www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LDK shpall zgjedhjet partiake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: LDK shpall zgjedhjet partiake   Mon Jun 07, 2010 12:34 am

Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar për vazhdimin e reformave dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, duke shtyrë sërish shqyrtimin e pozicionit të saj në Qeverinë aktuale. Vendimet janë marrë, të shtunën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Nënkryetari i parë i saj, Eqrem Kryeziu, ka thënë se partia ka vendosur që zgjedhjet në LDK, të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti. Ndërkaq lidhur me kërkesat e disa zyrtarëve të saj, si Isa Mustafa dhe Fatmir Rexhepi, për rishqyrtimin e pozicionit të LDK-së në Qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës, Kryeziu tha se kjo çështje është më shumë individuale sesa qëndrim i partisë.

Në vend të rishqyrtimit të qëndrimit të LDK-së në Qeveri, Kryeziu tha se në Këshillin e Përgjithshëm është diskutuar për procesin zgjedhor të partisë.

Ndërkohë, anëtari tjetër i Këshillit të Përgjithshëm, Fatmir Rexhepi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po i afrohet vijës së kuqe, e cila, sipas tij, nënkupton që LDK-ja gjatë qershorit duhet të thërrasë sërish Këshillin e Përgjithshëm për të marrë vendim për të dalë nga Qeveria aktuale.

“Kosova ka nevojë për LDK-në, Kosova ka nevojë për një qeverisje shumë më të mirë, por unë mendoj që duhet të kemi një strategji dhe t’i shohim arsyet përse i duhet shtetit të Kosovës të jetë LDK-ja. Dhe, kur duhet të ndodhë ky moment, kur është ajo zona e kuqe kur LDK-ja dhe as vendi ndoshta s’kanë më interes të jenë pjesë e kësaj qeverisjeje”, është shprehur Rexhepi.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë mbledhjes të së dielës ka shqyrtuar edhe rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale. Pikërisht këto rezultate dhe qeverisja aktuale me PDK-në, ishin marrë si shembull nga mbështetësit e prishjes së koalicionit, se kjo parti duhet të rishqyrtojë pozicionin dhe të marrë vendim që ta kthejë forcën dhe ndikimin që mendohet se mund ta ketë në politikën kosovare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

LDK shpall zgjedhjet partiake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum