www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Abramowitz: Ndarja e Kosovës, shkatërrimtare për rajonin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geli
Offline
Offline


Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 31
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Abramowitz: Ndarja e Kosovës, shkatërrimtare për rajonin   Sun May 30, 2010 8:26 pm



“Po të ndodhë një gjë e këtillë , do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandoras, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia…”, tha ish-ambasadori amerikan, Morton Abramowitz.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Morton Abramowitz, tha se “është e qartë se Bashkimi Evropian është i ndarë mbi Kosovën, janë ende pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Gjithashtu mendoj se është krijuar një përshtypje se Shtetet e Bashkuara ia kanë dorëzuar Ballkanin Bashkimit Evropian. Por, nuk besoj se kjo është e krejtësisht e drejtë.
Bashkimi Evropian ka marrë përsipër një rol më udhëheqës dhe për këtë s’ka asnjë dyshim, por mendoj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të brengosura, fillimisht me Bosnjën -- kanë bërë përpjekje të mëdha, por të pasuksesshme, për t’i çuar gjërat përpara – dhe së dyti me Kosovën.
Qartazi, Ballkani nuk është prioriteti më i madh për Shtetet e Bashkuara aktualisht, ka shumë probleme tjera në politikën e jashtme, por megjithatë mendoj se është e padrejtë të thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kushtuar vëmendje apo se interesimi për Ballkanin është duke u zbehur. Unë thjesht mendoj se nuk janë aq active sa kanë qenë përpara. Kjo është e vërtetë”.
Në vazhdim Abramowitz tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të japë llogari për dështimin e deritashëm për të qeverisur gjithë territorin e Kosovës. Edhe Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Evropian kanë lejuar që një situatë e këtillë të ndodhë. Nuk ka guxuar të ndodhë dhe e tillë ka qenë që prej fillimit. Mendoj se tani kjo do të jetë një çështje qendrore në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Situata në veriun e Kosovës qartazi do të jetë një aspekt kryesor e zhvillimeve që do të pasojnë mendimin e GJND-së, i cili, me sa kam marrë vesh, ndonëse nuk e di sa është e vërtetë, do të publikohet në fund të korrikut.
Duke u përgjigjur në pyetjën se cilat do të jenë rreziqet nëse ideja për ndarjën e Kosovës vihet në tavolinë. Morton Abramowitz tha se “fillimisht, shumëçka varet nga ajo që do të thotë Gjykata Ndërkombëtare. Dhe është e vështirë për këdo që të flasë në formë përfundimtare aktualisht mbi këtë çështje. Së dyti, mendoj se nuk ka asnjë dyshim se Serbia do të shfrytëzojë rastin për të çuar përpara interesat e saj në Kosovë. Nëse kjo nënkupton bisedime të reja, unë pres që Serbia të mbajë atë qëndrim. Nëse nënkupton kjo aranzhime të reja për veriun e Kosovës apo nëse nënkupton ndarje, duhet të presim.
Por, diplomacia serbe ka qenë shumë aktive, në shumë mënyra mjaft e suksesshme në dy vitet e fundit, duke kufizuar në masë të konsiderueshme njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Dhe padyshim pra, ata do ta shfrytëzojnë çdo rast, për të çuar përpara interesat e tyre këtu.
Tani, është e vështirë të thuhet se ç’do të bëjnë. Mendoj se në rastin e parë, varësisht nga vendimi i Gjykatës, do të kërkojnë bisedime të reja me Kosovën. Çfarë do të ngërthejnë ata në këto bisedime dhe çfarë synimesh kanë saktësisht, janë çështje mbi të cilat ne tani vetëm mund t’i diskutojmë, por mendoj se e gjithë kjo do të jetë në menunë e tyre kryesore.
Domethënë, në një formë, Serbia do të përpiqet të rihapë mbase gjithë çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë theksin në situatën që është në veri”.
Ndarja e Kosovës do të ishte absolutisht shkatërrimtare për rajonin, tha ai. Pres vendosmërisht që Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane, t’u rezistojnë këtyre përpjekjeve. Po të ndodhë një gjë e këtillë, për të cilën unë personalisht dhe shumë të tjerë gjithmonë kemi pasur shqetësim, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandoras, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia dhe të gjitha çështjet tjera.
Prandaj, mendoj se çdo përpjekje për ndarje duhet të hidhet poshtë menjëherë. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se janë kundër ndarjes, por kjo duhet të përsëritet në vazhdimësi. Përtej kësaj, mendoj se do të ketë dallime në qëndrime midis akterëve të ndryshëm. Gjithsesi, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që negociatat të stërzgjaten.
Në pyetjën sa ka arritur Kosova ta dëshmojë veten në dy vit e gjysëm pothuajse, si shtet i pvaraur funksional, Abramowitz vlerësoi se “Mendoj se ka pasur mjaft përparime në 10 vitet e fundit. Ju po ndërtoni një shtet nga zeroja, pa pasur shumë nevojë për ndihmë dhe është ende një rrugë e konsiderueshme që duhet bërë për të ecur përpara.
Por, Kosova ka probleme shumë serioze, duhet të ketë përparime thelbësore mbi sundimin e ligjit dhe këtu do të përmendja raportin e shkëlqyeshëm të Grupit Ndërkombëtar të Krizave mbi këtë çështje.
Mendoj se ka çështje fundamentale që duhet të zgjidhen dhe tani për tani nuk janë duke u zgjidhur. Gjithashtu mendoj, është pikëpamja ime personale, se duhet të ketë një kohë e kufizuar, për menaxhimin e Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar.
Kosova ka probleme serioze dhe duhet të gjejnë tranzicionin drejt një shteti të pavarur, plotësisht të pavarur dhe funksional. Kjo nënkupton se kosovarët duhet të punojnë shumë për të ndërtuar institucione adekuate, veçanërisht ato të gjyqësisë, policisë, etj. Kjo nuk duhet të jetë fare çështje e hapur, kanë kaluar 11 vjet tashmë dhe aq sa ka arritje, po aq edhe nuk ka.

_________________________________________________________________________



Faktet kallxojn syt shikojn gjerat ndodhin..

<marquee bgcolor=orange> Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz</marquee>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Abramowitz: Ndarja e Kosovës, shkatërrimtare për rajonin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum