www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 10 zyrtarët më të paguar të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: 10 zyrtarët më të paguar të Kosovës   Fri Jun 04, 2010 2:14 am

Shteti më i ri në botë nuk mund të cilësohet si një shtet ku të ardhurat mujore nuk janë edhe të majme. Disa prej pagave që marrin zyrtarët e lartë të institucioneve kosovare, siç raporton e përditshmja Koha Ditore, vetëm në ëndërr mund t’i shohin zyrtarët e disa vendeve të tjera.
Përderisa rroga mesatare në Kosovë thuhet të jetë në mes 200-300 euro, këtë shumë parash disa zyrtarë të lartë të institucioneve kosovare e konsiderojnë si taksë të pagës së tyre.

Listës së top-pagave më të larta në Kosovë i prin kreu i Trustit Pensional të Kosovës. Hiq më pak se 5.500 euro në muaj i merr Ardian Zalli për punën e tij. Kështu ka deklaruar vetë Zalli për Agjencinë kundër Korrupsionit.

Duke marr për bazë deklarimet e pasurisë dhe të ardhurave të tyre për AKK-në, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, renditet i dyti për nga paga e majme që merr. Ai ka deklaruar se merr 4.300 euro në muaj nga BQK-ja.

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës KOSTT, Fadil Ismajli, rangohet i treti. Ai ka deklaruar se merr pagë nga ky institucion në vlerë prej 3.500 eurosh.

Pas tij janë dy zëvendësguvernatorët e BQK-së që marrin paga mbi tre mijë euro. Është Nexhat Kryeziu dhe Gani Gërguri që kanë paga rreth 3.300 euro. Paga të ngjashme kanë edhe dy zëvendësdrejtorët e Trustit Pensional të Kosovës, Agron Krasniqi dhe Vërshim Hatipi. Paga e tyre kap vlerën prej 3.100 euro.

I teti në listën e top-zyrtarëve me rroga më të larta është drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Agron Mustafa merr 3.014 euro pagë mujore.

Pas tij renditet drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka, i cili shpesh edhe mund ta tejkaloj atë dhe shumë të tjerë. Ai ka deklaruar se merr pagë mujore prej 2.800 eurosh, por që ajo mund të rritet për 25 për qind brenda muajit.

Në top- dhjetëshen e pagave më të larta që kanë deklaruar zyrtarët e lartë kosovarë hyn edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai ka deklaruar se merr 2.700 euro për punën e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Dhjetëshja e parë do të ndryshohej sikur presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, të deklaronte vlerën e pagës së tij. As kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, nuk e ka deklaruar pagën e tij të majme.

Top-dhjetë pagat mujore të deklaruara:

1. Ardian Zalli - Trusti - 5.500 euro
2. Hashim Rexhepi - BQK - 4.300 euro
3. Fadil Ismajli - KOSTT - 3.500 euro
4. Nexhat Kryeziu - BQK - 3.300 euro
5. Gani Gërguri - BQK - 3.300 euro
6. Agron Krasniqi - Trusti - 3.100 euro
7. Vërshim Hatipi - Trusti - 3.100 euro
8. Agron Mustafa - Aeroport - 3.014 euro
9. Arben Gjuka - KEK - 2.800 euro +/- 25 %
10. Jakup Krasniqi - Kuvendi i Kosovës – 2.700 euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

10 zyrtarët më të paguar të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum