www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nata e Videofestit Muzikor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
avatar

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

MesazhTitulli: Nata e Videofestit Muzikor   Tue Jun 01, 2010 7:13 pm



Videofesti Muzikor edhe këtë vit do të bëjë bashkë këngëtarët shqiptarë nga të gjitha trevat, të cilët përveç që janë fitues potencialë të çmimeve që ndan VFM-ja, do të jenë pjesë e performancave artistike që do të shpalosen në kuadër të programit.
Bëhet e ditur se këtë edicion mbrëmja e VFM-së do të frymojë në vitet e tetëdhjeta, që do të “rikthehen” përmes pikave artistike të realizuara enkas për VFM ’10. Nikoqire e mbrëmjes edhe këtë vit është përzgjedhur aktorja Gresa Pallaska.

Parakalimi i këngëtarëve nëpër tepihun e kuq do të fillojë nga ora 20:15, përderisa spektakli në sallë do të startojë në orën 21:00, ndërkohë që do të transmetohet drejtpërdrejtë nga KTV.

“Kemi premtuar se do të jetë edicioni më i mirë dhe besoj që do të jetë... Të ftuar ka shumë, por kapaciteti i Teatrit është i limituar, edhe pse janë vetëm 300 ulëse, jam i sigurt se do të jenë rreth 500 njerëz. Do të ketë shumë njerëz në këmbë”, ka thënë organizatori i VFM, Erolld Belegu, duke njoftuar se “përveç nominimeve që janë bërë nga juria, do të ndahen edhe dy çmime të tjera jashtë atyre tashmë të njohura. Është çmimi ‘Best Promo’ dhe ‘Çmimi i publikut’, i cili do të ndahet në bazë të videoklipeve që kanë qenë më të klikuara në ‘youtube’”.

Ndryshe, për çmimin kryesor të “Videofestit Muzikor”, këtë vit në garë janë videoklipet “Dy shokë” (Nora Istrefi), “S’të fal” (“Kthjellu” dhe Flori), “Amazing Girl” (Dafina Zeqiri) dhe “VIP” (“Skillz”). Ndërsa në listën e të nominuarve në gjashtëmbëdhjetë kategori, kryeson videoklipi “Amazing Girl” i këngëtares Dafina Zeqiri me tetë nominime. /Koha/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Nata e Videofestit Muzikor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum