të SKGJK-së është drejtori, i cili është zyrtari më i lartë administrativ në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Emri i Halit Muharremit ka qenë në një listë të publikuar në muajin prill për të cilën ishte thënë se është e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit. Sipas kësaj liste Muharremi dyshohet për veprime korruptuese gjatë vitit 2006, me rastin e emërimit të gjyqtarëve.
Këtë e pati mohuar sekretari i Këshillit Gjyqësor, duke reaguar nëpërmjet një deklarate. Sipas SKGJK-së “të gjitha ato thashetheme të botuara nëpër media janë shpifje që kërkojnë rishikimin e ndërhyrjes së Agjencisë Kundër korrupsionit në menaxhimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë me pretekst të luftimit të korrupsionit”. Muharremi pati paralajmëruar edhe një padi kundër AKK-së.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Drejtori i Gjyqësorit akuzohet për shkelje ligji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum