www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete   Tue Jun 01, 2010 9:30 pm




Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete

Tre kryeqendrat shqiptare Tirana, Prishtina dhe Shkupi si për koincidencë kanë kriza politike në të njëjtën periudhë. Pas një serie suksesesh për shqiptarët, aktualisht në tre qendrat e shqiptarëve mbretëron një krizë e thellë. Cilat janë arsyet dhe a pritet ndonjë përmirësim në këtë aspekt, kanë sqaruar analistët e ndryshëm të cilët nuk e shohin si të rastësishme këtë dukuri.
“E gjithë kjo ka një prapavijë të caktuar politike nga qarqet e vendosjes, në njërën anë ta dobëson elementin shqiptarë duke u imponuar lloj-lloj gracke që të merret me vetveten, në periudhën kur po përmbyllen proceset në Ballkan dhe synimi kryesor është ngulfatja e idesë për bashkimin kombëtar”, thekson historiani Skender Asani.

Sipas tij, këto ngjarje kanë ndodhur edhe në periudhat e caktuara historike sikurse pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të Versajës. “Mund të konstatoj se ne shqiptarët edhe pse tash e kemi situatën më të favorshme diplomatike, përsëri deatomizimi i faktorit politik shqiptar e bënë që të bëhet përsëri gabim historik, për të cilat do të vajtojmë deri në një situatë tjetër të favorshme të konstalacioneve të fuqive të mëdha”, tha Asani, i cili pohon se ndryshimet botërore e historike ndodhin çdo 100 vjet.

Sipas Blerim Hysenit edhe pse këto kriza nuk janë të rastësishme, ekziston edhe një aspekt pozitiv nga kjo situatë. “Së paku kemi filluar krizat t’i kemi të përbashkëta, ndoshta do të vijë dita që edhe të mirat t’i ndajmë së bashku. Shqiptarët ndajnë probleme të njëjta, pasi kanë botëkuptime të njëjta”, tha Hyseni.

Ai sqaron se vetëdija te shqiptarët për dallim nga kohërat e mëhershme është ngritur. “Shqiptarët kanë filluar të zgjedhin problemet me forcat e tyre duke mos lejuar që problemet t’ua zgjedhin të tjerët. Ajo që ndodhë në Shqipëri është demode, pasi Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s, kurse Kosova ka një pavarësi të brishtë pasi nuk mund ta kontrollojë komplet veriun e saj. Në Maqedoni nga vitit 2006 është bërë akumulimi i problemeve dhe nuk ka asnjë ndryshim”, tha analisti Hyseni.

Për analistin Ismail Sinani, edhe pse tre qendrat gjeografikisht janë afër, problemet te secila qendër kanë specifikën e tyre. “Mendoj se opozita në Shqipëri më pak i kushton rëndësi dëmit që mund t’ia shkaktoj vendit për integrimit në BE. Në Kosovë, ajo që ka ndodhur të dielën ishte një moment që pritej, ndërsa në Maqedoni çdoherë ku ndodhin probleme, dobësohet faktori shqiptar. Faktori ndërkombëtar më së shumti ndihmon të zgjidhen problemet në Maqedoni”, tha Sinani.

Siç sqaron Ismail Sinani këto trazira zakonisht ndodhin nga dora e zgjatur e shërbimeve të ndryshme anti-shqiptare. Ai është optimist se shqiptarët gjithsesi se do të kenë “ditë të bardha” pasi synimi i tyre është BE-ja dhe NATO-ja.

Probleme në të njëjtën kohë shqiptarët kanë pasur edhe para dhjetë vitesh. Në vitin 1997 u krijuan trazirat e “skemave piramidale” në Shqipëri të cilat sollën deri në luftë qytetare, në po të njëjtat vite në Kosovë ishte gati shpërthimit të luftës për çlirim nga okupatori serb, ndërsa në Maqedoni kishte ardhur kulmi i diskriminimit që shpërtheu më vonë me konflikt të armatosur. Në të gjitha këto momente shqiptarët gjetën mençuri falë faktorit ndërkombëtar që t’i kalojnë këto probleme. Sa do të jenë të matur në këto momente shqiptarët dhe çka i pret në të ardhmen, pritet të shihet.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Kriza në qendrat shqiptare, skenar i shërbimeve sekrete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum