www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Beogradi lobon te Obama për ndarjen e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Beogradi lobon te Obama për ndarjen e Kosovës   Sat May 29, 2010 10:41 pm



Beograd, 29 maj - Përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, ka deklaruar se Beogradi zyrtar po lobon në mënyrë të përshpejtuar në qarqet ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës. Ky lobim, siç ka thënë Trajkoviq në një intervistë për revistën “Press”, kryesisht është fokusuar drejt SHBA-së. Realiteti i jetës së serbëve në Kosovë, sipas Trajkoviqit, tregon se Beogradi zyrtar është duke ndjekur dy politika, një për veriun e Kosovës dhe një tjetër për jugun e saj.

Trajkoviq ka thënë se lobimi po zhvillohet drejt kabinetit të presidentit amerikan. “Sipas njohurive të mia, këtë projekt Serbia është duke u përpjekur që ta jetësojë nëpërmjet kabinetit të presidentit amerikan, Barack Obama”, transmeton “Telegrafi” fjalët e Trajkoviqit.

E pyetur se kush nga Beogradi është duke lobuar për ndarjen e Kosovës, ajo nuk ka dashur të përgjigjet, por ka thënë se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga një politikë e tillë.

Madje, ajo ka kujtuar një rast kur disa vite më parë ka qenë për vizitë në SHBA, dhe në kabinetin e nënpresidentit të atëhershëm amerikan, Dick Cheney, kishte dëgjuar se Koshtunica – i cili ishte pritur një ditë më herët nga Cheney - i kishte ofruar atij “njohjen e territorit poshtë Ibrit, për territorin mbi Ibër.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Beogradi lobon te Obama për ndarjen e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum