www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kërcënimi vjen nga të dyja anët e Ibrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geli
Offline
Offline


Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 31
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Kërcënimi vjen nga të dyja anët e Ibrit   Sun May 30, 2010 8:20 pm



Prishtinë, Mitrovicë, 30 maj – Distancimi nga zgjedhjet serbe në veri të vendit prej institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare duket të jetë vetëm sipërfaqësor, e më shumë injorim i pafuqisë për t’i ndaluar ato, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Megjithëse janë quajtur të paligjshme, si nga organet e vendit ashtu edhe nga EULEX-i, në fakt këto zgjedhje paraqesin një rrezik për destabilizim të situatës së sigurisë dhe asaj politike.
EULEX-i megjithëse ka deklaruar se i injoron këto zgjedhje, ka marrë vendim për largimin apo shmangien e lëvizjes së pjesëtarëve të tij në ditën kur mbahen zgjedhjet në veri. EULEX-i nuk ka dashur ta komentojë këtë vendim, me arsyetimin se ka qenë vendim i brendshëm, vetëm për stafin e EULEX-it e jo për opinion.
EULEX-i, që me një njoftim të brendshëm ka bërë thirrje për “tërheqje” nga veriu, nuk ka njoftuar për ndonjë plan operativ policor. Sipas zëdhënësit, Hanns-Christian Klasing, EULEX-i i konsideron këto zgjedhje të paligjshme dhe nuk është i përfshirë fare në këtë proces.
“Ne nuk komentojmë për ndonjë plan operativ. EULEX-i nuk është i përfshirë në këtë proces dhe nuk i njeh këto zgjedhje. Policia është e vetëdijshme për atë se çfarë do të ndodhë nesër, sikur në jug ashtu edhe në veri të Mitrovicës, por nuk mund të komentojmë asgjë për ndonjë plan operativ policor”, ka deklaruar Klasing.
KFOR-i, ndërkohë, ka bërë të ditur se do të jetë vigjilent dhe ka bërë thirrje për qetësi më 30 maj. Megjithëse nuk i ka kundërshtuar apo legjitimuar zgjedhjet serbe, KFOR-i duket të jetë i shqetësuar për organizimin e protestave në jug të lumit Ibër.
Trupat e KFOR-it, sipas këtij njoftimi, do të jenë në vend për të mbrojtur të gjithë protestuesit paqësorë, por gjithashtu do të marrin masa të duhura për të kundërshtuar çfarëdo veprimi të dhunshëm.
Në anën tjetër Policia e Kosovës ka vendosur që të mos hartojë kurrfarë plani operativ për të menaxhuar situatën në veri. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Behar Selimi, ka deklaruar se policia nuk do të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në veri, por do të kujdeset për ruajtjen e rendit, pronës dhe të jetës së qytetarëve.
“Ne do të sillemi profesionalisht ashtu siç është deklaruar edhe Qeveria e Kosovës, pra do ta injorojmë atë ngjarje, edhe për ne ajo nuk ekziston zyrtarisht , ndërkohë që policët e Kosovës atje do të kujdesen për detyrat e zakonshme të tyre, rendin dhe qetësinë, në rast se ka ndonjë incident që ka të bëjë me pronën, jetën, trupin, etj”, ka thënë Selimi.
Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Rifat Murmullaku, i cili ka qenë edhe një prej menaxherëve të Policisë së Kosovës, hartimi i një plani operativ për veriun në njëfarë mënyre do t’i legjitimonte zgjedhjet serbe.
“Policia në këtë rast e bën vlerësimin, pranon raporte të rregullta rreth ndonjë kërcënimi eventual, konform këtyre raporteve duhet të merren masa, por jo me një plan operativ, por në bazë të analizës së kohëpaskohshme të situatës”, ka thënë Murmullaku.
Sipas tij, policia duhet të kujdeset maksimalisht edhe për mbikëqyrjen e protestave të paralajmëruara në pjesën jugore të vendit, në mënyrë që t’i shmanget çdo lloj incidenti. “Nuk po them që duhet të ketë një plan operativ policor, por edhe nëse ka nuk publikohet, policia në një mënyrë e ka në mbikëqyrje dhe duhet të ketë njësi shtesë që duhet të merren me menaxhimin e situatës”, është shprehur Murmullaku.
Ai ka theksuar se këto njësi nuk duhet të jenë të dukshme në terren, për shkak se vetë paraqitja e policisë, bazuar në mentalitetin që ekziston, i josh njerëzit për akte të dhunshme.
“Nga praktika ka pasur raste kur injorimi i disa grupeve e zbeh paraqitjen e tyre, por edhe forcohen kur i shohin organet e policisë dhe shfaqin më shumë shenja rezistence dhe pakënaqësie”, është shprehur ai. “Nuk duhet të ketë paraqitje ekstreme me forca policore”.

_________________________________________________________________________



Faktet kallxojn syt shikojn gjerat ndodhin..

<marquee bgcolor=orange> Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz</marquee>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kërcënimi vjen nga të dyja anët e Ibrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum