www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BE mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™


Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: BE mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor   Thu Jun 03, 2010 2:27 am



Sarajevë, 2 qershor - Ka përfunduar konferenca Bashkimi Evropian -Ballkani Perendimor, mbajtur në Sarajavë. Në deklaratën presidenciale të nxjerrë pas konferencës thuhet se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian. Në këtë deklaratë po ashtu u bëhet thirrje vendeve që të vazhdojnë reformat dhe përshëndet vendimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në deklaratë po ashtu thuhet se pjesëmarrësit janë shprehur se prioritet i tyre është kompletimi i procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor. BE-ja ka përsëritur edhe një herë nevojën për një strukturë rigoroze të kushteve të procesit të stabilizim – asocimit dhe kjo të bëhet në pajtim me konsensusin për zgjerim të aprovuar nga Këshilli i Evropës në dhjetor 2006. Aty thuhet se progres i rëndësishëm është bërë në reformat politike dhe ekonomike nga vendet e rajonit, duke vazhduar negociatat, përgatitjet e përgjigjeve për pyetësorin e BE-së dhe themelimin e një rrjeti për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Në veçanti në deklaratë thuhet se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë probleme të mëdha me sundimin e ligjit. Në këtë konferencë morën pjesë 48 delegacione, ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-së, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare. Të pranishëm ishin edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Kethrin Eshton, Shtefan Fyle dhe ministrat e jashtëm të Italisë, Franko Fratini, dhe i Spanjës, Miguel Angel Moratinos. Kosova në këtë konferencë u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni dhe ishte e para herë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që në një tryezë të përbashkët bisedimesh të ulen ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiq. Në tryezë ishte i ulur edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, mirëpo ai ka përfaqësuar vetëm UNMIK-un. Para takimit përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen e kombeve evropiane mbetet njëra prej sfidave të fundit për ndërtimin e një Evrope demokratike dhe të bashkuar. Ndërsa, Shtefan Fyle, komisar për zgjerim dhe politikë evropiane të fqinjësisë, me këtë rast ka thënë se konferenca ofroi një konfirmim në kohë të duhur për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

_________________________________________________________________________









Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz

Off/On


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

BE mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum